DRITHËRRIMA e PUTHJES…
Çasti,që më fale ti,
e ka emrin PUTHJE
se ma rrëmbeve,
kur nuk e prisja fare
Ta dhurova kur dëshira
jote ishte çmendur
Në atë cep të heshtur,
në atë qetësi të madhe
Mendimet,
ndjenjat,
fjalët…
i gëlltita të gjitha
Edhe vështrimet tinzare të kamarierit
Një rreze dielli puth
flokët e tua të thinjura
Ndërsa vargjet fshehur
vijnë e ikin të qeshura
Një tufë ëndrrash mbështjellë me pritje
Zgjuan drithërrima nga puthja në ikje…
A.Trebicka 24.01 2022
“”””””””””””””””””””
Tek DETI PËRSËRI…
Mbi rërën e lagur po shëtis
Këpucët e mia mbi hapat e detit
Plazhi bosh…
Çadra pa zhezlon
Ajër pa zhurmë
Ngado aromë peshk
…dhe myshk
Deti këndon këngën e vjetër
Qielli dhe deti të kaltër të dy
Dielli i clodhur buzëqesh
dhe është 1 Janar 2022
A.TREBICKA