9.5 C
Tiranë
E martë, 7 Prill 2026

Albert Zholi

 

Miqtë e mi, dashamirës të librit!L'immagine può contenere: 1 persona, testo

Si redaktor ju bëj me dije se doli në qarkullim libri i ri “Tri drama” i dramaturgut të mirënjohur Bashkim Kozeli, një libër tronditës dhe plot vlera. Ky libër ka tri drama mjaft interesante që kur do ti lexoni do shihni një pjesë nga më të bukurat të historisë së panjohur të kombit shqiptar. Autori në këto tri drama ka shkruar me përgjegjësi historike, me fakte dhe ekuilibër intelektual. Kur i lexon këto tri drama ndihesh i lehtësuar pasi ke marrë me vete diçka që nuk e ke njohur më parë. Urime i nderuar!

“”””””””””””””””””””””””””””””

 

Një nga librat që më ka bërë përshtypje dhe që e kam lexuar me kënaqësi është ai i regjisorit dhe skulptorit Muharrem Fejzo “Të Pathënat”. Libri (që tashmë nuk e kam në bibliotek) rrëfen ngjarje e risjell episode, njerëz, emra e data nga koha e krijimtarisë së tij artistike dhe xhirimit e realizimit të filmave më të njohur të Kinostudios. Veçoj filmin “Fije që priten” i metrazhit të gjatë i prodhuar në Shqipëri në vitin 1976. Regjia: Muharrem Fejzo, Skenari: Neshat Tozaj, Producent: Shqipëria e re, Muzika: Shpëtim Kushta. Në promovimin e librit u takova me shumë personalitete të aktrimit shqiptar. Dje i kërkova autorit sërish një libër pasi më duhet për disa portrete artistësh me të cilët Muharrem Fejzo ka bashkëpunuar. Jam në pritje Mjeshtër!

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.