7.5 C
Tiranë
E premte, 7 Shkurt 2025

Albert Hitollari

 

” ZAMBAKU “
——————————-
*
Per ditelindjen nje te Shtune
E zgjodha te bej dhurat ,
Ate qe pelqeje shume
E te solla nje Zambak !
*
Heret shkova ne nje Park
Ne fillim kopshtari s’deshi,
Pasi u fjalosem pak
Tundi koken dhe buzeqeshi !
*
Te dy bashke ne ate
Tok e mbollem ne Saksi ,
Me pas thash se do ti ve
Kete emer qe ke ti !
*
Ç’do mbremje prane tij qendroja
E shija me dashuri ,
Ah , sa shume qe e doja
Se Zambaku ishe ti !
*
Nje mengjes fare pa pritur
Nje dite pasi ike ti ,
Shkoj atje per ta vaditur
Por ish vyshkur dhe ai !
*
Diçka mu duk se me foli
Ne ate heshtje pa bere ze ,
E ne ç’ast nga syte me rrodhi
Nje pikez e ra mbi te !
*
Ai Lot malli qe shkau
U shkeput e ra mbi flete ,
Per ç’udi ate e thau
Si ti shpirtin , tim te shkrete !
“””””””””””””””””””””””””””
” NESE NUK DO KTHEHEM “
————————————————————–
*
Nuk ka si takimet
Kur i pret me padurim ,
Ato mbajne pa shprehur
Shume fjale te pa degjuar !
Nese disa gjera
S’jane thene qe ne fillim ,
Perjetesisht do mbeten
Ende pa zbuluar !
*
Dikush mund te thote
E dhimbeshme , eshte te heshtesh ,
Ndersa ca te tjere
E dhimbeshme te durosh !
Por dhimbje mbi dhimbje
Eshte diçka te presesh ,
Ne endje se do kthehet
Ende te shpresosh !
*
E di qe po vuan
Me ankthin ne shpirte ,
Se ndoshta je lodhur
Me vitet , duke pritur !
Se di , nese do t’vije
Dhe njehere ajo dite ,
Te shoh , e ti puth
Dy syte e venitur !
*
Por , nese gjalle s’do kthehem
Do vije ti puth malli ,
Nga larg , une do te shoh
Tek pret , si dikur !
Dhembja do m’perpije
Do me tresi per se gjalli ,
Ne kllapi do prehem
Qe s’do te shoh me kurre !
*
Prane varrit kur t’me vish
Te lutem mos nxirr lot ,
As vaj , as lengate
Se m’eshte shkretuar zemra !
Degjoje ç’thot ky shpirt
Se s’mundet ti mbaj dot ,
Atje ku do te prehet
K’to dhimbje aty brenda !
“””””””””””””””””””””””””
” NGA POEMA TOKE E BEKUAR “
( VAZHDIM )Imazhi mund të përmbajë: Albert Hitollari, duke qëndruar, oqean, qiell, jashtë dhe ujë
*
Pranvera ne Memedhe, vjen si flladi plot gjallim
Sythet, bisqet neper peme , zene shperthejne pa mbarim ,
Dallandyshet vijne e shkojne , kthehen rishtas tere nxitim
Folete nisin te ndertojne, e punojne pa pertim !
*
Veç atje mengjeset qeshin , ne agim siç e ka enda
Natyres i thurin vargje, jetes i kendohet kenga ,
Rreze e Diellit driteron, maje Kreshtes tek zbret tinez
E gjithe vendi parfumon , prej Xanave , prej Trendelines !
*
Me Veren vjen dhe i nxehti, e fillon shtrengon nje vape
Kolopuçet heqin rrobat, drejt Lumit sulen me vrape,
Bashke me ta shkon dhe graria, ngarkuar boçe me nderresa
Ndezin zjarre , i sapunisin, i nderin ne shkurre e bezga !
*
Uji i tij nga rrekete , ze shteron ç’do Behare
Ato zbresin ne Perrua , marrin Lumin zall me zall,
Luginen pershkon ne mes , formon Ledhet nga dy ane
Nga aty Çamarroket , me radhe hidhen ku s’ka gjane!
*
Po ashtu si njerezia , gje e gjalle neper korie
Zbresin tatepjet Perroit, pine uje , pushojne nen hije ,
Shullehen duke dremitur, nen Gemushe , ca nen Dellinja
Rreth e qark shtrire prane tyre, Qente qe veshtrojne nga Brinja !
*
Me tutje fjalosen burrat, te mbledhur aty nen Lis
Pastaj njeri ja pret kengen , dollibashit qe ja nis,
Sa mbaron fillon tjetri, e i thote shokut t’ja mbaj
E me pas gjemon Lugina, zien isua pasandaj !
*
Plas dollia dhe urimi, per te mira , e per gaz
Rroken e kercasin gotat , e me fund i kthejne me pas ,
Raki rrushi ball kazani , zier dy here siç e do zemra
Kush e kush per qejf te tij , ngrene shendet e fillon kenga !
*
E te gjithe deshir ndezur, mbushin gotat pa nderprere
Dikush don te marri fjalen , kerkon lejen nga te tjere ,
Me tutje dhe ca te dehur, fillojne qe te bejne potere
Bejne te ngrihen te bere xurxull , kembet u shkojne lylyver !
*
Aty mbledhur perreth pemes , kuvendojne deri vone
Me pas ngrihen hedhin valle , valles me kenge ja thone ,
Sa ze hedh hapin i pari , pas tij shkojne dy a tri vete
Me nje çap pas shoqi – shoqit , ashtu siç e ka lezet !
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.