KAMALEONËT…
Kur i njohëm, dukeshin njerëz të devotshëm e shume të perkushtuar ndaj detyrave që i ngarkonte Partia.
Per pune te palodhur ne drejtim te luftes se klasave dhe venies ne jete te direktivave te Partisë u bene sekretarë partie, sekretare rinie…
Ardhja e demokracisë i gjeti me uniformen e pardesyve te bardha. Duhej kthyer fleta shpejt. Duhet te ishin “ata ” qe duhet te sillnin Demokracinë, dhe per te bindur popullin duhet te shkaterronin Shqiperine.” Të fillojne nga zeroja” thane. Dhe dogjen e shkaterruan gji thçka. Me pas ndane nder vete resurset e Atdheut.
“Shpejt te lidhemi me kuçke e me maçke, t’i japin ç’te duan,qe dhe ne te marrim ç’te duam”,thane. Dhe u dhane te gjitha, e për vete moren gjithçka deshen. Populli i papunë e i sakatuar mori rruget e botes. Vajzat tona te dlira u bene prostituta nëper bote, te tjerat sherbyese që lanin prapanicat e plakave pasanike. Te rralle ishin ata qe çane me forcat e tyre. Djemte ,ata ” me te shkathtit” u moren me droge, me tregti armësh. Shume mbushen burgjet e botes,apo vdiqën maleve duke ikur nga vendi i tyre qe ” gezonte demokracinë”.
Te njejtit Pardesy bardhe, edhe pse u plaken,duan ta drejtojnë kete vend. Nuk ikin dot nga privilegjet,nga mundesitë e çvatjes deri ne palc te ketij vendi. U plak popullsia jone ne keto vite demokracie Ishim vendi me moshe me te re dhe u beme populli me plak ne Europë.
Lulezuan kishat e xhamitë,por iken besimtaret, u ndertuan hotelet luksoze,por te huajt pushojnë aty.U zmadhuan plazhet,por shqiptaret me bukë djathë e domate vazhdojne të bejne plazhet duke hypur ne urbane. Tani nuk shkojme dot as ne hotelet qe shkonim dikur,se nuk i arrijmë dot çmimet…
Por prit. Ne Gjirin e Lalzit.Velopoje e te gjitha pikat turistike jane ngritur ne menyren perrallore resortet e politikanëve,miliarderëve, qe presin te behet amnistia e parave te tyre te pista. Vetem per punetoret,pensionistet, nuk ka para ky vend. I kane mbledhur pasuritë ujqërit, i ruajnë pasurite e tyre luanët, u dalin ne mbrojtje çakejte.
Besojeni se edhe negociatat qe u hapen do t’i pengojnë vete pardesyte e bardha. Do sajojnë grindje,sherre. Bashke me vitet kamaleonet nuk po munden më të nderrojne lëkuren.
Po dalin lakuriq,zbuluar. Skermsin dhembet. “Miqte” i kthyen ne armiq. Me armiqtë e deritanishëm po behen miq!. “Poshte…rrofte! Rrofte…vdektë..!
Lavdi…tradheti… Shterngojne duart …tregojne grushtat ne fetyrë njeri tjetrit…
Te gjitha skenat jane te lejuara.qe nga ulja ne gjuje para popullit e deri te djegiet e shkaterrimet e institucioneve. Vetem nje mbetet qellimi. Te rrotullohet mulliri rreth atyre 50 veteve qe ua njoha emrat qe kur isha vajzë e re,e po vazhdoj t’i degjoj deri tani qe po me vjen fundi.
Zoti eshte i madherishem!. Ka nxjerre ligjin e vdekjes. Vërtete ndjejne dhimbje kur na ikin te miret,por pastron edhe ata qe i marrin shpirtin njerezve.
Uroj që te mos jemi të denuar aq shume,sa t’i shohim pasardhesit e tyre, te trashegojne fronin e baballarëve,si mbreteritë.