8.5 C
Tiranë
E martë, 18 Mars 2025

Albert Prenkaj

Disa observime për kullat

Fortesar janë ndërtuar nga njerëzimi që nga parahistoria. Fortesa më e vjetër e njohur mund të jetë kulla rrethore prej guri në muret e Jerikos neolitike (që daton 8000 p.e.s). Disa nga kullat më të hershme ishin të quajtura zigurat, të cilat ekzistonin në arkitekturën e Sumerit që nga mijëvjeçari i IV para Krishtit. Historikisht, kishte prireje që kullat të përdoreshin për qëllime mbrojtjeje ose ushtarake, dhe termi mund të përdoret për t’iu referuar një fortese të tërë. Stilet romanike dhe gotike të ndërtimit përfshinin kulla në kuadër të dizajnit të kishave dhe katedraleve të kohës, ndonjëherë me një majë ose një çati të sheshtë.

Kështjellat apo kalatë, kastrumet kanë shërbyer si qendra të qeverisjes dhe adninistrimit dhe të gjykimit. Ato u shfrytëzuan nga shtresa e fisnikërisë, apo bujarisë së fuqishme për të shfaqur pasurinë dhe fuqinë e tyre përmes stileve dhe dekorimeve luksoze arkitektonike. Kështjellat nuk ndërtoheshin dhe përdoreshin vetëm nga bartës të titullit fisnik apo nga kurora mbretërore. Qëllimi kryesor i një kështjelle ishte të mbronte popullatën që jetonin brenda nga ushtritë sulmuese. Si të tilla, kështjellat u projektuan duke pasur parasysh mbrojtjen. Shumë kështjella kishin shtresa të shumta muresh, portash dhe kanalesh, të gjitha në një përpjekje për të penguar sulmuesit.
Pas pushtimit Otoman u shuan mbretëritë dhe principatat arbërore/shqipatre, serbe, bullgare, boshnjake, të cilat kryesisht ishin përqëndruar në disa qendra ekonomike e politike të mbrojtura me rrjet kështjellash me rëndësi strategjike. Rënja e rëndësisë së këtyre kështjellave e kastrumeve që ishin në duar të bujarisë shqiptare dhe kaluan në duar të pushtuesit, si dhe mungesa e familjeve fisnike që kundërshtuan perandorinë deri në këtë periudhë (shek. XIV-XVII) e që sipas burimeve të shkruara janë larguar nga vendi, apo janë konvertuar duke hyrë në shërbim të Perandorisë Osmane, bëri që të lind një fisnikëri e imtë perandorake (spahi, bimbash, bylykbash, defterdar, qaush, myftar, agë, beg e pasha), por edhe ato endemike (pleqnar, mjeshtër, zhupan, vojvodë, protë, bajraktar, kefali, qelnik, tepqi, gospodar, etj) e cila iu përshtat stili të ri të jetës perandorake. Si rezultat edhe sistemi kastelan (brenda kështjellës) i jetesës u reduktua në përmasa më të ngushta socio-arkitektonike, por me destinim të njëjtë ekonomik, të sigurisë dhe atë politik.
Për t’a kuptuar kullën si ngrehinë historike socio-kulturore, e sigurisë dhe e karakterit politike, duhet përpiqemi të kuptojmë aspektin historik të një shtrirje më të gjërë gjeografike dhe historike. Tipet e ndryshme të kullave janë përdorur në kultura dhe organizime shtetërore ndër shekuj.
Aspekti etimologjik (rrënjët e fjalëve në gjuhë të ndryshme) na ofron argumente për të pasur një pasqyrë më të qartë:
Verisoni anglo-sakson, tower, ai germanik, turm; ai i gjuhëve latine, italiane, franceze e spanjolle: atorr, la tour, torre; versioni bask, dorrea; në gjuhën galike, tùr; në vesionin sllav, toranj etj, na shpie tek rrënja e fjalës τύρρις (túrrhis) apo τύρσις (túrsis) që është formë e vjetër para Indo-Evropiane e përhapur në Mesdhe. Meqë shprehjet që kanë të bëjnë me aspektin e sigurisë/ushtarak, urbanistik, e socio-politik të mesjetës dhe të renesansës janë zëvendësuar me ato të reja (otomane), shprehjet e vjetra janë ruajtur apo spostuar në oikonominë vendore, apo janë strukur në organizime më periferike shoqërore, në blegtori apo bujqësi, etj. Fjala torrishtë është sprehje krahinore e veriut, e që është vathë dhensh, apo kafshësh e rrethuar me gardh. Torishta e dhenve (e dhive, e lopëve). Poashtu fjala turrë që përshkruan grumbull drunjësh të vëna me rregull njëra mbi tjetrën, stivë, apo grumbull sendesh të një lloji, është version shqip që derivon nga forma e vjetër para Indo-Evropiane, Mesdhetare, túrrhis.
Versioni tjetër i besueshëm për ti
dhënë kuptim ngrehinës së kullës është ai që vie nga fjala latine burg, burgh, burh , që është përdorur në fund të shekullit të dytë të erës sonë dhe në antikitetin e vonshëm apo mesjetën e hershme, e që derivon nga gjuhët germanike. Kjo fjalë njihet apo lidhet me fjalën greke pyrgos, pra pirgu në gjuhën shqipe, që i referohet kullës së fortifikuar, nganjëherë e shfrytëzuar për vrojtim. Në gjuhën shqipe fjala burg është përdorur dhe përdorer edhe sot, e që ka mbetur në përdorim që nga periudha romake, apo/dhe nga fërkimi me fiset ostrogote gjatë depërtimit të tyre në antikën e vonë. Poashtu mendohet se fjala burg është rikthyer në funksion me ardhjen e normanëve gjatë kryqëzatave.
Tipe evropiane të kullës hasim si p.sh: Pirgu i vjetër Torgiano, në Umbria të Italisë; zonë mesjetare e ndërtesave në Asizi të Italisë; pyrgu në citadelen mesjetare në Saint Jean të Francës; pyrgu romak i limesit (kufirit) Taunus në Gjermani, etj.

