Syri im mbeti pa parë.
Nisa të mbush një kullësë me merita,
Kush e kush më bëri nder në jetë,
Ajo mbush e zbraz, me durim e prita,
Pastaj kujtova sa ndere kam bërë vetë,
Me orë e lashë të mbushej nën ujë,
Diçka do mbetej në mos plot,
Ndere të zbrazëta që bëjnë veç bujë,
Pres të mbushet por është e kotë,
Mësova të kënaqem edhe me lugë zbrazët,
Dhe pse hiçi kurrë s’të ngop,
Unë si kërrmilli i avësht,
Prita falënderime, por askush s’ti thotë…
Dikush që ndere nuk bën kurrë,
Di vetëm të ruaj egon e sëmurë…