Ali Sh. BERISHA
EDHE NJË YLL U DOGJ
Mbase do flasin dhembshëm gurët e faqosur
O i madhi Moikom
Ike i vetmurosur e shkapërderdhur
Korife në amfiteatrin që po kafshohet
Oreolë duke i qëndruar
Madhështisë mu në themelet e trashëgimisë
Zot mos hidhëro vetën n’këtë vorbull
Epshesh të shfrenuara
Qetë tashti kalo purgatorin
Orgjive le tua ndalin turrin të nëpërkëmburit
15.06.2020
Prishtinë
SONTE DO TË PI TRISHTIM
(Akrostik Silkes që ka mbyllë sytë
përgjithmonë)
Sonte nuk fle
Idhshëm do të pi trishtim
Le të dehem që pastaj të piskas
Krisht në vërvishtë
A s’po të duket vetja i ligshtë
Liri të falësh jo të marrësh
Iridën pse ma erre
Radhëve të lirikës së Silkes
I vrazhd edhe mbi lulet
Aromë që japin në lulëzim
Botës iu solle dashurisht
Liri lirshëm si gjeraqinë
Uragan hyre te ne shqipërisht
Mbase Naimi të flejti n’zemër
Burbulë në sofrën e vargut
Ah ç’m’i erre sytë
Hirësi që tashmë fle
“””””””””””””””””””
GJERDAN LULETHANE
E dashura ime
Nëse të pyesin për mua
Një ditë
Mos u mëdysh
Thuaju me krenari:
Ai më dashuron
Më dashuron
Forcërisht…
Zemra ime
Nëse ta zënë për të madhe
Një ditë
Për këputjen e verigut
Hedhjen e kusisë së oxhakut
Dhe këputjen e bistekut
Thuaju shkurt:
Ai më do
Me balluke
Pa verigje
Dhe kusi të zeza
Zonja ime
Kur bashkonim shikimet
Në korridorin e dritës
Shtatet tona dridheshin
Fluturonim
Thoja:
Ajo mua më do
Më do
Forcërisht
E dashura ime
Një ditë më humbe
Të humba
Që pas shumë vjetësh
Zëri yt të arrijë
Shkrepëtimë
Në lotin tim
The:
I dashuri im
Tash e tutje
Do të vallëzojmë
Pavdekësisht
Me gjerdan lulethane
Në gjoks