12.5 C
Tiranë
E enjte, 20 Mars 2025

Albina Ceka

RANA E HEDHUR!

(Bregdet Shëngjin Lezhë)

Nuk mund të gënjejë që kohen do ta ndalë.
Por vetë do të ndaloja në atë vend të rallë
Do të puthja ranën e do të hiqja mallë
E do të luaja ne detë do të kënaqesha me ato dallgë.
Nuk mund të gënjej se ditën e kthej natë
Por lindje përendim do ti prisja jashtë
E do të humbisja bashkë me diellin në ato valë
E bashkë me të do kthehesha në breg si njalë.
Bukuria e atij vendi do më kthente në zanë
Do ngjitesha atij mali të veshur me ranë
Do rotullisesha ne ranën e nxehtë
Derisa të freskohesha në ujin e kristaltë që ka ai detë.
Nuk mund të gënjejë se detin do ta thajë
Do kthehesha një serenë e do ta zaptoja me tingullin tim
Pastaj do të dilja në breg si një perlë që ndrinë
Se ka vende që dashurohesh me t’parin shikim.

Albina Ceka

“”””””””””””””Mund të jetë një imazh i 1 person dhe ambiente të jashtme

KAM NË VENA ATË TOKË SHQIPTARE!
Kam marrë me vete kur u largova
Pak nga ato kodra
Pak nga ata fusha
Pak nga ato pyje
Pak nga ato vreshta hardhije
Pak nga ai diell Shqipërie.
Kam marrë me vete
Pak nga aroma e trëndafilit
Pak nga lulja e blinit
Pak nga harkati i punuar me mëndafshë
Pak nga ajo hanë me gjithë yjet bashkë.
Kam marrë me vete pak nga kalatë
Dy kala që kufizojnë atë fushë të begatë
U largova me zërin e bilbilit
Me ngjyrën e erën e karajfilit
Mora me vete pak bukuri të atij qielli.
Kam marrë me vete pak nga ato male
Pak nga ai lum ,që derdhej asaj ane
Kam marrë me vete pak uje burimi
Pak bukuri me strengla mbi vetull
Pak bukuri malsie e pak bukuri deti.

Kam marrë me vete flamurin kuq e zi

Kam ruajt tradita gjuhë e njerëzi

Kam marrë me vete fyell e çifteli

Kam marrë me vete dhe bujari

Kam në vena atë tokë të quajtur SHQIPËRII

#albinacekapoezi

Albina Ceka

“””””””””””

NUK BLIHET QIELLI!
Të gjithë drutë e malit i preu paraja.
I dogji kot më kot, siç ja donte ënda.
Mali ngeli i zhveshur lakuriqë.
Akull u ngri, si shum të tjerët vdiqë.
Të gjith lulet e fushës i bleu paraja.
I la të vyshken, pa ju ruajtur fara.
Aty nuk u duk ma flutur,as bletë.
Iku edhe fusha si mali i shkretë.
Një ditë parasë i shkrepi në kry.
Do ta blejë dhe qiellin, veç për sytë e mi.
Filloj të manipulojë e të korruptojë,
por rrufetë i dogjën paret me gjithë të zonë.

Albina Ceka

#albinacekapoezi

Shkëputur nga libri im i pestë, që po përgatis për botim .

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.