13.5 C
Tiranë
E mërkurë, 19 Mars 2025

Albina Trebicka

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe duke buzëqeshur

NJË POETI …

I kërkova librin e ri një mikut tim
Eshtë poet e shkrimtar i talentuar
S’u bë hataja po të mos e lexosh ti
…më shkroi pa pritur e pa kujtuar
U habita
U indinjova
U mërzita…
dhe nuk i jam përgjigjur akoma
T’i them, që s’të njihja për të tillë?!
Apo… faleminderit që të njoha?!

A.TREBICKA 12.09.2021

“”””””””””””””””””””””””””Mund të jetë një imazh i 1 person, ambiente të jashtme, pemë dhe teksti

GJUMI I TRAZUAR.
Ma trazoi gjumin një mik poet
Dhe fjalët m’i hutoi pak nga pak
M’u duk në ato çaste aq i afërt
Ndonëse jeton larg, shumë larg
I zgjoi miku im ca ëndrra të mira
Dhe sikur m’u fshehën vitet mua
Befas unë ndjeva disa drithërima
U çorodit gjumi, nata u thërrmua
Eshtë bukur, kur sjell vjeshta këtë ndjesi
Dhe ëndrrat diku fjetur… zgjohen përsëri

A.TREBICKA 02.O9 2021

“”””””””””””””””””””””””””””””Mund të jetë një imazh i 1 person, ambiente të jashtme, pemë dhe teksti

DY FJALË…MIKES TIME!
Trazuar i ke mendimet dhe të grinden fjalët
Të heshtën minutat dhe t’u fshehën çastet…
Të bren dyshimi e t’u ngatërruan ndjenjat
Mos është xhelozi, apo zgjohen mëkatet ?!
Është ngatërrestare largësia juaj
Hëna del aty, kur diell është tek ty
Vështrimet treten nëpër mijëra km.
Nuk shihet dot, ç’shprehin sytë e tu
Ti edhe flet, edhe hesht, moj mikja ime,e dashur
Por ka FALJE për grindjet,që vijnë krejt pa dashur.

A.Trebicka 19.08.2021

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.