8.5 C
Tiranë
E enjte, 26 Mars 2026

Albina Ceka

ENDEMI NË UNIVERS!

Sa shum lumturi duhet të fluturojnë,
që ti, të ndjeshë veç një pranë.
Sa shumë krahë do të thyesh,
ta bësh pronë të shpirtit tënd.
Do të zgjosh gjith ndjenjat e trupit
e ta mbrosh dhe me gjakun tëndë
Se shumkush të hyn në hak randë
Lumturinë ta tërheq zvarrë
E ne endemi, endemi në univers,
derisa dhe frymë harrojmë me marrë.
Albina Ceka
VIAGGIAMO NELL’UNIVERSO!
Quanta felicità devono volare,
che tu, ne sentiresti solo uno vicino.
Quante ali spezzerai, per
renderla proprietà della tua anima.
Risveglierai tutti i sensi del corpo
e lo proteggeresti con il tuo sangue.
E lo stesso te lo trascinano indietro, la tua felicità
E noi, viaggiamo, viaggiamo nell’universo,
finché di respirare, ce ne dimentichiamo.

Albina Ceka

“”””””””””””””””

GËZUAR SHQIPËRI, TI DHE UNË!
Vjeshtë e tretë moj e bekuar!
Gjithmonë kam për të uruar!
Vjeshtë e lirisë e pavarësinë
E Ismail Qemalit e Shqiptarisë
E gjakut të derdhur e trimërisë
E flamurit kuq e zi, që në Vlorë krenar u ngritë.
Në vena m’pulson flamur gjaku ytë…
Kot s’kam lindë me ty, në një ditë.
Vjeshtë e tretë që linda unë,
në një ditë me flamur.
Të dua vjeshtë me gjith huqet e tua
Shumë nga thesari yt, më ke dhuruar..!
Ndaj dhe jam pak si vjeshta, herë diell ,herë shi në vreshta.
Sot veç me diell në shpirtë, një urim n’gurë du me e skalit!
Me paqë në shpirt e liri pa fund…
Gëzuar Shqipëri, ti dhe unë, Gëzuar !
Ju përshëndes! (me vargje çasti nga Italia)

Albina Ceka

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.