14.5 C
Tiranë
E enjte, 6 Shkurt 2025

Alqi Dede

NEW YORK-NJE QYTET MARRAMENDES QE NUK FLE KURRE (Shenime Udhetimi )
New Yorku eshte nje qytet marramendes.Shume eshte shkruar per te .NY quhet ndryshe dhe “Molla e madhe ” qe ka dhe kjo historine e vet sepse cfardo emri qe ti vesh ,duke filluar nga kjo qe permenda deri te “Qyteti qe nuk fle kurre”, ai e emri qe i kane vene nuk ka kurrfare lidhje me formen e saj. Lidhjen e pare te emrit te NY me mollen e gjejme ne nje liber “The Wayfarer in NY” (Udhetari ne NY) te Eduard. S.Martin qe e krahason qytetin me mollen e madhe, e cila thith lengun e pemes ne kete rast ,kuptohet te NY qe i perket. Ne 1921 eshte nje gazetar sportiv ,Xhon Fitzerald qe vendosi ta titullonte rubriken e vrapimit te kuajve ,pikerisht rreth Molles se Madhe.Ne vitet ’30 I takon muzikes xhaz qe ti shtoje nje lidhje te re me te ngushte te qytetit me mollen “Ka shume molle ne nje peme,por kur merr NY,merr mollen me te madhe” e cila u be mode e perbashket e muzikanteve te kohes ,kenga me e kenduar.Ajo pesoi ndryshime te lehta me vone.Ishte Rudolpf Giuliani qe ne ’97 ne kujtim te gazetarit qe permendem ta bekoje kete emer dhe ta beje me popullor. Nga udhetimet e shumta qe kam bere ne Amerike ,kam kaluar disa here transit nga aeroprtet e ketij qyteti qe jane nder me te medhenjte e botes.Nuk dihen ku fillojne e ku mbarojne dhe ne brendesi te vet ,nje labirinth qe kur e ben per here te pare mund edhe te humbasesh po ste orientoj njeri. Qyteti nga lart I ngjan nje oktapodhi gjigand qe ka shtrire kembet e tij ne nje siperfaqe pa fund vecanerisht naten qe nuk arrin te dallosh qiellin me token sepse jane te shkrira ne nje -.Ishte nje rastesi e bukur qe mu dha rasti per ta vizituar 5 vjet me pare. Nga Bostoni ne NY te pakten duhen 4 ore per ta pershkruar.Rruga kalon ne nje pyll te pa mase qe e ndan ne mes.Keto sebashku me shume te tjera e te panumurta perbejne mushkerite e Amerikes,frymemarrja e saj.Pastaj te shfaqet qyteti gjigand me gratacielet qe gervishtin qiellin.Qyteti duket si nje masiv qiellgervishtese qe ka rregullsine e vet arkitektonike dhe urbanistike.Hoteli qe u akomoduam ishte i larte si te gjitha ndertesat ne kete qytet .Dhoma, ne katin e 20 a ndoshta dhe me shume te jipte nje kenaqesi te vecante.Ne nje ndertese kaqe te larte skisha hipur ndonjehere. Per njerzit e qiellit nuk eshte ndonje cudi lartesia por ajo qe te shikon syri. Ndertesa madheshtore qe duken sikur rreken te kapin lartesi ne gare me njera tjetren…Qytet ne levizje…Naten duket si nje lemsh I zjarrte dhe avenute poshte si lumenj dritash shumengjyreshe.Nuk lodhesh se shijuari kete mrekulli…Ne ato pamje qe te humbet mendja,mu kujtuan ashtu natyrshem shenimet e udhetimit te Kadarese ne vitet 70 ne mos gaboj,te libri “Nje Bote ne renie”. Midis madheshtise dhe shkelqimit te saje kishte pare dhe shume “plage” qe e brenin perbrenda dhe e conin ne renie te pashmangshme …Nuk ishte veshtire per ta kuptuar pse.E midis te tjerash dhe nje bisede me nje ane gjirokastrite qe i degjonte zerin matane telefonit me ate “u” karakteristike. Per cudi mu kujtuan memat tona, per gjithata qe u ndane e moren rruget e kurbetit dhe su kthyen me.Tani kane emigruar me mijera ketu ,dhe nga fshati im qe i kishin mesuar keto rruge qysh ne fillim te 1900.Midis tyre dhe nje xhaxhai im qe u rropat gjithe jeten dhe su mor vesh as vdekja e tij.I engri kurbeti thoshin…Kur je ne vend te huaj te merr malli per te gjithe .Sikur te kisha mundesi te shtrija krahet e imagjinates e ti mblidhja ,sic thote Makarenko do ishte nje gje e bukur. Kur dita agon dhe rrezet e para bien mbi qytet ne sfond ,ne ishullin “Liberty Island” duket madheshtore statuja e lirise .Ajo eshte simboli me domethenes i historis se Amerikes ,qe shpreh me se miri “lirin qe ndricon boten” .Historia e ndertimit te saj fillon qysh