12 C
Tiranë
E enjte, 27 Mars 2025

Alqi Deda

 

” ESHTE I VERBER KUSH SHIKON ME SY” (ENSAIO SOBRE A CEGUEIRA . ESE MBI VERBERINE) “PER MENDIMIN TIM NUK JEMI BERE TE VERBER, SIPAS MEJE JEMI ,TE VERBER QE SHIKOJNE , QE DHE DUKE PARE ,NUK SHIKOJNE “
Drita e verdhe u ndez. Dy automobile ne fillim i nisen me shpejtesi para se te ndizej drita e kuqe. Ne sinjalin pedonal u duk silueta e gjelber.Njerzit qe prisnin filluan te kalonin rrugen duke vrapuar ne vijat e bardha te lyera ne te zeze të asfaltit qe i ngjanin Zebres . Automobilistet te pa duruar ,me kemben ne pedalen e freksionit.mbanin makinen ne tension…me ne fund ,drita jeshile u ndez,makinat u nisen me nxitim por shpejt u kuptua qe nuk ishin nisur te gjitha…Disa shofere dolen perjashta per te shtyre makinat qe te mos bllokonin trafikun,trokasin te inatosur ne xhamat e mbyllura…arrin te hapet nje xham , jam verbuar…jam verbuar… …Ate nate i verbri enderroi qe ishte i verber … …Mjeku i pyeti,nuk ju ka ndodhur me pare,dua te them,e njejta gje si tani,apo dicka e tille .Kurre doktor,une bile as gjyslike nuk mbaj,dhe me thote qe ka ardhur ne menyre te papritur,po doktor,si nje drite qe fiket,me shume si nje drite qe ndizet,keto kohet e fundit ke ndjere ndonje diference ne shikim,Jo dr,ka ose ka pasur ndonje rast verberie ne familjen tuaj,midis prinderve qe kam njohur ose kam degjuar te flasin,asnje,ke qene i semure nga diabeti,jo dr,nga sifilizi,jo dr,nga hipertensioni arterial ose intrakranika,per ate intrakranika nuk di gje ,per te tjera jam i sigurt qe jo,ne gisht i bejne i marrin gjak per analize,ke pasur ndonje dhimbje te forte ne koke ,sot ose dje ,jo,dr,sa vjec jeni,38,mire ,atere shkojme te egzaminojme syte.I verberi i hapi ,si per te lehtesuar egzaminimin,por dr,e mori per krahu dhe e uli mbrapa nje aparati qe me pak immaginazione do te kishte mundur te shikonte si nje model i ri te rrefimit,ku syte do te kishin zene vendin e fjaleve,me rrefenjesin qe vezhgon mjaft mire ne shpirtin e mekatarit,mbaji syte hapur,mos leviz…Nuk gjeti asgje te kornea,asgje ne sklere,asgje ne iride ,asgje ne retine,asgje ne kristaline,asgje ne macuta lutea,asgje ne nervin optik,asgje ne asnje vend,as ne koke asnje goditje,demtim…perderisa syte e mi jane ne rregull,si thoni,atere pse jam i verber,duhen bere analiza me te thelluara…
Kjo eshte nje pjese qe eshte nxjerre nga romani “Verberia” i shkrimtarit Joze Saramago i lauruar me cmimin Nobel ,me 1996 ,qe eshte i vetmi deri tani ne gjuhen portugeze dhe natyrisht nuk eshte nje rastesi. Ai lindi ne 1922 ,4 vjet para se te vendosej diktatura fshiste ë Salazarit. Familja merrej me bujqesi.Nga veshtiresite ekonomike u detyruan te shkonin ne Lisbone .Ai ndrepreu studimet. Jeta e tij ka kaluar ne veshtiresi te panumurta dhe ka provuar profesione te ndryshme qe nga farketar,mekanik dhe diszenjator ,deri sa gjeti nje pune qe i lejonte te merrte nje kulture per letersine qe me kalimin e viteve e mundesoi per te ushtruar detyren ne nje shtepi botuse.Mendje hapur ,me ide te perparuara per kohen por jo me regjimin qe ishte ne fuqi qe shume nga artikujt e tij u censuruan ,dhunuan fjalen e lire e pse jo e persekutuan.Romanin e pare e botoi me 1947 “Toka e mekatit” qe u prit ftohte nga lexusit dhe kritika ne te cilin pershkruan me dhimbje dhe ironi gjendjen