Nuk e di,të dëshiroja apo të desha
Këtë dilemë e mbështolla me heshtjen
Thërrmuar kujtimet në copëza të pavlera
Vetëm heshtja boshe e dinte përgjigjen
Përherë kam mbajtur pak diell me vete
E ruaj edhe tani në muzgun e shpirtit
Që të zgjoj pranverën e zemrës
time,
paçka se vitet vrapojnë drejt ikjes…
Nuk dua që dhimbja të më marrë gëzimin
Të jetosh kohën, e ke mundur pendimin.
A.Trebicka 21.07.2022
“””””””””””””””””
IKJE…
I lagu shiu ditët tona të plazhit
Liqeni sot u egërsua pa masë
Të shkumbëzuara vinin dallgët
Dielli i trembur ngeli pa dalë…
08.07.2022
“”””””””””””
Kush ja hodhi kripën detit
Për liqenin nuk la një çikë
Si nuk bien retë nga qielli
Ku ikën nata,kur bëhet ditë?!
Ku fle dielli, kur del hëna
Po qielli a i mbyll sytë
Kush e ndal shiun të bjerë
A mund të numërohen yjtë?!
Po deti a fle vallë,
kur dielli e braktis
Pse egërsohen dallgët
kush i pari sherrin nis?!
Rri Aleksi i menduar…
Veç guackat ka në duar.
472Asllan Miftari, Lubi H Tota dhe 470 të tjerë