Stop vrasjeve!
Stop dhunës!
Kush vret, nuk meriton falje.
Mos i laj duart me gjak!
Jemi njerëz gabojmë kajherë
dhe ma i miri/a e ka një sherrë.
Lum kush mëkate nuk ban shumë,
se dhe faljet e kanë një numër.
Mund të jesh e/i pa shpirtë
e shumë njerëzve, ju hyn në hak.
Ta dish e ke një zgjidhje,
kur duart, si lanë me gjak.
Mes mëkatit ti jeton,
qan,qesh dhe tradhëton.
Vishesh,zhvishesh e tepron
e më pas falje kërkon.
Inatosesh e bërtetë,
fajin, te të tjerët, don me e gjetë.
Pin dejesh bahesh tapë, por një zgjidhje e gjen prapë,
po si lave, duart, me gjakë.
Krekosesh ban si i fortë!
Ndoshta të udhëheq ndonjë drogë,
apo egoizmi, të ka hyrë në kokë?
Prap një zgjidhje, ti e ke hak,
po si lave duart me gjakë.
Je hajdut, tradhëtar,apo idiot?
Do gjesh falje në një botë.!
Po qe vrasës e ke kotë,
nuk shpërlahet gjaku n’tokë…!
©Albina Ceka
Albania
17/08/2021
“”””””””””””””””
JEMI SHQIPTARË ME TRADITA !
Vajza e djali trup selvi,
po këndojnë me çifteli.
Lindë e rritë janë në Itali.
Zemër, e
shpirt, i kanë n’Shqipni.!
Gjyshi çiftelinë, jua mësojë…
Nanë e babë shqip ju këndojnë.
Këngë e valle i bahet jeta,
kush i ruan, rrënjët e veta.
Vijm nga Shkodra, nga Mirdita!
Jem shqiptarë ne, me tradita…
Vijm nga Lezha e nga Tirana.
Krenari, që shqiptarë na lindi nëna!
Ndrit, ndrit, nana Shqipni!
Nga Kosova në Janinë.
Vajza e djem rrit në Greqi.
Me shumë mallë, kthehen tekTi !
Lind e rritë, ne në Gjermani,
Amerik dhe Angli.
Shqip na flasim !
Shqip këndojmë!
Hej bash si Shqipet, ne shtegtojmë .
Albina Ceka.
“”””””””””””””
Se shpejti per lexuesit libri im i tretë me poezi:
“RRËNJËT NË DASHURI”
STINËT E DASHURiSË!
VERA!
Zgjohet gjinia magjike,
n’kët stinë të nxehtë fisnike.
Ku ,trupat kërkojnë liri…
E shpalosin të tyren magji…
Ah stinë e verës zjarr,
të fshehtat ti brenda, si mbanë.
Ah, digjemi, përvëlohemi si ashkë ,
nga rrezja jote e artë.
Albina Ceka