20.5 C
Tiranë
E martë, 17 Qershor 2025

Albert Z. ZHOLI Shkrimtar, publicist

Libri dialogues  “Ëndrra të kripura” i poetes  Mina
Çaushi
Libri i ri “Ëndrra të kripura” i poetes së mirënjohur Mina
Çaushi përbëhet nga dy pjesë, pjesa e parë me poezi dhe e
dyta me fjalë të urta. Kur lexon librin në brendi gjen poezi
që dalin nga flaka e zemrës, poezi të sinqerta, vargje plot ndjenjë
që japin mesazhe të fuqishme shpirtërore.No photo description available.
Në vargëzimet poetike autorja ëndërron, shpreson, mediton,
kuvendon por nëpërmjet sarkazmës dhe metaforës edhe heq maskat
nga fytyrat e shëmtuara në shoqëri, përballet me zhgënjimet, ndez
ëndrrat e shpresës, afron imagjinatën duke i sjellë lexuesit vlera
të mirëfillta poetike. Mina me gjuhën e poezisë flet edhe për të
kaluarën jo të largët dhe vuajtjet tona që nuk duhen harruar.
Poezitë e këtij libri sjellin një tematikë mjaft të gjerë,
pothuajse nga çdo fushë, ato flasin për jetën, atdheun, dashurinë,
ka përkushtime për individë të posaçëm që kanë lënë gjurmë të
pashlyeshme në jetën e saj. Këto poezi karakterizohen nga ngjyra
reale e vargut, thellësia e mendimit, kanë strukturë të veçantë,
të shtrira tematikisht sikur burojnë nga një gurrë e pashtershme
frymëzimi. Pjesa e dytë me fjalë të urta janë jo vetëm nga shtysa
apo nga prodhimi i popullit tonë. Jo! Nëse populli këto vlera të
rralla e të rëndësishme i ka ruajtur me fanatizëm, sepse kanë
vlera të rralla gojore dhe shprehin kuptimësinë e drejtpërdrejtë
të popullit ndaj “gjendjes” së shfaqur aty për aty, nga ana tjetër
autorja ka dhe fjalët e saj të urta tepër të veçanta, deri diku dhe
filozofike, që përcjellin dhe artin e saj specifik. Këtyre vlerave
shumë të rëndësishme të thesarit tonë popullor, autorja i ka shtuar
dhe diturinë e saj ku lexuesi jo vetëm që “relaksohet”, por edhe
mëson nga ato për të qenë i përgatitur për të panjohurat në jetën
e përditshme…
Këto aforizma janë të dobishme dhe fort të rëndësishme
për faktin se, ato janë të shprehura mjeshtërisht dhe ngërthejnë
në vete anën artistike dhe figurative të lidhura ngushtësisht. Nga
këto fjalë të urta, lexuesi i çdo moshe orientohet për jetën dhe
për t’u gjendur i fortë në disa momente të caktuara të saj kur
ndihet i dyzuar. Edhe letërsia popullore shqipe, fjalëve të urta u
ka dhënë në të gjitha fushat e jetës së njeriut rëndësinë e duhur
pasi ato reflektojnë qartë dhe bukur tek njeriu përditshmërinë e
tij me të gjitha dimensionet jetësore dhe kohore që i shohin si
pasqyrë reflektimi. Këto thënie të autores janë nxjerrë nga logjika,
leximi, përvoja jetësore, eksperienca në krijimtari dhe debatet në
përditshmëri
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.