e mjeruar dhe poshteruse te argateve qysh prej 4 brezash te cilet shfrytezoheshin egerisht nga klasa e latifondisteve. Romani solli dicka te re qe ishte per te vleresuar, stilin e tij te theksuar inovativ .Nderkohe punon dhe si kritik letrar.Per ti shpetuar policise sekrete politike te Salazarit ,regjistrohet ne PKP. Mbas renies se regjimit fashist me 1974,i quajtur ndryshe si” viti i revolucionit te karafilave” per shkak te levizjes ushtarake qe kundershtoi regjimin fashist dhe perdoren si distingtive,karafilat.Saramago me ne fund ju kushtua teresisht letersise ,duke lene te rrjedhe lirshem mendimi i lire dhe ne saje te punes e te perkushtimit ,me 1998 mori cmimin “Nobel” qe ju dha me shume nderim atij shkrimtari qe:” Me parabole te mbeshtetur nga imagjinata,dhembshuria dhe ironia , na lejon te kapim nje realitet iluzor” Shume domethenese eshte fillimi i fjales se tij ne ceremonine e dorezimit te cmimit “Njeriu me i mencur qe kam takuar ndonjehere ,nuk ishte ne gjendje as te shkruante dhe as te lexonte” Bente fjale per gjyshin e tij. Krijimtaria e tij eshte e lakmushme per cdo shkrimtar .Lista eshte e gjate per ti permendur te gjitha ,jo vetem ne proze por dhe ne poezi. “Historia e sulmit te Lisbones” eshte nje roman po aqe madhor dhe me vlera te larta artistike.Ai u be shpesh pre e polemikave ne boten katolike per qendrimet dhe deklarimet e tij ateiste dhe pikpamjet komuniste vecanerisht me vepren “Vangjeli sipas Jezu Krishtit” qe e kishte ndertuar historine e Jezuit nepermjet shkrimeve te Vangjelit ,polemika qe vazhdojne ende dhe sot. I ndodhur para kesaj situate aspak te kendeshme ,u perball me arrogancen e personave te perulur e te neneshtruar dhe injorancen e tyre qe e detyruan te marr nje vendim ekstrem,duke u larguar nga Portugalia.Vendoset ne ishujt Kanare sebashku me gruan e dyte qe ishte perkthyesia e vetme ne gjuhen spanjolle.Dha fryme per here te fundit nga semundja e leucemise qe vuante per nje kohe te gjate me 28 tetor 2010 .La vetem nje vajze dhe nje trashegimeni me libra te panumurt . Saramago ka jetuar nen nje regjim te eger qe ju mohua cdo e drejte dhe e vertete qe kerkonte .Ai u be antar i PKP. Duke qene se njeriu eshte produkt i ambientit thoshte ai,te shprehura ne manifestin komunist atere e gjente me vend se duheshin ndryshuar keto te fundit qe te ndryshonte dhe shoqeria.Ai ishte kritik qe hera heres ishte theres ne shkrimet e veta,por dhe nuhates i holle , qe gjithe jeten ja kushtoi denoncimit te padrejtesive shoqerore.Armik i betuar i kapitalizmit qe ka dizumanizuar shoqerine; globalizmit,i demokracise se falimentuar b/kohore ,djallezore qe fsheh totalitarizmin e saj dhe nuk eshte ne gjendje te ndaloje pushtetin e pakundershtushem te multinacionaleve .Ai ishte komunist por e konsideronte ate si nje”gjendje shpirterore” qe ska lidhje me deformimet qe ju bene sistemit ne shoqerite qe pretenduan se e aplikuan ate. Lexusit dhe kritika e konsiderojne romanin “Verberia “si nje nder romanet me te mira te shkrimtarit.per portretizmin e nje shoqerie te verber qe lind si nje metafore te nje jete te kondicionuar nga egoizmi dhe paaftesia per te shikuar brenda shpirtit te te tjereve. Romani i shtjellon ngjarjet ne nje vend dhe qytet te panjohur kur nje shofer ka ndaluar para semaforit ne pritje per tu ndezur