” UNE JAM PER TE DHENE JETE ,JO PER TE LENE NJERIUN TE VDESE” DR.SIMO SIMONIDHI
Shtepite e ndertuara ne Vuno , sipas Lirit u ngjasojne palazzinave te Italise se jugut qe kush e ka pasur mundesine per ti pare do te bindet ne vertetesine e tyre .Jane disa shtepi tipike , karakteristike .Ne boshtin qendror te fshatit ,ne se do ta quajme keshtu ka qene kula e konomet qe me prishjen e saj i kane hequr nje pjese te bukurise ,shtepia e spiret qe te mrekullon me ndertimin e saj , keshtjella e kasnecet dhe me lart ajo e Kristo Kokes qe eshte nje mrekulli me vete dhe ajo . per te vazhduar me zgjatimin me poshte te kula e Shane Kotes. Shtepia e Simet ,nuk ben pjese ne kete bosht por dhe ajo eshte e vecante qe eshte ngritur ne nje vend te dukshem. Per mendimin tim nga pikpamja e pozicionit e ka shume te lakmuar dhe te bukur ,me nje diapazon shikimi shume te gjere ndoshta me shume se te tjerat ; nga pikpamja e ndertimit te befason ku e kane ngritur ,ne nje masiv shkembor qe ka dalje perpara dhe cuditesh ku e ka mbeshtetjen .Te krijohet pershtypja si nje tip keshtjelle te shek.17-18 . Te cudit menyra e ndertimit te saj me ato mundesi teknike qe kane qene ne ato kohe qe smund te them me shume sepse nuk jam specialist i kesaj fushe .Ne porten veri -lindore, te harku i siperm eshte skalitur viti i ndertimit ,1701 qe te pakten ne dijenine time rezulton nga me te vjetrat , te dokumentuara ne fshat . Nga pikpamja historike ka dhe ajo vlerat e veta se nga kjo shtepi ka dale nje emer i madh i mjekesise shqiptare por dhe ne jeten politike gjate perjudhes 1924-1939 si dhe per ndihmen e pakursyer qe dha per Himaren ne teresi dhe Vunoin ne vecanti . Ky ishte Dr. Simo Simonidhi. Kjo familje me femijet e shumte qe kishin jane nje pasuri sic thoshin, i ka shtrire lidhjet dhe me pjesen tjeter te fshatit ,qe per nje vend te vogel krijojne bashkesira fisnore me peshe . Dr.Simonidhi ne kohen e komunizmit u injorua si dhe shume te tjere por dhe mbas 1990 nuk ka pasur ndonje perpjekje serjoze per te hedhur drite mbi kete figure dhe aktivitetin e tij. Sigurisht dhe ai ka drite hijet e veta per perjudhen qe jetoi per pikpamjet qe kish por dhe per botkuptimin .Ai ishte nje demokrat liberal me fryme perndimore ,nga ku e kish marre dhe formimin per te mos ta perseritur ate qe thoshte Konica se duhet ti gjykojme sipas kohes qe kane jetuar . Ne perpjekjet e mia modeste jam munduar te hedh drite mbi figuren e tij qe jam i bindur qe kerkon nje hulumtim me te gjere por me mire pak sa per te shuar kersherine se asgje. Kostandin Simonidhi qe ishte i jati ,ishte martuar me Panajo Konomen . Ajo kishte 3 motra e dy vllezer . Ata sollen ne jete 7 femije ,5 vajza dhe dy djem. Aleksandra qe ishte martuar me Koste Kapon qe nuk e pati jeten shume te gjate fatkeqesisht se vdiq dhe Kosta u martua me Nice Millen qe u be nene e shkuar nenes me femijet e gjetur se ishte grua e dashur , e zgjuar dhe fisnike.Urania kur erdhi ne moshe dhe ajo u martua me Pilo Spiron ;Halle Maren qe pak a shume e mban mend brezi jone me Thanas Proton ndersa Vasiliqia ose Lilua sic e therrisnin, u martua ne Illias me papadhisene dhe e fundit Theodhora qe u martua ne Kostandinaj .Simo Simonidhi qe do ta trajtojme me poshte dhe Thanas Simonidhi qe u martua me Thine Kasnecen qe pati nje djale dhe dy vajza . Tre motrat me burrat e tyre ,iken ne Rumani dhe vazhduan jeten e aktivitetin atje.
