15.5 C
Tiranë
E dielë, 10 Maj 2026

Albina Trebicka

LETËR E FSHEHUR…
E gjeta një letrën tënde sot
Harruar te një libër në sirtar
Data ishte para dyzet vitesh
Por boja ish ende e patharë
E lexova …ngadalë-ngadalë
Më mbahej fryma herë-herë
Një botë e tërë para m’u hap
Pa hapur askush asnjë derë
S’gjej dot fjalën ç’ishim ne atëhere
Kur me ankth na trokisnin minutat
Një kujtim i bukur si një ditë vere
Buzëqeshim sot që u rritën çupat
E fshehur kjo letër nga vetja
edhe nga fëmijët
E fshehur nëpër rrudhat
edhe nëpër thinjët
A.TREBICKA 29.04.2021
“””””””””””””””””””
ËSHTË ENDE I IMI,
PRILLI I ATIJ VITI!
Të puthja pa lindur, me buzët e shpirtit
Pa ditur nëse ti ishe vajzë, apo djalë…
Me lulet e prillit qëndisja ëndrrat e pritjes
I numëroja ditët e netët që ecnin ngadalë
E mrekulluar,më dehte kjo aromë e prillit
Bashkë me mua… edhe ti me lëvizjet e tua
Ishte tretur hapësira mes ankthit dhe gëzimit
Dhe padurimit për të të puthur e thënë: të dua
I gezuar më pëshpëriste prilli
…ja ku erdha!
Një tufë lule të solla ty
dhe vogëlushen DEA.
TI ishe cdo lule, që çeli pranvera
Bija ime e bukur…me emrin DEA.
A.TREBICKA 16.04.2021
“”””””””””””””””””””
Një përgjigje poetes

Albina Trebicka
I frymëzuar nga poezia e saj
Dhe nata ç’lodh qerpiket e tu
Me copëza një dite të raskapitur
Ngelet i vrenjtur ky qelli, blu
Me lot gjithë rrugët i ka ujitur
Bashkë, pritëm pranverën e një peme
por llafe ishin dhe thashetheme.
Një maskë fytyrat kishte mbuluar
që vrau buzëqeshjen e dëshpëruar
Vështirë të dalim ne nga ky burg
I humbëm ndjenjat e dashurisë
Mbetëm të vetëm por si një murg
që i vetëm falet brenda qelisë.
Kam kohë që them se do të çel
Jetoj një jetë që s’kam kërkuar
Ditë dhe nete kështu po përcjell
Kam frikë të jem i dashuruar.
Fund Marsi 2021
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.