14.5 C
Tiranë
E shtunë, 26 Prill 2025

Albana Methoxha

Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona, njerëz në këmbë, këpucë dhe ambiente të jashtme

BUZËQESHJE PAFAJËSIE

Pres,
por ti harrohesh udhëve,
parqeve,
lulishteve,
pyjeve,
të rrëmben një lule,
një gjethe,
një flutur,
humbet qiellin tek vështron,
në ditë me diell, me re,
në netë me hënë e yje,
humbet në këngën e zogjve,
shtegtimin e patave në vjeshtë.
Ah, fluturzat e borës të magjesin,
kur kthehesh në vendin e faljes,
më thua:
-vallëzova me ty, bukuri.

Unë, nuk mund të zemërohem,

buzëqesh me pafajësinë.

“””””””””””””””””””””””

QAJ E QESH….

Sipër pyllit…,

mbi kodrinë,

rri i heshtur për çdo ditë,

mbaj vesh heshtjen në çdo stinë,

oshëtin e oshëtin,

rri mbledh mallet rrotull vijnë,

buzës tënde psherëtimë,

qaj e qesh,

qesh e qaj,

mbledh buzëqeshjen e asaj…

“””””””””””””””””””””””

Mos e vri … mos e gjakos dashurinë
Mos e përdhos , nëse nuk beson në të
Ajo, çel si gonxhe, në zemrat e dlira…
Pëshpërit si era me të ëmblin zë .

Mos e vrit ! Mos e shter dashurinë !

Lulet në lëndina mos i thaj…

Petalet ende të paçelura mos këput !

Mos shkakto lot në syrin e pafaj !

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.