ne fund te viteve 800 ,me 1876 si dhurate e popullit francez me rastin e 100 vjetorit te revolucionit amerikan. Ajo u projektua ne France dhe mbrriti ne New York me 17 qershor 1885 por u vendos me 28 tetor ,nje vit me vone.E ndertuar struktura e brendeshme ,teresisht ne metal i perngjan kulles Eiffel ne Pariz projektuar nga Gustaf Eiffel. Ajo ka hyre ne histori si babai ,simbol I Parizit dhe Frances.Ajo nuk I perngjan vetem nga struktura e saj. Projektuar nga nje artist me emer Frederik Aguste Bertholdi ,vendosi qe te merrte si model per fytyren e statujes, pikerisht nenen e Eiffelit ,Charlotte. Statuja pa kuroren e saj qe ka nje kuptim alegorik, nuk do te ishte ajo qe eshte .Ajo u ekspozua se pari ne Pariz me 1878 .Lartesia e saj sebashku me bazamentin eshte 93 m dhe mund te shikohet nga nje distance 40 km.Fillimisht ngjyra e saj origjinale ka qene geshtenje po nga efekti I kripes se detit qe e rrethon eshte shndrruar ne jeshile. Vendosja e statujes ne menyre te tille te kujton nje fener dhe fillimisht nga dritat qe leshonte kryente dhe kete funksion per anijet qe kalonin. Shoku im i viteve te rinise Kujtim .Kryekurti. qe kemi sherbyer ne armen tone te dashur te aviacionit me ofroi nje dite te tere per ta kaluar sebashku . Jo vetem e pranova me kenaqesi por rezultoi ndoshta dhe me mbreselenia ne jeten time…Sigurisht qe eshte utopi ta mendosh se NY mund te vizitohet per nje dite por koha ime ishte e limituar. Viziten e pare qe bera ishte ne Muzeun e Historise natyrale qe habit te medhenj e te vegjel me historine dhe evolucionin e tokes, besnike ne ndertimin e ambientit dhe habitatit natyral.Qe sa futesh te befason me nje skelet madheshtor te nje Dinosauri dhe me tej eksponate te panumurta qe te duket sikur je realisht ne natyre. Ai eshte nga me te vizituarit ne Amerike. Dy citate te Rusveltit te bejne pershtypje qe ne hyrje…”Kurajua,puna e zellshme ,vetepermbajtja,mundi dhe intelegjenca jane te gjitha thelbesore per nje jete te sukseseshme…Ne fund te fundit ,karakteri eshte faktori vendimtar si ne jeten e nje individi por dhe te nje vendi, ” jane mjaft domethenese. Parku Qendror i NY eshte nje mrekulli me vete Ne dukje eshte natyral por me se shumti eshte e prekshme se cfare ka bere mendja dhe dora e njeriut.Ai eshte mushkeria e NY.I krijuar ne mes te atij ansambli madheshtor te ndertesave perreth,ka liqene te shumte,oaze per zogjte e shumte qe vijne e ikin,pista patinazhi ,parqe lodrash per femije ,fusha me bar per lojra, koncerte te ndryshme etj.Ketu eshte dhe finishi I maratones aqe te njohur te NY. Parku eshte shume relaksus per Nju Jorkezet por dhe per vizitoret e shumte qe vine. Distrikti financiar me zonen e famshme te Wall Streetit eshte zemra financiare,bankare dhe istitucionale me gratacielet lluksoze ,zyra te panumurta ,nje ushtri e tere n/punesish e bankieresh te veshur me se miri ,me kostume e gravata ,te cilet levizin me shpejtesi qe te humbet mendja se cfare bejne ,si punojne dhe per ke.Gjithe bota punon per ta. Ne nje rrugice te saj,ndodhet bursa e NY ,pjese e tij qe i ka fillimet e saj modeste ne vitin 1792. Bursa eshte tregusi i ekonomise boterore me statusin qe ka fituar.Ajo eshte nje monument i kapitalizmit amerikan dhe i tregut te lire por dhe me e madhja e botes qe menaxhon mbi 15 triliarde dollare kapital te kompanive te listuara.Nuk mund te kalosh pa e vene re dhe statujen e “Demit” qe simbolizon forcen,pushtetin dhe shpresen e popullit amerikan per te ardhmen.Por amerikanet smund ta harrojne qe ne kete zone e ka pasur seline dhe nje ndertese antike ku eshte zgjedhur president ,George Washington me 1789. Qyteti te josh e te frymezon me kuriozitetet e shumta qe ka.Kudo qe te kalosh eshte e pamundur mos te ndalosh me ato qe perballesh ,me historine qe ka e padyshim ta fiksosh ne aparatin tend. Dyqanet fantastike