9.5 C
Tiranë
E premte, 3 Prill 2026

Albert Prenkaj

Me rastin e Ditës së

Mësuesit

SHKOLLA E PARE SHQIPE NE PEJE – 1872

Sipas prof. Rexhepagiqi në vitin 1872 nën pullazin e kishës në Pejë gjindet shkolla shqipe, ku mësonin vajzat dhe djem. Mësues ishin: Dom Ndue Bytyqi dhe Dom Mark Sopi-Maior.
Këta mësues i trashëgoj një pishtar tjetër i arsimit shqip, Dom Mikel Tarabulluzi, mësues i shkollës së parë shqipe në Stubëll (1896). Pra na del se shkolla në Stubëll dhe mësonjëtorja e Korçës janë më të vonshme se ajo në Pejë.
Shkolla vazhdoi jetën deri pas Luftës së Parë Botërore. Mungesa e priftërinjëve dioqezanë e shtyri Kryeipeshkvin Pashk Trokshin që në vitin 1885 të iu dorëzoi rishtas etërve Françeskan famullin e Pejës. Kështu Koncili i III-të i Arbërit i mbajturë në Shkodër në muajin qershor te vitit 1895 e miartoi vendimin e Arkipeshkvit të Shkupit i cili famullinë e Pejës së bashku me fshtarat Zllakuqan dhe Gllogjan të futen nën kujdestarinë e rendit Françeskan të Shkodrës ( Cfr. Con . Alb. III, pag. 54, cap. III, De Pat. Missionaribus).
Gajtë viteve 1911-1913, mësues në shkollën shqipe në Pejë ishte Zef Mark Harapi, derirsa e mbyllën autoritetet okupatore ushtarake të Malit të Zi. Me Urdher te Serdar Janko Vukotiq, “upravitelit” (Kolonel) Jovan Plamenac, kishte urdhëruar me perbuzje “gospodin Savë batarja” për të mbyllur shkollën shqipe (1913) pranë ndërtesës së ndërtuar më 1902, që sot është konaku i Motrave të Dashurisë së Nanës Tereze.
Dëshmi nga libri: Ditt e Trishtimit n’Pejë, e nder rrethe (1912-1913), dëshmuar nga Zef Mark Harapi, mësues në Pejë (1911-1913).

1 Dëshmi gojore e Frrok Nulleshit (këpucëtar në Qarshi t’Gate) i cili ishte nxënës i kësaj shkolle. Ai dëshmon se në fillim ishte një alfabet tjetër, e kur erdhi mësuesi Zef Harapi, (të cilin më vonë thot se e ka takuar në një bankë në Tiranë) e ka sjellë këtë alfabetin e sotëm.

“”””””””””””””””””””””””””””””

Skicë

Romë, 22.02. 2022

Autobusi 792 posa kaloi Termet e Karalallës. Ndaloi në semafor të kuq. Një qytetar me flokë
gri dhe mjekërr mirë të rregulluar po shiqonte me intersim një dollap metalik në një mur të gjatë karakteristik për metropolen.
E inspektoj mirë e mirë dhe u sigurua ta mbyllë me kujdes. Lëshoj një shiqim tek gjelbërimi përreth
dhe vazhdoj ecejakjen e mëngjezit.
Autobusi 792 vazhdoi rrugëtimin rutienor deri në stacionin e fundit në San Gjovani Laterano.
Ishte kjo vetëdije qytetare, përgjegjësi qytetare apo kërshëri e inxhinierit të pensionuar.
Duke ecur rrugës Prenestina hasi në fytyra të lodhura e të mplakura nga jeta e vështirë.Shumë gjuhë jo-indoevropiane të lënë përshtypjen e ndrrimit jo vetëm të gjeneratave, por edhe ndryshimit racorë të kësaj lagjeje. Në këtë ecejakje njeriu vëren jo pak persona me aftësi të sfiduara.
Evropa e vjetër tashmë është mplakur. Kam përshtypjen se për 10 vitet e paradigmat do të jenë të ndryshuara tashmë.
Bastionet e Evropës së vjetër tashmë janë shembur.

Mbamendja e Evropës do të mbetet në arkive dhe në periferi e provinca.

Lavdisë së Evropës dhe kulturës së saj të vjetër do ti këndojnë lahutat e malësivit Dinarik matanë Adriatikut.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.