VETJA IME…
Shpesh herë kërkoj veten
E fshehur rri ajo … diku !
Në këtë botë të shqetësuar
Herë e gjej aty e herë këtu!
Kumbon ora e thirrjes
Thirrja e shpirtit kumbon
Herë kërkon vargun
Herë botën kërkon…
Shpesh herë e kërkoj veten
Nganjëherë fare nuk e njoh…
Tretur në mendime të thella
A dëshirave të mia shtegton
Eh, moj vetja ime e vogël dhe e madhe
Ngatërruar keq në këtë botë me halle…
A.TREBICKA 23.01.2021
“””””””””””””””””””
DËBORA E PARË…
Erdhi dhe iku dëbora e bardhë
Sa i dha Korçës puthjen e parë
Erdhi në mesnatë, iku pa gdhirë
Me gjethet e vjeshtës , lotët fshirë
Vjeshta e mbetur akoma në park
Syrin ja shkel…prit edhe pak!
Erdhi …edhe iku dëbora e parë.
Nxitimthi dha…puthjen e bardhë.
A.TREBICKA
“””””””””””””””””””
NDARJE…DHE VARGJE!
Më ka munguar gjithmonë koha me ty, për ty
Njē mjegull mendimesh të ndante prej meje
Rrëke shiu përplaseshin në dritaret tona…
Dhe shpesh pika loti pikonin prej një reje
Për ne nuk pati mëngjese së bashku
Se mbrëmjet na gjenin gjithmonë të zënë
Kokën mbështetur tek pëllembë e grushtuar
E vështirë të shkelësh mbi fjalën e dhënë
Unë s’e hapja zemrën të hynte pajtimi
Se e dija që asgjë nuk zgjaste shumë…
Se fjalët e pandesës i merrte harrimi
Dhe shpresa e braktisur flinte gjumë
Jo çdo dashuri e jetës përfundon në paqe
Ka grindje, ndarje dhe vargje shumë vargje…
A.TREBICKA 07.01.2021