” ATE SHUME E DESHA “
——————————————
*

Ata Sy jeshil , qe i ngjanin Natyres
Ajo buzeqeshje e embel , si gjelberimi i saj ,
Ngjyra e zeshket , e lemuar e fytyres
Me treten veshtrimin , eh , pasandaj !
*
Vinte e hijeshme , ish teper misterioze
Shpesh ritmin nervoz , nuk e fshihte dot ,
Por e vetedijeshme , e kendeshme ,joshese
Kishte nje frymarrje , te thelle , e te plot !
*
Eh, nje puthje e saj , ish kripa e dashurise
Me ate veshtrim , enigmatik , te studjuar ,
Dhe heshtja i kendonte , kengen e qetesise
Mendimet i vinin , si Fllad i valezuar !
*
Ah , sa e kam dashur , e doja ç’mendurisht
Vete shpirti marrosej , te them te verteten ,
Per te dhe trishtimi , buzeqeshte embelsisht
E desha ,shume e desha, per te harroja veten!
“”””””””””””””””””””””””””
” GOJET E MILETIT “
—————————————————–
*

Me grat per dreq , si kish ecur te shkretit
Muajin se mbushnin, iknin dhe e linin,
Ndaj s’i mbyllej goja, asnjehere miletit
Eh , ç’nuk degjonim, me qafe t’gjorit i binin !
*
Per te paren thoshin , e mori me lajmesi
Por as nje nate me te , nuk fjeti ajo grua ,
Ne fund te asaj jave , kish ikur nga ai
Dhe fjale perhapi, s’ish mashkull per mua !
*
Kaq deshen dynjaja, n’magji than e kan lidhur
S’behet per t’martuar, do yshtur ai ,
Shkuan tek e ema , plakat per ta bindur
Ta çonte ne Hoxhe, djalin ne Xhami!
*
Te dyten ja beri , nje kusherir i vet
Sy e vetull ish , si Zanat e perralles,
Por qelloi xanxare, si ajo Pela e serte
Mbeti duke u zene , me gjysmen e mehalles!
*
Kur iku dhe ajo , thane qe e kish lene
Me zor e perzuri, me sherr e shamate,
Por halli me i madh , fatziun e kish zene
Me vajzat e fshatit, qe shfrynin gjith inat !
*
Ne fund s’di si e gjeti, se si u puqen toke
Me nje grua tjeter , te urte qe s’fjaloste,
Vinte pak e leshte, i mori dhe nje Lope
Me te e shtynte diten , e nxirrte e kulloste!
*
Por dhe Lopa e pare , per ters i qelloi
Nje te Diele pazari, na mori nje te dyte ,
Seç beri e shiti, ate a e nderroi
Me nje kuqaloshe, pa brire, nje shyte!
*
Dhe kjo shterp i doli , e shiti dhe njehere
Po hajt t’i mbyllje gojen, perseri miletit ,
Kur mori nje viçoke ,te mbarsur meshqerre
As me lopet thane , si ecka te shkretit !