14.5 C
Tiranë
E enjte, 24 Prill 2025

Albert Z. Zholi Shkrimtar-publicist

Albert Z. Zholi | ATUNIS GALAXY POETRY

Jeta si “Dallgë në stuhi”, në librin e autores, Majlinda Pajaj

Libri “Dallgë në stuhi” i autores Majlinda Pajaj, nuk
është thjesht fantazi apo një nënvetëdije e fshehur,
apo vizione njerëzore bazuar mbi fotografitë apo
ëndrrat. Jo, këto vargje libri janë vetë jeta e aurores. Një jetë
mbushur me vështirësi, pengesa, luftë, debate, pabesi, intriga,
por edhe suksese, buzëqeshje, përqafime, urime, mbresa,
suksese dhe gëzime. Kjo është jeta e autores, si dallgë nëstuhi,
herë diçka si valët e detit, herë si dallgët e grurit, herë me dallgë
njerëzish. Ka shumë lloj dallgësh kjo jetë…Jeta në kuptimin e
figurshëm sipas vargjeve të autores ka vështirësi e ndryshime të
njëpasnjëshme, sepse në rrjedhën e ngjarjeve dallgët e jetës janë
vërshim i papërmbajtur ndjenjash ku kadhe dallgë zemërimi
(urrejtjeje),dallgë inati,por dhe dallgë malli. Në këtë libër autorja
ëndërron e beson. Ëndërron për një jetë më të bukur dhe beson
se me punë dhe njerëzit e vështirë do ndryshojnë, do të bëhen më
të paqtë, më të ndjeshëm, më korrekt, më punëtorë. Tek ëndrrat
e saj nuk ka thjesht thjesht fantazi, por dhe kërkesa, pasi shpesh
ëndrrat na ndihmojnë të shmangim gabimet, të hedhim hapin
e duhur, dhe të vërejmë në realitet atë që nuk kemi parë! Ndaj
javlen të lexosh librin e Majlindës, pasi ëndrra tek ajo ështëe
gjallë dhe e vështirë për tu harruar. Stuhia jetësore e saj mbetet
si një dukuri e mahnitshme, në disa raste e frikshme nga vuajtjet
dhe emocionuese,por që kanë brenda natyrën njerëzore në
tërë dimensionet e saj. Autroja në libër i këndon nënës, babait,
familjes, fëmijëve, atdheut, emigracionit, mallit, hipokrizisë,
fenomeneve shoqërore. Ajo e sheh jetën në lëvizje, pa ngjyrime
partiake, pa vello zbukurimi artificiale, pa paragjykim. Poezia e
saj herë është puhizë detare, herë vullkan përvëlues, herë borë
dimri të egër, herë pranverë Shqipërie, herë muzg Durrësi, herë
valëzim Sarande, herë zhurmë Tirane, herë erë Patosi, herë
murlan Tropoje, pra çdo stinë viti, çdo karaktersitik qyteti që
lidhet me Atdheun. Por nga shumë poezi unë do veçoj:
Të thirra nënë!
Të thirra nënë, a vallë më dëgjon?!/ Një lëmsh sonte më
është bërë në fyt,/ Eh, kjo breng si nuk duron,/ Loti mallit po më
mbyt!/ Ti prek duart e ti puth,/ Ato duar mund i gjallë,/ Përqafimi
të më mbush,/ Këtë shpirt zbrazur në mall./ E di nënë, dhe ti si
unë,/ Nata syrin ta verbon,/ Loti derdhur varg e lumë,/ Nën jastëk
shamin kërkon./ Ehhhh, mërgim ma more jetën!/ Dhimbja vret
ditët e mia,/ Nëna ime rri e pret,/ djeg malli, ku është fëmija?!
“Kur je nënë, nuk je kurrë vetëm në mendimet e tua. Një
nënë gjithmonë duhet të mendojë dy herë. Një për vete dhe një
për fëmijën e saj”- ka thënë Sophia Loren. Duke qenë vetë nënë
aq më tepër në emigracion, autorja me një metaforë të fuqishme
përcjell mallin e saj, brengën e saj, për nënën duke e ditur se si
pret në Atdhe duke qëndruar në dritare. Disa nëna puthin, të tjera
janë më të rrepta, por dashuria është gjithmonë e njëjtë. Përveç
kësaj, shumica e nënave puthin dhe qortojnë në të njëjtën kohë,
pasi jeta e fëmijëve me moshën ndryshon si stinët e vitit. Loti
dhe malli i nënës janë simbole shprese dhe fuqie për çdo fëmijë.
Krahasimi dhe metafora janë dy figurat letrare që formatojnë në
mënyrë harmonike këtë poezi me detaje dhe frymë malli.
Amerika
Amerika “Lux-in” më dha,
Njerëzia kështu mendojnë,
Dhimbjen, lodhjen kush e pa?!
Brenda shpirtit më qëndrojnë!
Kam punuar me këto duar,
Punë të pastra domosdo,
Edhe gjumin kam harruar,
Jeta është mund, ndaj mos gjyko!