drita jeshile papritmas kujtohet qe ka humbur shikimin. Ne te tilla raste kushdo do te mendonte se ishte nje shqetesim i zakonshem qe ndodh gjate udhetimit,por ne fakt nuk eshte keshtu.Nga diagnostikimi rezulton nje verberi e shkaktuar nga nje semundje e panjohur qe e mbulon dhe jep ndjesine te nje bardhesi të ndritshme e ngjashme me nje det qumeshti.E vecanta e kesaj eshte se ajo nuk eshte nje rast i izoluar por shndrohet ne nje epidemi qe godit gjithe vendin.Te paret jane nje burre,nje vajze me gjyslyke te erreta ,nje doktor ,nje plak dhe nje femije .Ketyre autori u ka shtuar dhe nje grua,e shoqia e doktorit qe ne vend ti rrije te shoqit prane ne kete gjendje te paspjegushme ,hiqet sikur dhe ajo eshte viktime e kesaj epidemie .Nuk eshte rastesi qe Saramago ka zgjedhur figuren e nje gruaje ,qe i tregon lexusit katastrofen qe po i kanoset njerzimit ne te cilen eshte perzjere. Nje metafore e goditur si shpetimtare e kesaj situate te nderlikuar.Romani ka keta 6 personazhe qe permenda te cilet nuk kane identitet,as qyteti dhe as vendi, ska dialogje por ngjarjet rrjedhin natyrshem. Te besh nje krahasim qe vetem me kaqe pak personazhe eshte nderthurur gjithe subjekti i romanit te vleresuar me cmimin Nobel ,me romanin epokal “luften dhe paqen” të Tolstoit me 500 personazhe te duket nje gje e cudicme. Qeveria e ndodhur para nje situate te tille aspak te zakonte dhe per te zbuluar shkaqet e kesaj epidemie te verberimit ,vendos ti trasferoje te infektuarit ne nje godine qe ka qene dikur ,cmendine e pershtatur dhe e mbrojtur per karantine.Jo pa qellim eshte zgjedhur edhe cmendina qe ka nje kuptim metaforik.Dua te evidentoj se perdorimi i metafores ne kete roman eshte nje dukuri e zakonshme ,nje dhunti e shkrimtarit qe do te shprehe idete e tije nepermjet perdorimit te saj. Mysafiret e padeshiruar pa pasur mundesi te kene kontakt me boten e jashteme,i neneshtrohen nje izolimi,qe gradualisht me kalimin e kohes do jape efektet e saj negative .Perhapja e epidemise ben qe te mbushet pak e nga pak dhe godina duke rritur dhe shqetesimin per banoret ë preokupuar. Te gjithe banoret e mbyllur ,te ish cmendines ,nga kjo situate e krijuar ,e kushteve te jeteses dhe mungeses se kontrollit ,fillojne te harrojne ligjet me elementare te jetes shoqerore .Eshte e kuptushme se te mbledhur ne nje godine,gra,burra etj,te infektuar nga e njejta semundje qe me sa duket ska rrugedalje ,mbizoteron paniku ekstrem qe nuk vonon te jape efekte instikteve shtazarake qe e ka zanafillen njerzimi, duke treguar te keqen qe eshte kamufluar brenda,ne shpirtin ë njeriut.Ketu manifestohet ai tmerri ne te cilen njeriu shpreh gjithe zotesin e tij.Asnje smund te kujdeset as per vete dhe as per te tjeret.Te verbrit shpirtligj fillojne te kontrollojne shperndarjen e ushqimit per te mundur te kercenonin me te dobtit duke marre favore seksuale nga grate.Gruaja e doktorit eshte e vetmia qe seshte verbuar ,ishte imune dhe arrin qe te vrase kapon e te verberve te liq dhe te shpetoje grupin e saj nga shperthimi i zjarrit ne ndertese .Edhe jashte gjendja nuk eshte me e mire .Lufta per te mbijetuar mbjell dhune dhe tmerr neper rruge .Ndersa gruaja e doktorit kerkon te organizoje grupin e saj ,epidemia zhduket ne menyre te papritur e te pa spjegushme sic dhe erdhi dhe te gjitheve