Ne fillim u moren me grumbullimin e grurit dhe pastaj me punera te ndryshme . Nga keto familje qe emigruan ne Rumani ,u integruan dhe disa femije bene kariere dhe njeri prej tyre ne mos gaboj ,u be dhe zv/minister. Aleksandra me Maren mbeten ne Vuno doemos dhe te dy djemte.Simua ka lindur me 1881 ne Vuno dhe aty e kaloi femijerin e tij.Kjo ka qene percaktuse dhe nga shkolla qe beri qe kuptohet behej ne gjuhen greke dhe ata qe kishin ecuri te mire ne mesime benin dhe nje gjuhe suplementare ,frengjishten qe sic do ta shikojme me poshte i vlejten ne studimet e mevonshme univesitare .Ai ka qene nje nxenes i mire ,i sjellshem dhe i edukuar qe sipas opinionit te mesuesve qe ishin me emer e te zote ,ju rekomanduan ta conin te studionte jashte per dhuntite qe kishte meqe i kishin ato mundesi .Dhe ashtu bene mbasi mbaroi shkollen ne Vuno .E cuan ne Athine tek e motra e Panajos qe u rrit nen kujdestarin e saj dhe vazhdoi studimet ne Lice .Meqe rezultatet ishin shume te mira ,vazhdoi studimet ne fakultetin e mjekesise se pergjithshme ku ishte dhe deshira e tij. Universitetin e mbaroi me rezultate te shkelqyera dhe ushtroi profesjonin per dy vjet ne nje nga spitalet e Athines .Me mbrapa aplikoi per te ndjekur studimet ne institutin bakterollogjik “Paster” ne Pariz ,me 1909 per nje perjudhe dy vjecare .Pikerisht ne kete perjudhe i semuret e jema qe e merziti shume dhe e merr ne Pariz me 1910, per 6 muaj. Ne kete udhetim e shoqeronte nje nga vllezerit e saj . Ë vizitoi ,egzaminoi dhe e kuroi dhe pastaj u kthye ne Vuno . Dr Simonidhi u dallua si nje njeri serjoz ,studiues dhe kembengules ne kerkimet e tij. Kur i mbaroi studimet u kthye ne atdhe ,ne qytetin e Vlores dhe me konkurs fitoi nje vend pune si mjek i bashkise .Eshte nje perjudhe e gjate qe u mor me studime dhe tani kishte ardhur koha te mendonte dhe per jeten e vet ,te krijonte familjen. U martua me vajzen e dr.Ciu qe fati nuk i ndihmoi se jeta e saj u pre ne mes nga semundja e malarjes ,ne moshe te re dhe nuk paten femije.Kjo u be shkak qe te merret dhe me studimin e malarjes qe po merrte shume jete njerzish ne ate kohe. E hidheroi shume por e kaperxeu kete perjudhe me kurajo dhe mbas disa vjetesh u martua serish me te bijen e Jani (Jorgo) Bahmija nga Delvina qe ishin tregtare te ardhur nga Egjipti dhe punonin ne Athine e ne Korfuz . Ajo quhej Eleni Bahmija qe ndonse e kaloi jeten e tij sa jetoi, bashke me te , nuk sollen ne jete femije . Jane keto vite qe ai u transferua ne Tirane dhe nga nje ngjarje qe ndodhi , jeta e tij mori nje rrjedhe tjeter . Ahmet Zogu, në vitet 1922-24 si kryeministër kishte ambicie të mëdha për pushtet dhe kishtë marrë shumë revan e me pretendime të shumta, por dhe me politikat që ndiqte për të arritur qëllimin që i kish vënë vetes.Kjo ka qene nje perjudhe qe mbreteronte anarkia dhe fale punes qe beri e stabilizoi gjendjen .Te gjithe studiusit kur vjen puna per te gjykuar veprimtarin e tij jane ne nje mendje me filozofet qe thone se autarkia eshte me e mire se anarkia .Më 23 shkurt të 1923, duke ngjitur shkallët e parlamentit dëgjohen tri të shtëna pushkësh. Zogut i kishin bërë atentat për ta vrarë, por nuk ia kishin arritur qellimit , vetëm se e kishin plagosur. Dr.Simonidhi shkonte shpesh ne parlament dhe ishte pikerisht nje nga ato ditet qe u ndodh aty. Eqerem Bej Vlora në kujtimet e tij shkruan: “… vajta në llozhë, e mora Dr. Simonidhin dhe e çova te Zogu për t`i parë plagët.
