15.5 C
Tiranë
E shtunë, 16 Maj 2026

Albana Vokrri Kola

Duke ecur…

Duke ecur ne rrugën e jetës
takoj dhimbjen që më buzqeshte
u mundova ta largoj larg vetes
por ajo si magnet rrinte ngjitëse
e vazhdova rrugën dhe mendoja
me helm dhimbjen do ta ushqej
ashtu në heshjte rrugën vazhdoja
besimi në zemër ngriti folenë
kilometrat e jetës pa mbarim
një fjalë të ëmbël mua më thonë
me vete kemi dhe lumturinë
që gjatë rrugës na shoqëronë
e hutuar nga fjalët rri në heshtje
kokën mendimet kishin trazuar
lumturinë ta mbaja pranë vetes
por ajo shpejt sec mu largua
forcën e mora në shoqërim me mua
përsëri vazhdova rrugën nëpër jetë
ashtu sic zoti jetën ka shkruar

shpresa është dritë e vërtetë

“”””””””””””””””””””””””May be an image of 1 person

E në mundësh të thërrasësh
Me zërin e tokës së etur
E në mundësh të bërtasësh
Shkretëtirës ti dhurosh veten
E ti rrëmbesh ti oqeanit
Tokës ti tresësh sado pak etjen
Me rrezet e arta të diellit
Ngrohtësi rruzullit ti sjellësh
E në mundesh tokës se etur
Butësinë nga rëra ti rrëmbe
E në mundesh na dëbora
Bardhësinë e saj kudo mbjellë
E në mundësh të mbjellësh fara
Zemrën tënde lundro në çdo skaj
E kur te rriten të bëhen fidana
Dashurinë tokës ti shpërndaj.

Albana Vokrri Kola

Albania

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.