ju kthye serish shikimi. Romani eshte shume kompleks,meditativ,surrealist, i pasur me imagjinate sugjestionuse ….Romani ska identitet ,as vend as qytet dhe sic kuptohet nocioni i hapesires dhe kohes i kapercen kufijte dhe behet universal.Ne se bejme nje paralelizem qe natyrshem te vjen ne mendje atere bindesh se kemi te bejme me nje profeci qe e verteton koha. Ne keto kohe te trazuara qe po jetojme ,kur lajmet e koronavirusit mbushin ekranet cdo ore te dites me ngjarje te dhimbshme e te trishtushme ,ku perballesh me nje te keqe qe je i pafuqishem ta mposhtesh,kur njeriu vdes pa pasur njerzit e tij te dashur afer dhe per me keq percillen ne ate bote te vetmuar sic eshte dhe vete vdekja ,atere kuptohet dhe me mire vlera e ketij romani universal dhe mesazhet qe percjell.Sigurisht na ndihmon te kuptojme disa dukuri te jetes shoqerore,plage te saje qe mjafton te zgjatesh koken jashte dritares apo dhe nepermjet lajmeve se kesaj bote i mungon dicka madhore ,humanizmi. Me sa di une te pakten ,Saramago eshte nje shkrimtar pak i njohur ne vendin tone .Stili i tij ka dicka te vecante qe ve bazat e nje shkrimi pa rregulla ,qe karakterizohet nga frazat e gjata me perdorimin e vecante te shenjave te pikesimit,te privuara nga presjet,pa dialogje,ska pykpyetje qe jane zevendesuar me presje dhe personazhet e romaneve te tij jane njerez te.thjeshte. Romani eshte shume meditativ ,filozofik dhe evidenton prirjet dhe pikpamjet e tij si nje vezhgues i holle i shoqerise,dukurive dhe fenomeneve te saj duke i vene ne dukje nepermjet metaforave, meskinitetin ,egoizmin,individualitetin tone.Pertej tregimit sa origjinal aq edhe për t’u habitur, mesazhi është shume i fortë, ndikimi nuk na lë indiferentë, sot më shumë se kurre. Në një situate kritike që po përjetojmë, njerëzimi eshte i revoltuar,i zemeruar dhe i pafuqishem te operoje. Asgjë ndryshe nga ato që lexojmë në faqet e librit . Egoizmi dhe indiferenca ndaj atyre që nuk preken nga e keqja, shurdhimi përballë kërkesave për ndihmë, verbëria perballe atyre që zgjasin një dorë, frika nga ajo që nuk dihet dhe nuk kuptohet dhe pastaj .. të gjithe në humnerë, pa mundësi shpëtimi .Egoizmi dhe indiferenca shndërrohen në zemërim, agresivitet, dëshirë për të mbijetuar duke u nënshtruar ndaj të tjerëve,… atëherë vdekja, vdekja që gjithnjë besohet të jetë e largët, sikur të ishte një i huaj, si e kundërta e jetës, kur vdekja është brenda jetës, por ne e harrojmë atë, derisa të na prekë.Te vine vetvetiu ne mendje fjalet e vajzes me gjyslike: “Kush e di ne se midis ketyre te vdekurve nuk do jene prinderit ë mi dhe une kaloj prane tyre dhe nuk i shikoj ” dhe me tej akoma gruaja e doktorit :”Eshte nje zakon i vjeter i njerzimit ,te kalosh prane te vdekurve dhe mos ti shikosh ” Eshte me vend ndoshta te evidentoj se autori,fale pikpamjeve qe ka,menyren si e kupton dhe shikon jeten ka dhe nota trishtimi e pesimizmi qe e pengon te shohe dhe ate cka eshte pozitive, shpresen qe egziston por qe sigurisht nuk jane mbizoteruse . Analiza qe i ben kesaj situate me pak fjale,te kursyera por me domethenie (“Drita, kjo dritë ishte shndërruar në zhurmë për të”), e trajtuar si ne sensin fiziologjik (“Sytë ashtu siç thuhen, nuk kanë shprehje, ato janë dy gjera që mbeten atje inerte , janë qepallat, qerpikët dhe gjithashtu