te Apple jane mbreselenes qe duhet te presesh nje kohe te gjate nga radhet pa mbarim . Por Time Square qe kemi degjuar jo pak dhe ne eshte nje befasi e kendeshme.Ajo eshte ikona e NY,zemra e tij,qendra me nevralgjike dhe e gjalle e saj.Ne fund te shekullit XX ajo ishte simbol i droges dhe i krimit,ndersa tani eshte trasformuar krejtesisht.Cfardo gje qe te kerkosh sic i thone dhe qumesht dallandyshe sic e perdorim ne,mund ta gjesh ketu ,aqe shumellojshmeri sherbimesh ka.Time Square ne mbremje,te vret me shkelqimin e dritave dhe reklamat qe as fantazia e njeriut sarrin ti kapi,me krijon pershtypjen se eshte pasqyre e gjalle dhe me tipike e kapitalizmit te sotem.Univers me vete qe mizeria e njerezve qe clodhen e defrehen ketu e bejne kete vend me karizmatikun e qytetit.Ngado qe te kthesh koken do shikosh gjigandet e amerikes,firma dhe kompani,me emer ne te gjithe boten ne nje nga rruget karakteristike te Shopingut, Fifth Avenue qe zgjatet ne nje gjatesi mbi 20 km.Eshte e pamundur ti permendesh emrat e Muzeve,librarine madheshtore e plot te tjera qe eshte e lodhshme dhe pa mbarim. Ne kete zone ndodhet dhe Madison Square Garden me stadiumin qe ka mbi nje 20000 vende dhe zhvillohen evente sportive dhe muzikore nga sportiste e artiste nga I gjithe globi .Ne se ju kujtohet ne vitet 70 te ketu jane zhvilluar ndeshjet e fameshme te boxit midis mbreterve te ketij sporti kaqe popullor ne Ameriken e asaj kohe ,Kasus Klay dhe Goe Frezer. Deshira per te pare sa me shume gjera brenda nje kohe te shkurter sigurisht qe eshte e lodhshme dhe e pa’ arritshme. Ne beme ate qe do bente cdokush po te ishte ne vendin tone.U ulem dhe u clodhem dhe meqe ishte koha e drekes porositem dicka. Nga nje pule sejcili te shoqeruara me garniture qe sme kujtohen tani se cfare ishin,te servirura me kulture ne nje tabaka te madhe. Te jem I sinqerte me trembi .Amerikanet punojne shume,se punes i thone pune por dhe hane shume dhe doemos dhe flene. Restorantet mbushur plot me nje personel qe gjendej gjithmone ne kembe por me nje rregullsi te cudicme..U mundova ti dilja ne fund asaj pules qe ishte e shijshme e shoqeruar me vere por…smunda…Morem dhe nje kafe ne fund dhe si zakonisht,sic e kemi ne shqiptaret,filluam nje muhabet te kendshem per vitet qe kishim lene pas ,peripecite qe kishim kaluar,aventurat e moshes ,per shoket e rene e plot te tjera qe ishte e mbushur jeta jone megjithe kufizimet qe kishte.Kujtimi eshte shok i kendshem ne biseden qe ben me te.Duke pare nga lart ku ishim, rruget e NY te krijohet pershtypja se ka levizje te paket, krahasuar me numrin e popullsise qe ka rreth 8.5 milion mos te themi dhe rrethinat me 18 milion e ca qe e bejne nder qytetet me te medhenj te botes. NY ka 11 avenu qe I pershkova te gjitha ne menyre te terthorte .Por NY leviz nentoke ne metrone e saj qe duhet thene se eshte nje nga me te vjetrat e me nje rrjet hekurudhe qe shtrihet ne te gjithe qytetin dhe lidhen me arteriet e te gjithe vendit.Ai eshte I shtati ne bote. Nje sistemi i tille trasporti u inicua qysh me 1869 dhe qysh atere ajo eshte shtuar e zgjeruar dhe modernizuar me teknollogjite me te fundit qe dhe tani qe po flasim per te ,ne disa sektore te saj eshte ne rikonstruksion.Per te mos fole per dixhitalizimin e saj qe u eshte besuar firmave me te medha me emer ne kete fushe.Po te shikosh harten qe eshte pasqyruar i gjithe rrjeti i metropolitanes me 427 stacione bindesh me se miri se njujorkezet levizin nen toke.Jane miliona cdo dite te javes perjashtuar weekendin qe po ta shprehim ne shifra jane rreth 5,4 milione .Kur u futa brenda dhe e pashe mbeta I cuditur. Qytet me vete ,me drita te shumta ,reklama pa mbarim,dyqane te firmave me te njohura ne bote qe te ofrojne sherbime te shumellojshme ,njerez te moshave dhe profesioneve te ndryshme qe jane vetem ne levizje ,shkojne e