Kushe eshte
Alma Mehmeti

Lindur, rritur dhe shkolluar në Tiranë.
Pasi mbaroi Gjimnazin, emigroi në Itali. Pas 20 vjetësh në këtë shtet, u shpërngul në Angli, ku jeton ende sot.
Ndër preferencat e saj, janë krijimi i fabulave dhe poezive, së fundi edhe tekste këngësh.
Libri i saj është botuar para disa kohesh, titullohet “Shpresën mbaj tek ti”- Vllamasi 2017
Ka gati për shtyp dhe libra të tjerë.
Disa nga poezitë e saj u botuan ne antologjinë poetike ” Na bashkoi poezia 2 ” me pjesemarrje te disa poetëve shqiptare. Disa të tjera në gazetat e kohës , në revistën <Klubi i fëmijëve> me fabula dhe tregime si dhe në sitet web.
E angazhuar dhe aktive në you tub me interpretime nga poezite e saj dhe mjaft poetëve shqiptarë dhe të huaj. Aktive dhe ne rrjetet sociale, ku ka marrë mjaft vleresime!
TASTIERË E SHPIRTIT TIM
Sa herë mbi gishtat tua thura melodi,
Tastierë ishin për zemrën time,
Bëheshin mike kur ndjenin vetmi,
Klithma të egra veç në ëndërrime.
Një herë tastierë, një herë fizarmonikë,
Përkëdhelnin ëmbël dhe pa ndrojtje,
Një herë violinës i binin me frikë,
Një herë thika bëheshin për mbrojtje.
Ah,kjo tastierë e marruar,
Si ngjalë rrëshqet mbi trupin tim,
Sonate ndjenjash per te krijuar,
Gjuha laps u bë për vizatim…
Partiturë në fletë të bardhë,
Një muzikë pa nota shkruar,
Flokët mbi shpatull e imja kitarë,
Krijonin melodi shpirti të harrbuar…
ALMA MEHMETI
Kushtuar prindërve të larguar në këtë kohë pandemije
Nënë ku je?
Gjirin me gjumësht blete,
Lotin tretur në mërgim,
Aroma jote s’më ngopi,
Tani s’thahet loti im,
Ike me shpirt të lënduar,
Zërin, syrin nuk ma pe,
Dhe atje rri e vajtuar,
Nuk të hodha një dorë dhe,
Nënë moj nënë ku të gjej,
Të kërkoj çdo natë në ëndërr,
Ike sy i pa mbyllur,
Dojë të më shihje dhëndërr,
Emigrim qofsh i mallkuar,
Në të mirë e në te keq,
Zemrat tona pa qetësuar,
Njëra qan e tjetra heq,
Ti moj dorë e fshehtë tinzare,
Të gjorët për jetë na ndave,
Nëna shkoj me buzë të tharë,
Syri im mbeti pa parë.
I mjeri atdhe
Oh mor atdhe i mjeri atdhe,
S’ka ngel kush pa të rrjep e pa të pre,
Të gjithë si shkaba mbi ty janë sul,
Ca me të ngrënë e ca poshtë me të ul,
E ca të tjerë shpirtin ta vodhën,
Veç pleqnia të ka ngel në votër,
Veç pleqnia pranë oxhakut me tym,
Ty atdhe t’kanë lanë pa frymë,
Po ç’ka nane je kur fmitë si mban në gji?
Humb e shpërnda nëpër botë jetim,
Ti që historinë e shkrujte me gjak,
Tradhëtinë vrave me marr hak,
Ah moj Shqypni sa burrni ke pas,
Edhe gratë trime e me nder gjer në palcë,
Gratë Suliote nga shkëmbi ranë,
E nuk e përdhosën kurrë vatanë,
Dhe një shpatë Skënderbeu,
Si dragua vrau e preu.
Po sot Atdhe hallin si e ke?
Mrenë për mrenë me çakenj e hijena,
Veç gjak i zi të buron ndër vena,
Po çka nane je kur s’mendon për askan?
As për shpinë tanë e as për fëmiun tand?
Dhe ne sytë i kena tek ti,
Ngado shkojmë të ruajmë në gji,
Hajt një president e ik një parti,
Populli i mjerë s’po din me kë t’rri,
I vramë e i pa ngranë,
I vdekë e ndhe pa shtanë,
Oh medet, kujt me ju qa?
Keni ngel pa nanë e pa baba,
Edhe vllazninë ça e hapërda,
Kur takohena nuk njihemi ma,
E nipër e mbesa lind e rrit të huj,
Që shpirti i gjyshit dhe i gjyshes të vuj,
Kujt dorën me ja shtri për kët mizori?
