14.5 C
Tiranë
E shtunë, 8 Shkurt 2025

Aleksandra Pasko

ASPAK E VESHTIRE TE RRISH BRENDA

L'immagine può contenere: 2 persone, persone in piedi e spazio al chiuso
Jam mesuar qe cdo dite te vitit, ne kohe te bukur, por edhe me shi a bore, une te dal cdo mengjes e te shkoj te pi kafe me shoqet. Mendova se do ta kisha te veshtire te rrija brenda , pa dale jashte, por jo. Situata e krijuar dhe domosdoshmeria qe te ruaj veten dhe te tjeret nga mundesia e nje infektimi me koronavirus, si dhe te qenit e disiplinuar ndaj keshillave te te tjereve, beri qe ta marr me sportivitet kete gjendje te re ( brenda shtepise).” Duhet te merrem me pune, qe te mos merzitem” i thashe vetes. Dhe fillova punet. Kam dy dite qe nuk kam pushur fare. E hodha shtepine hava, lava c’ kishte shtepia, rroba, tapete, rrugica pllaka, dysheme, ene, banake, dyer. Me iku koha pa e ndier fare. Pasi te mbarohen punet, do filloj te qep ne makine,(packa se me veshtiresi) cdo gje qe ka nevoje per ndonje meremetim, ose do sajoj gjera per qejfin tim. Neser kam nje program qe e mbaj sekret, deri neser. Me pas do ndrroj garderoben, duke i hequr gjerat qe nuk me duhen, duke nxjerre rrobat e stines se pranveres. Sigurisht qe ndonje larje e shume hekurosje do me zene me shume se nje dite. Nje dite do te merrem me lulet. Do ti ndrroj dheun dhe do mbjell lule te reja. Me pas do rregulloj ballkonin e keshtu do t’i gjej pune vetes.
Pasditeve rri me kompiuter e me TV. Radion e mbaj hapur gjate gjithe kohes qe punoj, degjoj muzite ose lajme.
Sigurisht qe nuk eshte menyra me e bukur e te jetuarit, por eshte menyra me e mire per te mos u merzitur.Mbaj mend nje fjale qe me thoshte nena. ” Me mire puno kot, se te rrish kot.”
Asnjehere te punuarit nuk eshte kot! Dicka e vlefshme dhe e mire del nga cdo pune.
Uroj te mos ma gjeje shtegun ai virus i keq, e te me beje vizite. Une hizmetin po ja bej. Me pas si ta kem fatin!
Ju pershendes miqte e mi e ju uroj qendrim te lehte ne shtepi.L'immagine può contenere: una o più persone, bevanda e spazio al chiuso

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.