8.5 C
Tiranë
E shtunë, 14 Mars 2026

Albina Trebicka

PENDIM I VONUAR…Imazhi mund të përmbajë: 1 person, ulur, pemë, bimë, jashtë dhe natyrë
E gëlltis trishtimin fshehtas…
Po mërzinë s’e vë dot në gjumë
Mbytem nëpër dallgët e lotit tim
Se grindjet me shoqet s’i dua unë
Rënkojnë mendimet me gjuhën e vështrimit
Më përqesh dhimbja shkaktuar pa faj…
E zbehtë buzëqeshja nga pritja e gjatë
Bërtet mërzitja : mos e fal, mos e fal!
Koha sjell dhimbje e furtuna në shpirt
Drithërimat e dashurisë i le larg…
Pikat e shiut fshijnë lotët e dëshpërimit
Pendimi i vonuar bërtet : më fal, më fal…
A.TREBICKA 25.07.2020
“””””””””””””””””””
PO I KËRKOJ …
Po i kërkoj disa vite të miat e s’i gjej dot
Më kanë humbur apo i kam fshirë vetë
I vështirë qënka udhëtimi brenda vetes
Kur një puthje e vetme lidh vitet në jetë
Tek pragu i portës ngeli pritja ime…
Heshtjen e viteve nuk e prishi dot Ai
Tek çelsi i derës varur ndenji shpresa
E shpirti i malluar nuk gjeti dot qetësi
Ky shi malli asnjëherë nuk ndali…
Fshehur dhe heshtur bie papushim
Një nga një po shtohen thinjat e mia
Ndërsa flokët e tij janë në mbarim…
Po i kërkoj disa vite e s’po i gjej dot
Disa mbeten bosh, disa jetuar kot…
A.TREBICKA 15.07.2020
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.