14.5 C
Tiranë
E enjte, 6 Shkurt 2025

Albert Vataj

Mund të jetë një imazh i 1 person

Lev Tolstoi, shkrimtari që erdhi si një i krishter i devotshëm, dhe iku si një “murg” heretik

Sot 193 vite më parë u lind Lev Tolstoi, një prej penave më të vetvetishme dhe vetëtimshme të shpirtit rus, kremtja më e hyjshme estetike e një botkuptimi dhe gjëneze nga më të njimendtat që gatoi njerëzimi.Mund të jetë një imazh i 1 person dhe ambiente të jashtme

Një pjesë vitale, e dengur dhe e dehur nga hapësira e një lirie që formësohej mbi qiellin e tij, qiell i cili thyhet sapo ai kërkoi ta mbushte me fluturim, erdhi në jetë 193 vite më prë, më 9 gusht 1828 vite më parë Lev Tolstoi.
Jeta dhe vepra e shkrimtarit të madh të “Ana Karenina”, “Lufta dhe Paqja”, dhe një galerie të pamatë romanesh e qëmtesash letrare, nuk copëzohen nga gjithçka që e gjurmoi deri sot e përgjithmonë, lavdia dhe misteri, filozofia dhe kumti i një shpirti të madh dhe një zemrë që kungonte liri. Një zot në zotërimin e tij mental dhe fizik. Një shenjtor që u përndoq nga ferri, nga demonët e asaj realeje, me të cilën u kacafyt deri në dekikun e mbram. Luftoi, u përlesh, u kacafyt, nuk u nënshtrua kurrnjiherë. Në kryeradhën e përballjes vendosi një qëndres kumtuese. Deri në çastin e fundmë, i tillë, kryenaltë dhe i vendosur. Cingëritëse dhe kushtrues ishte zëri tij, jo dhe aq prej yshtjes së një ateisti se sa njeriu mishi dhe ndjenjash, mendimi dhe qëmtimi, zemërate dhe shtërngimi.
Kungimi shpirtëror i papajtueshmërisë me çka ai e pa si heretike, u hodh si balsam mbi plagën e lirisë që sëmbonte, duke marrë krahët e zemrës së tij gjëmuese dhe duke u formëzuar: “Bota bëri çka dëshiroi, i lejoi kishës ta shpjegojë rëndësinë dhe synimin e jetës. Bota vendosi jetën krejtësisht të kundërt me mësimet e Krishtit, kurse kisha studioi veprat e shkruara me të cilat e la popullin të jetojë në kundërshti me ligjin e Krishtit, të jetojë sipas vullnetit të tij. Rezultati ishte se bota filloi të jetojë jetën më të keqe se në jetën pagane, kurse kisha jo vetëm që këtë e arsyetonte, por edhe e miratonte duke folur se kjo është në pajtim me mësimin e Krishtit …”.
Ikja, ashti si behja 193 vite më parë, përnjimend edhe si vepra dhe gjithçka tjetër e korpusit të tij human dhe letrar, shkrepën si vetëtim në kaltërsinë e pare dhe panoramimin që ai i mëtoi botës me kahjen e ndryshtë të vështrimit. Erdhi si një i krishter i devotshëm, dhe iku si një “murg” heretik. Lev Nikollajeviç Tolstoj, dha kontribut të madh letërsisë dhe historisë ruse. Pikëpamjet e tij filozofike, shqyrtimet në të cilat ai ka prezantuar idetë mbi Zotin, shpirtin, dijen, dashurinë dhe shumë pikëvështrime të tjera, mbetën të pavdekshme.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.