20.4 C
Tiranë
E martë, 16 Qershor 2026

Albert Hitollari

” E DASHUR NENE “
—————————————————-
*
Malli shpesh me ule , ne k’te breg ketu
Dhimbja ze vershon , nder vena, e deje ,
Vesa mengjesore , sjell lotet e t’u
Dielli buzeqeshjen, e dashur nene prej teje !
*
Por e di e shtrenjta ime, nga larg po me sheh
Diku atje tek bregu, si une nga kjo ane ,
Me Flladin shpesh me pyet : – Biri im si je ?! Zemra jote e lodhur , qe andej matane !
*
Sa here qe psheretij, nen ze kur te therres
Syte e ketij shpirti, ku i mbajne k’ta Lot ?!
Ndoshta s’me degjon ,por me veshtron e hesht
Ndaj nuk me pergjigjesh, e as nuk me flet dot !
*
Ah , e mira ime , me hallet sa mu lodhe
U thinje per ç’do dite ,me kohen duke pritur ,
S’filitur mundimshem, njehere nuk u ankove
Dhe pse te dy e dime , se sa te kam merzitur !
*
Eh , sa shume prej meje , Nene akumulove
Sa net pagjumesie, ankthe, pritje e qarje !
Si shperblim per mundin, si nuk me qortove
S’kerkoje pendim, as meshirim , me falje!
*
Gjithçka kam perjetuar , viteve ne Mergim
Ç’do ore te diteve te mija,ke qene ngushellimi,
Uratat me ke dhene, Besimin dhe Bekim
Durimin edhe Shpresen, veç ç’aste lehtesimi!
*
Vetem Zemra jote , o Nene te mban ne duar
Si dikur femije , e s’te braktis kur rritesh,
Nuk ka tjeter si ti , qe te ndjek e permalluar
Bashk me Syte e Zotit, ne udhe te gjata vitesh!
*
Nje Shekull s’me mjafton, te shkarkoj k’te mall
Ne fraza apo vargje, as ti radhis ne Leter ,
Se nese do te doja , ta shkruaj fjale per fjale
S’me mjafton kjo jete,me duhet dhe nje tjeter!
*
Dora jote Nene , eshte vete ngrohtesia e Zotit
Sa here te perkedhel, te ledhaton, te puthe,
Emri yt fuqia, magjia e mbare Globit
I vetmi qe vallezon , tek ç’do krijes , ne buze !
*
Ti je e Shenjteruar , ne gjith gjuhet e Botes
Je fryma , Ekzistenca, e vetmja Mrekulli ,
Se veç me ty o nene , ne ç’do cep te Tokes
Lind ç’do dite nje jete , fillon nje Dashuri !
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.