Ai nuk i besoi dhe nuk deshi ta linte këtë të panjohur ta vizitonte, por kur unë e sigurova se mjeku ishte i besueshëm, nuk kundërshtoi më. Kishte 2 plagë nga plumbat që kish marrë që i lidhi dhe i fashoi. Por ai nuk shpreh opinion të mirë për të duke e cilësuar se. tipizon klasën e mesme sesi ndryshon karakterin dhe botëkuptimin. Dr. Simonidhi i cili e gjeti rrugën për te Zogu në saje timen dhe, më vonë Zogu e bëri deputet, u bë një intrigant i vogël kundër meje. Thuhej se vetë Zogu i nxiste ata të cilët, bejlerë të tjerë ia kishin rekomanduar si besnikë që t`u kthenin kurrizin mirëbërësve të tyre. Do doja mos e besoja këtë… ” . Ndoshta kjo mbetet një konsideratë e tij si pasojë e ndonjë qejfmbetjeje apo te ndonje konjukture qe ai nuk e shpreh shume qarte. por te jemi objektive ,Simonidhi ishte njeri me integritet,dinjitet dhe personalitet qe eshte dukur ne shume qendrime qe ka mbajtur . Nga formimi ishte liberal demokrat dhe nuk ka qene monarkist me bindje . Por jane dy gjera qe duhet ti dallojme mire te dr.Simonidhi , humanizmin e tij si mjek dhe bindjet e pikpamjet e tij. Sidoqofte Zogu ja ” shperbleu ” se e beri deputet te Himares per 14 vjet . Do ju sjell dhe nje shembull tjeter ku duket pergjegjesia ,humanizmi i tij ,besnik ndaj betimit te Hipokratit .Kur i bene atentat Avni Rustemit ne Tirane me 22 prill 1924 , Dr.Simonidhi ,duke qene se e kishte shtepine prane vendngjarjes ,te sheshi me te njejtin emer ,degjoi shkrehjen e nje pistolete dhe zbriti menjehere e ju ndodh prane viktimes pa e ditur se kush ishte .I dha ndihmen e pare por fatkeqesisht nuk e shpetoi dot se rruges per ne spital ndrroi jete .Nuk i kursyen kritikat dhe sulmet kunder tij qe ai me nje elokuence brilante ju dha nje pergjigje shume te mencur. ” Qellomeni po degjomeni : Une jam humanitar si njeri por dhe nga profesjoni qe kam .Nxorri termometrin nga xhepi dhe u tha :une kam kete dhe e futi prape .Une jam per te dhene jete ,jo per te lene njeriun te vdese” . Dr .Simonidhi ishte reformator dhe sistemi shendetesor ne ate kohe ka pasur mangesi te theksuara . Ka qene nisjativa dhe kembengulja e tij per te vendosur mjekun e familjes , hapi kurse te ndryshme infermerie qe mungesat ishin te ndjeshme .Spitali i Vlores eshte veper e tij . Ai beri studime te shumta shkencore mbi malarjen por koha e mungesa e fondeve qe nuk vareshin prej tij nuk arriten ato rezultate qe duheshin Tirana e atyre viteve ka qene e vogel dhe ai e shikonte si nje mundesi zhvillimi per nje qytet qe po rritej dhe zgjerimin kembenguli ,megjithe kundershtimet e Zogut ta bente nga Tirana e re. Ajo lagje eshte veper e mendjes se tij si njeri me kulture dhe i gjezdisur ne shume vende . Dr Simonidhi per shofer me makinen e tij ka mbajtur dy vunjotes .I pari ka qene Petro Koleka qe sqendroi shume gjate , vetem 6 muaj se vajti ne Ministrine e botores .I dyti ka qene Foto Trola , gruaja e te cilit ishte vajza e kusherires pare , Anthulla Simo quhej. Fjalimet e Doktorit ne parlament jane mbreselenese dhe kane interes te hulumtohet ne arkiva. Ai u mor jo pak dhe me publicistike .Jo me me artikuj ne fushen e mjekesis qe ishte specialist por dhe ne fusha te tjera . Mjafton tu kujtoj se ai kishte gazeten e tij “Miku i Popullit ” . Nje Fletore politiko -ekonomike ku trajtonte problematika te ndryshme qe shqetesonin