30.5 C
Tiranë
E shtunë, 19 Korrik 2025

Albert Hitollari

” International Poetry Marathon “
( Peet Me Not Leave )
Maratona poetike , ku poezite ne kete pjesmarrje , do te perkthehen ne Anglisht dhe me pas do botohen ne nje Almak ne gjuhen Ruse .
Ne diten e – 8 – te paraqitjes time , kam zgjedhur per te vazhduar garen nje nga mjeshtret e vargut te bukur , poeten Evisa Haderi Mele , nje pene brilante dhe teper te spikatur .
( Kjo eshte poezia e mbylljes se gares )
” KTHIM NE VENDLINDJE “
————————————–
*
Udhen pas shume vitesh e mora perseri
Te shihja shtepine , aty ku kisha lindur ,
Eh , ateher kur ika , isha fare i ri
Ndersa sot po kthehesha, nje tjeter , i thinjur!
*
Ah , sa me kish pritur , si une me padurim
Mu duk se diçka folen , muret e saj te vjetra ,
Me mallengjim psheretiu : – U ktheve biri im ?
Ne heshtje per minuta, une i perlotur mbeta !
*
Aty fare pran pragut, u ula po ne ate gur
Vendi ku shpesh rrija , kur qesh femije ateher ,
Me dore e preka lehte, siç beja shpesh dikur
Ne ç’ast ne perjetime, humba menjehere !
*
Hodha syte nga Pusi , ne Myshk ishte mbuluar
Aty ish dhe Muslluku, nje Kove e nje Sapllak ,
Rreth e qark tij , gjith enet grumbulluar
Nje Gjym, nje Kusi, Kazan dhe Govate!
*
Me pas hyra ne Ode , qe shtrohej me Rrogoz
Ne qoshet e Oxhakut, me Postiqe dhe Shilte,
Veshtrova nga Traret , nga tymi nxire gjith bloz
Tere rrjeta Merimangash, insekte te rene pre!
*
Me tutje ish Qilari, ku mbanim bereqet
Aty vinim tere drithin dhe mishin Pasterma,
Hudhrat dhe Fasulet, Patate , Ullinj e Qepe
Te gjitha zairete , qe ç’do stine i ka !
*
Aty ku hyja fshehur, e kerkoja ngahere
Sepeten kontrolloja, Musender, e Kamar,
Per Arra e Lajthi , Komposto a Reçel
E i provoja vazot, te gjitha me radhe!
*
Sodita dhe oborrin, e tokat rreth e qarke
Trungjet kishin mbetur, gjith pemet ishin thare,
Por dhe ajo Arre gunge, qe ulesha ç’do vape
Ku shpesh me Sajak , mundohesha per ti çare!
*
Gjithçka ishte mbuluar, me shkurre e me bare
Siper mbi hardhite, kishin kercyer Ferra ,
Lastaret te rene ne toke shkrumbuar, te thare
Bandjeret dhe gardhet, rrezuar nga Era !
*
Tek shihja rreth e rrotull, rrenuar, te shkrete
Fjalet e nje plaku, kujtova ç’me kish thene,
Gjith Boten te gjezdisesh, dhimbja do te ndjek Malli per vendlindjen , per truallin qe ke lene!
“””””””””””””””
” Ne diten e – 7 – te Marotones Poetike , e zgjodha nje poete teper te spikatur Donike Rrethej , per te vazhduar , nje pene unike , qe i duhet ketij konkurimi .
( Prezantohem me kete poezi )
” BOZAXHIU “
——————————-L'immagine può contenere: il seguente testo "Albert Hitallari- poet! Beaitiful Autumn Art,R, R, Smajlaj"
Dikur shpesh me zgjonte
Nje burre me karroce ,
Me nje ze te ngjirur
Pa lindur ende Dielli !
Kembet hiqte zvarre
I vjeter ish ne moshe ,
Ne ç’do rrugice therriste :
Boze e fresket Meli !
*
Me pas e merrte udhen
Nga pazari i vjeter ,
Ku bujq e fermere
Shisnin gjen e gjalle !
Dikush , Grure e Miser
Elb , Tershere e Theker ,
Nje tjeter ca Qepujka
Terfil e Jonxh per fare !
*
Nga fundi neper tezga
Bertisnin Arixhinjte :
Mall me ç’mim te ulet
Te lire dhe te mire !
Ne hijen e nje peme
Bashke me qoftexhinjte ,
Hamej dhe pijanece
Ja shtronin duke pire !
*
Xhambaze e matrapaze
Shikonin nga dhembet ,
Ç’moshe kishte nje Viç
Nje Dash , nje Lope , nje Dhi ,
Nallbane qe i mbathnin
Patkonje ,Kuajve te kembet,
Tellalle qe kerkonin
Pune me angari !
*
Tek tuk , ndonje fallxhore
Te zinte prite ne rruge ,
S’te ndahej , nuk te shqitej
Nje falle per te hedhur !
Me tej ca sehirxhinje
Xhepiste dhe hajdute ,
Shikonin rreth e rrotull
Ç’te gjenin per te vjedhur !
*
Te shfaqej tablo tjeter
Ne krahun matane ,
Ca Qen , duke i shqyer
Qeset mbushur me plehra !
Diku nje Mace hidhej
Kercente mbi kazane ,
Me pas ne gjith pazarin
Te kundermonte era !
*
Por kurre nuk mungonin
Dhe disa djelmoshe ,
Koke e kembe perlyer
Mbuluar gjithe djerse !
Mblidhnin e kerkonin
Kanaçe larte e poshte ,
Te lodhur , rraskapitur
Mbi shpine hedhur nje thes !
*
Dhe pse jam i larguar
Diku ne nje vend tjeter ,
Shume large atij qyteti
Shpesh mbushem me ndjesi !
Sa here qe me kujtohet
Ai pazar i vjeter ,
Me k’thehet nostalgjia
Dhe prape ai Bozaxhi !
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.