18.5 C
Tiranë
E mërkurë, 21 Maj 2025

Albina Trebicka

MENDIMET E MIA…
Më mbërthen nata me mendime te çuditshme
Dhe bëhem krejt tjetër njeri
Të sjell pranë …flas e qesh me ty
Dhe çastet vijnë të bukura përsëri
Unë jam kjo, që unë dua…
E dua këtë,… që unë jam
Trazohen mendimet varur te heshtja
Ikin ato ditën, as në mendje s’i kam
Sa e çuditshme është mendja
Çfarë mendimesh nuk mban !
A.TREBICKA 09.07.2020
Imazhi mund të përmbajë: 1 person, E brendshme
BISEDAT MEMECE…
I mbylla sytë fort,të mos dilje nga qerpikët
Në këmbim të vështrimeve, bebëzave mbetur
Befasisht ti më shigjetove guximshëm…
Dhe trazove qetësinë prej vitesh heshtur
Në netët e mia të përgjumura
Flenë shpresat tona të zverdhura
Dremitin aty dëshira përqafimesh
E zgjohen drithërima të trembura
Puthjet e hutuara mbetën varur te pragu
Pritjet e lodhura kanë humbur tek parku
Kur u thërrmua kjo kohë që sot zvarritet?!
Bisedat memece sa vjen e rriten… rriten
A.TREBICKA 09.06.2020
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.