Emigracion do të thotë shpresë dhe mall. Ëndrra e mërgimit
e ktheu ikjen e shqiptarëve në vitin 1990, në tragjedi në fillimet
e para, ku me skafe, me këmbë maleve, shqiptarët ju drejtuan
Greqisë dhe Italisë. Ndërsa, pas 30-vjetësh, kur emigracioni
shqiptar ka kapur gjithë kontinentet, tani, gëzimi dhe tragjedia
kanë depërtuar te njëra-tjetra fatalisht dhe përjetohen me ankth.
Sepse të shumta kanë qenë humbjet, vdekje të ndryshme, por
më shumë tragjike e të parakohëshme, vdekje nga krimet, por
edhe nga përpjekja e stërmundimëshme për të arritur “tokën
e premtuar”.Autorja ka patur fatin e mirë që të emigrojë në
Amerikë. Një vend i sigurt, një vend potencial për punë dhe
hapësirë shumë profeisonale. Por Amerika nuk është qejf,
dembelizëm, përtaci, por është zhurmë, punë, vrap, disiplinë,
korrektësi, zbatim ligji, dypunësim. Jeta aty është sa e bukur,
por po kaq e vështirë. Njeriu që kërkon të përparojë duhet të
punojë dhe vetëm të punojë. Aty puna është simbol i pasurisë,
dhe karakterit të vërtet njerëzor. Kush mendon se në Amerikë ke
gjetur parajsën duke vegjetuar kafeneve si në Shqiëpri, në atë
çast ke dështuar. Kjo është Amerika e ngjyrave dhe reklamave të
çmendura. Ajo të jep të gjitha mundësitë dhe të mbyll të gjitha
shtigjet e abuzimit. Puna aty është virtyti më i lartë njerëzor
që e ka çuar atë kontinent në kryeveprën botërore të zhvillimit
dhe mirëqënies. Aty çdo gjë fitohet me punë, djersë, sakrifica,
korrektësi, displinë, aftësi individuale dhe jo me hatëre, tarafe,
miqësi dhe farefisni. Amerika është shteti i pagjumë që frymëzon
njeriun të gjejë vetveten me punë. Si kjo poezi, me këtë fisnikëri
ndjenjash dhe vërtetësish, autorja ka shumë në këtë libër. Libri i
saj, poezitë e saj frymojnë me kohën, skalisin portrete njerëzore
të devotshme, kritikojnë qëndrimet artificiale, afrojnë ndjenjat e
pastërta në miqësi dhe dashuri. Poetja me vargun e saj të sinqertë
dhe spërkatur me vesë mëngjesi, nuk duron padrejtësitë dhe
melankolitë e shtira. Ajo përcjell te lexuesi dëshirën për sinqeritet,
etje për librin, thirrjen për drejtësi, konceptim dëshirash reale,
përjashtim të jetës me vese dhe hipokrizi. Në poezinë e saj gjen
vizionin e kohës, realitetin jetësor por mbi të gjitha karaktersitikat
që duhet të zotërojë njeriu i qytetëruar, në këtë kohë situatash të
vështira. Puna, paqja, dialogu, leximi, dashuria, vlerësimi janë
tiparet që ajo do të shoh tek çdo shqiptar, për një jetë më të mirë,
larg fenomeneve negative të kohës. Te ky libër Majlinda sjell një
erë Shqipërie ndryshe, një mall me koificent të lartë atdhetar, një
vargëzim shpirtëror me sinqeritet fëminor, ku bën një haromizim
të etikës poetike me ligjet e zhvillimit të shoqërisë. Esetikisht i
lëmuar, artistikisht i ngjyer me penelata ylberiane, ky libër sjell
mesazhin njerëzor: Të duam punën dhe njeriun.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.