vetullat që duhet të marrin përsipër elokuencat e ndryshme dhe retorikat vizive, por fama i ka sytë “), dhe me tej akoma (” Brenda nesh ka një gjë që nuk ka emër, dhe kjo është ajo që jemi “),.Ne fakt romani ka shume refleksione dhe citate qe sintetizojne idete e tij per shume probleme qe perballet shoqeria njerezore sic permenda dhe keto me siper . Eshte shume filozofike ta pohosh,nje mesazh universal,qe te ben te mendosh gjate nga nenteksti qe permban se: “Eshte i verber kush shikon me sy”. Po mund te gjejme fjale te tilla te gjetura qe shprehen nepermjet personazheve se “…ishim te verber qe ne momentin qe jemi bere.Frika na ka verbuar, frika do na mbaje te verber” te cilat jane kuptimplote.Eshte mjeshteria dhe aftesia e autorit qe pasqyron nje shoqeri qe pasi humbet shikimin ,vezhgon se si bien dinjiteti,personaliteti,solidariteti,umanizmi duke nxjerre ne pah nje mase njerzish te verber ,egoista,te inatosur e te egersuar. Ai tregon per nje shoqeri qe eshte e pa afte,pa sy, te jetoje ne shoqeri dhe te organizohet e te funksionoje .Ne qender te kesaj shoqerie eshte njeriu qe ne fund te fundit ,cfare e ben te jete i tille ,ndryshe nga kafshet, ne se atij i privohen te drejtat me elementare te jetes ;sy per te pare,ushqim per te ngrene ,uje per tu lare etj. Jane ato qe e bejne ate nje qenie umane. Personazhet jane vene jo pa qellim ,pa identitet por epitetet e perdorura si burri me fashe,vajza me gjyslyke,doktori,femija i venger,gruaja e doktorit mund te dallohen kollaj ,megjithate te krijojne idene se i njeh mire.Saramago, për shkak të verbërisë së tyre, i bën ata të shprehin ato që janë në të vërtetë. Aftesia e tij eshte të përshkruaje atë që qëndron jashtë nesh dhe tek ne, pa parë. Ai duket, vëzhgon, përshkruan, rrëfen pa qene nevoja , për të rënë në detaje as me emrat dhe karakteristikat fizike. Ai nuk i përshkruan personazhet e tij per vete faktin sepse i intereson vetëm t’i thotë njeriut, se detajet e vetme që hetojnë dhe nxjerrin në dritë, janë ato të shpirtit. Pyetja qe vetvetiu te vjen ne mendje kur lexon keto faqe te romanit është: si do të silleshim sikur të ishim në vendin e tyre? Me figuren e gruas jemi ndalur jo pak por eshte nje figure qe te intrigon dhe rreth saj ,gruas se doktorit vertiten te gjithe ,sepse ka dicka me teper qe te pakten nuk ka humbur shikimin ,eshte e vetmia qe vazhdon te shikoje diellin qe lind dhe pjesen tjeter te botes por eshte dhe e vetmia qe shikon te keqen dhe indiferencen qe i rrethon .Ajo asiston ne dekadencen e qenieve njerezore ,ne instiktet e tyre shtazarake .Ajo u jep mbeshtetje dhe mbrojtjen atyre qe se kane,aqe sa mundet, ndihmon ne mjekimin e plageve dhe nevojave te tjera. Ajo eshte simbol dhe misherimi i nenes,gruas ,i femres …Keto figura jane dhene me vertetesi dhe percojne idete dhe mesazhet e shkrimtarit.Sigurisht te gruaja e doktorit ,shikojme dhe simbolin e shpreses qe eshte krejtesisht e perligjur nga vete misioni qe ka. Midis dhunes dhe shpreses,ajo me nje gjest dashurie do tu ktheje shpresen njerezve. Godina e karantines shpreh ato instikte te njeriut qe i analizova me siper por fjalet e gruas se doktorit se: ” Ë gjithe bota eshte ketu brenda “. Dhe vertet aty brenda asaj godine eshte e mjaftushme per te kuptuar te gjitha instiktet e njeriut qe ne ca kushte e rrethana