15.5 C
Tiranë
E martë, 31 Mars 2026

Albina Ceka.

Autore Albina Ceka.

Titulli: FJALA!

Fjala është luftë e paqë!

Me fjalë stoliset dashuria,
me fjalë kurdiset tradhetia.
Me fjalë shpifet pa fund,
ajo ngatërron një katund.
Me fjalë gatuhet liria,
debatet i ndez zjarr fjala.
Me fjalë ndizet flakë lufta,
dhe paqë sidhet nga fjala.
Fjala është shërim shpirti,
kur zëri ëmbël tingëllon,
kur t’lira nga zemra dalin
e sinqerieti i dlirë i mbulon.
Fjala peshon randë si guri,
kur hidhet veç me thumbu
e ndez flakë bash si baruti,
kur njeriu çirret, pa mendu.
Fjala therë si shpatë!
E kriposur është helmim,
nuk hahet jo ai ushqim.
Fjala është luftë dhe çlirim!

©️Albina Ceka autore Albania

2021

Itali

“”””

SHQIPËRI, VEND I BEKUAR!
Shqipëri, vend i bekuar!
Ti je perlë, je diamant!
Trupi yt rëndë i copëtuar,
po rënkon n’mes Ballkanit.
Të kanë pikturuar perënditë.
Male, fusha e det, je qendisë.
Të copëtuan tradhëtitë,
me gjakë i ke larë kufijtë.
Emigrimi plagë e rëndë,
bijtë e tu botën kanë marrë. Për atdhe po i djeg malli,
se Covid-i rrugët ua ndali.
Malli i fortë i mërgimtarit,
flakadanin ia vë malit.
E thërret zemra në sokakë,
atje ku ka ai, nanë e babë.
Jemi pjesë e jotja sot
e do t’jemi gjithmonë e mot. Mërgimtarë larg fizikisht,
Shqiptarë me gjakë e mish.

Albina Ceka.

Autore

2022

Itali.

“””””

DUKEM DHE JAM!
Dukem e lumtur, shpesh e lumtur jam.
Si femija gëzohem , kur të kam pranë.
Mendoj se qiellin për vete e kam,
kur më mbulon me të ëmblat fjalë.
Dukem si dielli, kur e dashuruar jam
e të gjithë halleve ju bëj ballë.
Shkëlqej nga dashuria,që n’zemër kamë
e rrezet i shpërndajë anëmbanë.
Dukem e trishtë dhe e trishtë jam,
kur dashuria përfundon, si një e frikshme përrallë.
Besimin humb, jo më nuk kam.
Vuajtjes në zemer i them NDALË.!
Dukem e fortë, por e fortë nuk jam.
E maskoj trishtimin, që në zemër kam.
Her, herë dukem e butë,
por e butë, jo nuk jam,
se pesha e vuajtjes, qënka e rëndë.

Albina Ceka

autore Albania

23/04/2022

Itali

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.