“”””””””””””””””””””””””””””””””
Përhumbemi,rrëshqasim ndër vite
Ditëlindjet një nga një i numërojmë
Shpesh shtiremi sikur të lumtur jetojmë
Kur shuajmë gaca e flakë me lotët tonë
E veç pak sa pak hi ngelur oxhakëve shijojmë
Përhumbemi ndër re të zesa magjishë
Ndër skute shtrigash e djajsh tokësorë
Ndërkohë që re lulesh
qiejtë dërgojnë
Lëm pas dore ne kurora dashurishë
E humbasim në humnera tradhëtishë
Si moti ndryshojmë mes urrejtjes e dashurisë
Përhumbemi duke hedh rrëbeshe shfajsimi
E gjuajmë fort me rrufe pikëllimi
Tretemi temperatuve të ulta pa skajë
Atje ku shpirti dashuri më nuk mbanë
Përhumbemi në labirinte ngatërrestare
Ku mpihemi nga shikime mëkatare
Drejtohemi prej turmash shpirtëngrirë
Përhumbemi dimrash të egra magjishë
E lëm pas dore pranvera me fllad dashurishë
“””””””””””””””””””””””””””””
Qielli n’tok hanen zbriti
Yjet mi dhuroi në vargë
Për festat e këtij fundviti
Thura të bukuren kangë
Mblodha fjalët e ambla
Fjalë që zgjojnë andrra
Mblodha zjarret e dashnisë
Që i venë flakën tradhëtisë
Kujtova hapin e një fëmije
Mblodha ca kujtime rinije
I nisa udhës nëpër orbitë
Si yje t’shndrisin n’galaktikë!
Mblodha heshtjet që flasin
Ata që në shpirt godasin
Dielli u ul n’vargjet e arta
E përcolli urimet e zjarrta
Ja mblodha lulet dimrit
Ja dhurova krejt diellit
Qielli i hapi krahët për ne
Gëzuar shkruajti ndër re!
Ky urim si mjalti n’hoje
Her re shiu,her re bore
Dolli reshë n’banketin tonë
Gezuar,lumturi ju urojë!