17.5 C
Tiranë
E mërkurë, 1 Prill 2026

Albert Gojani

NËNA E KËSHILLIT TË MIRË

Eni o bijtë e mi
Zemrat ti bashkojmë
Birin tim ta dashur
Së bashku ta lavdërojmë.
Ju kujtohet si më dëgjoj
Në Kanë të Galilesë,
Kur ujin e shënderroj ne verë
I nisi themelet e fesë.
Unë nuk bëra asgjë
Asgjë nuk mrekullova,
Por ta dëgjojnë Jezuesin
Shërbëtorët i këshillova.
E lutjen time
Jezuesi e dëgjoj,
Ujin e bëri verë
Dhe keshtu mrekulloj.
Edhe sot Biri im
Mua gjithmonë më vështron,
Lutjet dhe dëshirat
Gjithmonë mi plotsëson.
Prandaj ejani pranë meje
Dua të iu bëj të lirë,
Se une jam Zoja e juaj
Nëna e Këshillit të Mirë.
Kam ikur nje herë
Nga e keqja stuhi,
Por shpirti dhe qenja më mbeten
Gjithmone tek shqiptaret e mi.
Unë ju dola ne mbrojtje
Kur ju shkeli historia,
Krishti ju ruajti nga zhdukja
Se i degjoj lutjet e mija.
Nga zemra që për ju digjet
Ju lutem që pa ngurrim,
Ti leni rrugët e këqija
Kthehuni tek Biri im.
Prandaj bijtë e mi të dashur
Rrugë të pa ruugë mos shkoni,
Kthehuni në Rrugën e Krishtit
Mëshirën e Tij ta kërkoni.
E Ai do te ju ndihmojë
Se është vet Perëndija,
Ai do të iu ngushllojë
Se është vet Dashurija.
Eni pra o bij të dashur
Zërat ti bashkojme,
Lutjet tona Krishtit
Së bashku t’ ia drejtojmë.
Jezues,na e dhuro paqen,
Na e shto Dashurinë,
Mbroje popullin tonë të vuajtur,
Kujdesu pë Shqipërinë.
Të faleminderit oj Zoja e jonë
Që kurrë nuk na harrove,
Ne castet e trishtimit
Ti me ne qëndrove.
Me gjithë shpirt oj Zojë te lutemi
Kurrë prej nesh mos u largo,
Kthehu prape tek femijet e tu
E gjithmone me ne qëndro.
Me butësi ti na beko
Oj Virgjera e jonë e dlirë,
Lute Krishtin gjithmonë për ne
Oj Nëna e ëmbël e Keshillit te Mirë.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.