Kullat e rajonit tonë që janë ruajtur kryesisht të shekullit XVIII, XIX dhe XX, janë dëshmi e ruajtjes së jetës konzervative që flasin për prestizhin në kuadër të milieut të ngusht rustik apo urban të kohës, por edhe që kanë ruajtur materien etnike nga ndërhyrjet dhe ngjarjet nga jasht. Në thelb në brendi të mureve është ruajtur mënyra e jetës partiarkale, duke rezistuar ndikimet kulturore e politike që kan dominuar jasht këtyre mureve. Tipi i veçantë i kullave të bririt jug-lindorë të Evropës u zhvillua pas pushtimit Osman në mesjetën e vonshme, e që ndërhyri në ndërprerjen e zhvillimit të renesanses në këtë pjesë të Evropës. U ndërtuan dhe u shfrytëzuan si nga popullata muslimane, ashtu dhe nga ajo e krishterë. Versioni shqip kullë; ai bullgar: kulli, ai serb kulla/e, që kanë domethënjen e pirgut, derivojnë nga gjuha arabe: ‏قَلْعَة‎‎ (qalʿa, që d.m.th. fortesë, që vie nga persishtja me formën kulla, që do të thot mal, maje, dhe që në gjuhën turke del me versionin kule. Këto ngrehina u ndërtuan në Kosovë, Shqipëri, Greqi, Rumani, Bullgari, Bosnjë dhe Hercegovinë, Mal të Zi, Maqedoni e Serbi. Forma e sotme e kullave që e hasim filloi të paraqitet në kohën e rënjes së fuqisë së Perandorisë Osmane, duke lulëzuar në fund të shek. XIX dhe fillim të shek XX.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.