vijne nga qytete te tjera .Metropolitana ka gjalleri ,ka levizje ,ka jete . Asnjeri srri kot.Duket se cdo gje eshte vene ne vendin e vet,ka nje funksion te caktuar dhe respektohet nga te gjithe.Te vizitosh NY ,mendja te shkon dhe tek ajo tragjedi qe tronditi jo vetem Ameriken por gjithe boten,atentatin e 11 shtatorit qe u dogjen dy kulla binjake me rreth 3000 veta nga organizata terroriste Al Qaeda.Nje fatkeqesi e rende qe te dhimbset e te trishton.Aty ka pasur selite qendra boterore e tregetise .Ne te kane mbetur vetem hapesirat boshe qe kane qene dy kullat bynjake dhe dy shatervane madheshtore qe profilizojne dy kullat dhe rethojne memorialin . Aty eshte inaguruar me 2014 nje museum memorial kushtuar 11 shatorit qe organizojne cdo vit ,ne te njejten date ,perkujtimore per ata qe humben jeten.Muzeumi eshte ngritur pikerisht aty ku ishin themelet e kullave sipas projektit te ideatoreve.Mbi memorial jane ngritur serish kullat per World Trade Center.Njera prej tyre One World Trade Center,eshte 104 kate ,mbi 500 m lartesi qe kulmon me One World Observatory ,hapur me 2015 ne Maj.Qe ketu mund te shikosh gjithe NY. Nje mrekulli me vete.11 shtatori ishte nje tragjedi e rende por ai u be shkak qe e trasformoi kete zone nga ana arkitektonike U perkula me nderim e respekt per te perkujtuar ata qe rane nga kjo goditje barbare… Dielli ishte ne te perenduar dhe me sa dukej dhe ai per rastesi me ne ,perulej me nderim. Dalngadale po vinte mbremja dhe NY ska qetesi ,nga pikpamja kohore ndoshta egziston nje ndarje e tille por realisht qyteti eshte i zgjuar me ate ritmin e zakonshem. New Yorku eshte nje qytet qe nuk fle asnjehere. Drita ngado,qe llamburisin dhe shkelqejne kudo.Mbas kesaj dite te lodheshme te pakten per mua u ulem me gjithe refuzimin qe bera ne nje restorant ,buze oqeanit…Nje flad i lehte frynte nga deti dhe dallget qe perplaseshin …si vete jeta me ato mundimet,vuajtjet,gezimet e kenaqesit e veta.Keto kane qene brigjet e shpreses,te tokes se endrrave qe erdhen me sakrifica te medha…Jeta nuk eshte kaqe e lehte dhe duke cituar keto thenie te njerezve te medhenj qe kane udhehequr Ameriken sic ka qene Ruzvelti,kupton dhe me mire cfare motivi e ka nxitur kete popull per te arritur gjera kaqe te medha .”Eshte veshtire kur deshton por dhe me keq te mos provosh kurre tia dalesh mbane…Rezultatet qe ia vlejne mund te arrihen vetem nga njerez qe gershetojne ideale te denja me sens te duhur praktik “…tutje dukej statuja e lirise …dhe e demokracise. Ishte nje dite e lodhshme por jashtezakonisht e bukur .Ne mbremje qe u ktheva ne dhome ,u ula dhe po shikoja qytetin.Kush ka vizituar Ameriken dhe ska pare NY ,per mendimin tim ska pare asgje .NY te jep ndjenjen e madheshtise e perligjur nga mrekullite qe ka .Qyteti vizitohet nga mbi 60 milion turiste ne vit ,nje tregus shume domethenes.Keto mrekulli jane bere me pune ,amerikanet jane puntore .Ndoshta kurioziteti me shtyn tu them ca gjera qe me bene pershtypje se ne NY nuk pashe njeri te ulur qe rrinte kot pa kurrfare qellimi apo te pinte duhan rruges,te ecte me duar mbrapa apo te rrinin me duar te kryqezuara dhe per me shume ne xhepa.Amerikanet i kane pantallonat me xhepa te shumte por jo per te vene duart … Duke pare qytetin nga lart ,me kete shkelqim qe te vret ,te duket si nje planet tjeter.Nje qytet marramendes qe sulmon gjithmone lart ne kuptimin metaforik .Ne kerkim te formave e risive te reja qe marrin udhe nga ky qytet…Te pakten kete pershtypje me krijoi kjo vizite qe bera por qe si te thuash ,pashe vetem majen e ajsbergut te tij…ndoshta nje here tjeter…Pse jo.
Prill 2020 Alqi Dede
P.S. Me vjen keq qe NY ne kete perjudhe eshte goditur nga pandemia e virusit.Shume viktima dhe pasojat e saj te cilat e kane paralizuar perkohesisht.Por do ja dale…
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.