Ju që dheun tuj e shisni për flori,
Po sa do hani o derra të pa ngop,
Ju që veç veten tuj keni shokë,
Ju që u mësutë në vend të ujit pini gjak,
Ju që të vrisni e qani prag më prag,
E kur s’na don nana, njerka s’ka mëshirë,
Na shet e na blen nëpër botë shumë lirë,
Ndaj vllezën e motra ju mos qani ma,
Me kokë të ulur kur flasni pa za,
Bëhuni nji si Skënder
dikur,
Si Ismaili që s’ju dhims vetja me ngrit flamur,
Jeni stërnipa të trimave që ngelën në histori,
Ngrihuni e bani një shtet të ri,
Hapni një gropë e groposni kalbsina,
Mbi to të mbijnë manushaqe, ullinj e dafina,
Të mbij paqa, burrnija dhe besa,
Të thahet loti dhe të lulëzoj shpresa.
Më duaj
Më duaj kur zemrën ta thyej pa dashje,
Kur lotin ta mbledh nën qepallë,
Kur dashuria ime bën kapriço,
Dhe ti çelësi i zemrës time, vetëm fal,
Më duaj siç të dua edhe unë kur gremisesh kalldrëmit,
Ngrihesh i gjakosur dhe pa shpresë,
Unë gjithmonë në krahun tënd , shqiponjë,
Deri në fund, deri sa vdekja të më presë,
Më duaj, më duaj pa fund dhe pa kushte,
Edhe kur të lodhesh nga tekat e mija,
Vetë dashurija, djall në errësirë,
Më zgjoj nga gjumi kur unë po flija,
Zëri yt në tunel të thellë më thirri,
Sonambul, të ndoqi zemra guximtare,
Zemra jote me derë hapur më priti,
Dashurinë time ëndërrimtare.
Alma Mehmeti
Bija ime
Udhëtimin me ty nisa,
Bija ime copëz shpirti,
Nga ti sot më pak, isha,
Kur jeta emrin nënë më ngjiti,
Unë u rrita, ti u rrite,
Bjer e ngrihu gjunjë coptuar,
Shumë herë harruam në vite,
Jeta është vijë e lakuar,
Dy planete unë dhe ti,
Toka e rëndë me halle shumë,
Ti je Hëna që veç më ndrin,
Ndalon shiun dhe lotët lumë,
Edhe çadër u bëre shpesh,
Më ruajte nga shi e borë,
Trishtimim në errësirë më xhvesh,
Gjithmonë gjej të zgjatur një dorë,
Shikimi ynë përplaset horizontit,
Rrethrrotullimin se ndalim kurrë,
Duart shtrëngojnë kalimthi çdo ditë,
Mes nesh i shëmbur gjithmonë një mur.
Sara dhe qukapiku
Çuk, çuk, çuk e çik, çik, çik,
Çfarë po bën o qukapik?
Pemë më pemë ti fluturon,
Në mes tyre çfarë kërkon?
Mos në zgavër vezë ke fshehur?
Për ti ngrohur i ke mbledhur,
Në fole të vësh ti bebat,
Me ushqim t’ja mbushësh sqepat,
Më thuaj mos mi fsheh kot,
Në frigorifer kam vezë plot,
Sa kokrra do ti sjell tani,
Me shportën të ndërtoj shtëpi,
Kështu do luaj dhe unë me ju,
Z’do çukitësh me sqep çdo dru,
Mami pazar na bën çdo ditë,
Ti të rrisësh çilimijtë,
Dëgjon qukapiku dhe thotë,
Ti moj Sara a e gjen dot?
Çfarë kërkoj me sqepin tim?
Nëpër pemë gjithë gjelbërim,
Ke fshehur vezë, thotë Sara me vrap,
Sikur dikush kërkon ta kap,
Jo moj Sarë nuk janë vezë,
Ushqim kërkoj unë çdo mëngjes,
Sarë moj e mira Sarë,
Ushqimin se blej në pazar,
Me sqepin tim si çekiç,
Krimbat kap pa u lodhur hiç,
Shtëpinë e ndërtoj vetë,
Me kashtë, shkopinj dhe fletë,
Nëpër pemë folenë kam ngritur,
Grabitqarë për mos të pritur,
Sara shikon gjithë habi,
Të gjitha këto më bëjnë çudi,
Përse???? -qukapiku thotë,
Ti në shkollë shkoke kot,
Çfarë bën ti kur bie shi?
S’ke as çadër, as çati,
Skam nevojë të shkoj në shkollë,
Jam e zgjuar mëndjehollë,
Kur të rritesh edhe pak,
Këtu në pyll ti hajde prapë,
Mësuesja do ta spjegoj,
Si edhe sa unë jetoj,
Tani kthehu në shtëpi,
Se mami do shkoj në polici,
Do thotë Sarën ku e kam,
E di, se edhe unë nënë jam,
Ndaj rregullin e prindit ndiqe,
Sepse rruga ka rrezigje,
Bëhu e mirë edhe e zgjuar,
Për studime e pa përtuar,
Kur të duash hajde sërisht,
Unë do të njoh nga flokët bër’bisht,
Mos hajde vetëm asnjëherë,
Që unë të kem mike përherë.
Alma Mehmeti