TË DUASH E RESPEKTOSH VETEN!
E dashur vetja ime! Dua të të them se jam e lumtur me ty!
E di se jeta të ka përplasur në shumë dallgë, aq sa ato ‘shuplaka’ të kanë goditur aq fort sa duket sikur ti u bëre një shkemb.
Vetja ime, e di që se ke patur aspak të lehtë, të është dashur të luftosh dyfish jo vetëm për aftësinë, por dhe për shkak të bukurisë dhe zilisë. Por ti ja ke dalë, ke qëndruar në këmbë ashtu siç nuk do mundte askush. Ndaj ji krenare për çdo gjë ke arritur falë aftësisë tënde.
Merr frymë, çlirohu nga ankthi i çdo dite, pranoji gjërat ashtu siç janë dhe jetën ashtu siç vjen. Ji e durueshme, beso te vetja, je në vendin që duhet të jesh dhe askush nuk e bën dot atë që ti e bën plot pasion, madje meriton më shumë.
Disa herë ke menduar se ke gabuar, por jo, ti ke bërë atë që duhet. Sepse je mbështetur në forcën tënde, ti nuk ke nevojë të jesh e dashura, gruaja apo ‘plaçka’ e askujt, por meriton të jesh personi për të cilën, duhet të të meritojë dhe vlerësojë. Mos lejo të të krahasojnë me askënd, sepse ti je unike, ti ke personalitetin dhe aftësinë që askush tjetër s’do mundet dot kurrë ta ketë. Prandaj, rrethoju nga njerëz që ta dinë vlerën dhe largoji ata që të tradhëtuan apo flasin pas krahëve.
Por, ata që të kanë zhgënjyer ose tradhtuar, mbajini mend për atë që ju mësoi.
Vetja ime!
Asnjëherë nuk jam penduar pse kam fol. Shpesh jam penduar përse nuk kam folur. Nuk kam turp t’i numëroj në fytyrë çdokujt atë që meriton. Nganjëherë s’dua të flas për gjëra që nëse vërtet do të flisja, do t’ja mbathnin nga sytë këmbët ato femra që bejnë ‘Shënmërinë’, por në fakt edhe vetë janë koshinte që s’dinë të bëjnë gjë tjetër veç ta mbulojnë paaftësinë me lloj-lloj formash nga më të ndyrat. Nëse do flisja, ata që bëjnë babain e bashkëshortin shembullor, do t’ju shembej para syve ‘dashuria’ e shtirur. Por si mundet njeriu shpërfytyrohet e bëhet përbindësh para gjërave pa vlerë. Si mundet?
Sa shumë gjëra shohim dhe bëjmë sikur s’kuptojmë, sa shumë prova kemi dhe se plasim ‘bombën’. Por pak durim, ka një kohë kur duhet dhe të heshtësh për pak, mund të jetë pak më mirë për zhurmën që do bëjë ‘bomba’ nesër.
Atëherë s’ka më vend as për t’i mohuar e as për t’i mbuluar.
Më mirë prit dhe shijo pak aktrim nga të gjithë. Por akoma se dinë se vetëm perrallat kanë fund të lumtur.
Por nuk di çfarë emri ti vë akoma??? ….Jo e kam gjetur, thjesht po pres momentin dhe … Unë e di çfarë emri ti vë, por mos harro:
Unë e di çfarë emri ti vë, por mos harro: ”Ji vetvetja dhe mos ler asnjë të të shkelë. Jeta është e bukur për t’u mërzitur për gjëra pa vlerë. Ti e di vlerën tënde, ndaj peshoje dhe vetëm ec përpara. Mos u ndal asnjëherë, bë atë që ti ndihesh mirë e mos tolero askënd që të pret rrugën. Nuk është asfalt, po ku shkel ti mbin lule, sepse je një lule’’