te caktuara shperthejne me gjithe forcen e tyre…Gjithe esenca e kesaj historie shprehet ne faqet e fundit te librit qe na e thote e shoqia e doktorit..”Sipas meje ,nuk jemi bere te verber ,jemi ,te verber qe shohin, qe dhe duke pare ,nuk shikojne” .Vete shperthimi i zjarrit ,ka nje kuptim metaforik., Pasi na bëri të prekim tmerrin dhe përshkruajë mjerimin e njeriut ne kete aventure te gjate ,Saramago bën që tu kthejë shikimin , si në fillim qe e kishin humbur atë, me një lehtësi të papritur, e cila duket se dëshiron të pohojë, përkundër të gjitha provave, se në jetën tonë pre e rrezikshmerise se verbërise se arsyes, jo të gjitha janë ndoshta ende të humbura.Në rrëfimin e tij fantastik, Saramago skicon metaforën e madhe të njerëzimit te egër dhe shtazarak, në pamundësi për të parë dhe dalluar gjërat mbi bazën e racionalitetit. Rezultati është një roman me vlera universale mbi indiferencën dhe egoizmin, mbi fuqinë dhe padrejtesine, mbi luftën e të gjithëve kundër të gjithëve, një denoncim të ashpër të errësirës së arsyes, me një spirale te paster të dritës dhe shpëtimit. Pa te ardhme ,e tanishmja nuk sherben,eshte sikur mos te egzistonte fare. Duke lexuar kete roman me nje cmim prestigjoz sic eshte “Nobel” ,per vlerat qe ka ,cdo lexues ka te drejte te pyese ,se cfare mesova ,cilat jane ato qe mbeten? Sigurisht lexusi ashtu sic i vijne ne mendje ato pyetje nuk besoj qe mos te kete nje pergjigje apo mos te kete krijuar nje mendim,ide apo dhe konkluzion.Cdo njeri e kupton sic e kupton ai. . Të shohësh nuk do të thotë të kuptosh: një vështrim i vërtetë në botë është rezultat i përpjekjeve, punës,studimit, njohjes,është një tregus qe shpreh intelektin dhe nivelin kulturor,një rrugë që duhet të merret sepse mund të te çojë në shpëtim. Ideja themelore është kjo: njerëzit janë të verbër.
Jo me kot ,ne vijim te ketij shkrimi,po ju sjell ne vemendje , nje pikture “Te dashuruarit” , te Rene Magritte i njohur ndryshe si” piktor i endrrave”.Eshte nje pikture e vitit 1928 qe te intrigon per te zbuluar se cfare fshihet midis enigmes dhe verberise. Ai ka qene nje nga piktoret me te medhenj te surrealizmit.Pa dashur te futem ne detaje sepse ai eshte nje univers me vete ,Saramagon dhe Magritte ne kete rast qe folem per romanin “verberia” i bashkon i njejti kuptim.Jane te dy surrealiste .Ne roman jane te verber qe nuk shohin,ndersa ketu nuk shikojne se jane te dy te mbuluar me carcaf, te verber qe shikojne po skane cfare te shijkojne se kane nje perde qe si lejon.Pamundesia per te komunikuar,per te manifestuar nje ndjenje,ndoshta e pamundur ose eshte dhe ireale…nje dashuri…qe ndoshta nuk egziston.Sigurisht ato kane interpretimet me te detajuara por ne esence jane ,njerez. Mesazhi është i rëndësishëm për poetikën surrealiste të Magritte, i cili dëshiron të kujtojë se sa e pamundur është të njohësh me të vërtetë njëri-tjetrin kur të gjithë kanë pamjen e tyre thjesht subjektive të botës.Karakteristike ë punes se tij ka qene interesi per tu drejtuar ndaj asaj qe nuk shikohet.
Ne mbyllje po i rikthehem dhe nje here asaj qe ka thene Saramago ne fillim:”Per mendimin tim ,nuk jemi bere te verber,sipas meje jemi, te verber qe shohin ,qe dhe duke pare ,nuk shikojne”
Alqi Dede
Bolonja 12.04.2020
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.