vendin. Fletoria kishte nje flete dhe dilte nje here ne jave .Ajo e pa driten e botimit per 6 vjet rrjesht . Eshte e teprt tu them per kulturen qe kishte dhe gjuhet e huaja qe zoteronte .Greqisht ,frengjisht ,gjermanisht dhe italisht . Publicistika e tij paraqet nje pasuri me vlere . Pushimet asnjehere nuk i beri ne vendin e tij por jashte ,ne France ose ne Gjermani. Duke qene deputet ai ishte dhe antar i komisjonit te arsimit te mesem dhe te larte ,qe te larte skishte por per studimet e studenteve jashte vendit per rezultatet e mira qe kishin. Ndihma e tij ka qene e ndjeshme dhe ne zonen e tij elektorale ,ne Himare. Mjafton tu kujtoj se Foto Bales si nxenes i shkelqyer qe ishte ja mohuan te drejten e studimit jashte . Mare Zotia i shkoi per vizite dhe i qau hallin qe kishte .Eshte fakt se me nderhyrjen dhe garancin e tij , u be e mundur ti akordohej ajo burse . Shkak ishte se ai ishte i biri i Dhimiter Bales ,nje fanolist i deklaruar dhe sic duket lufta e klasave vepronte dhe atere. Dhimiter Bala me ardhjen e Zogut ne fuqi u persekutua per 15 vjet dhe se pa atdheun me sy. U desh rrezimi i Zogut qe ai te kthehej. Po eshte dhe nje vunjotes tjeter ,Spiro J. Koleka qe pesoi te njejtin fat dhe u kthye ne atdhe me 1940 ku nderroi dhe jete. Thanasi ,i vllai i doktorit i vazhdoi studimet ne Austri per inxhineri ne ndertimin e rrugeve por per mungesa financiare i nderpreu studimet ne vitin e fundit. Ne vitin 1920 e me mbarapa te dy vllezerit ,blene nje toke nga Mergjyshet ,ku ka qene ambasada franceze dhe ndertuan nje vile per legaten Greke qe ja dhane me qera mbasi e mbaruan . Kur filloi lufta Italo-Greke ,ata iken dhe ate e mori Ferro-alba qe eshte kontrata ketu me poshte,deri me 1943 qe ju dha shtatmadhorise gjermane dhe mbas clirimit disa organizata derisa u vendos nje mision ushtarak francez e me vone ambasada franceze ,te ardhurat e te ciles deri me 1947 i administronte Thanasi.Pastaj ato u shtetezuan dhe Thanasin e internuan ne Paper te Elbasanit derisa nje miku i tij e terhoqi ne Elbasan.Dr.Bordi dhe Tokobogo qe i siguruan nje raport per djalin .Te gjitha sendet me vlere ,flori,bizhuteri etj. i mori Paskal Andoni qe ja dha Neno Labes , duke ju bere keshtu nje sherbim te cmuar . Mbas 1990 u kaluan ne pronesi pasardhesve te shumte .Dr. Simonidhi u internua dy here ne jeten e tij nga italjanet . Me 1920 dhe me 1939 mbas pushtimit te vendit nga Italia fashiste . Te doktori jane dukur tendenca si nje filogrek ,se u rrit atje ,u edukua dhe u shkollua per vite me radhe . Ne ato vite ishin bere perpjekje per te rrezuar mbretin dhe me 1937 sipas deshmitareve te aferm , i vllai me Pel Nikollorin te derguar nga organizatoret e atij puci e diskutuan kete ceshtje dhe me ate qe ishte dakort me ta por kishin dyshime se mos ishte ndonje gje e organizuar per qellime te tjera .Ajo deshtoi . Nga kjo pikpamje duket qe ai ishte kunder monarkise por rrethanat ishin te tilla . Me 1939 Italia fashiste sulmoi dhe pushtoi Shqiperine pa kurrfare rezistence vetem disa patriote ne Durres . Sigurisht qe Dr.Simoniodhi protestoi me ate force sa kishte ai por me kot. Zogu braktisi vendin bashke me floririn dhe Shqiperia ra ne dore te italjaneve .Nuk vonoi shume dhe Dr. Simonidhin si antifashist qe ishte e internuan ne Belsh ,bashke me te shoqen dhe gjithe pasurine ja sekuestruan . Thanasi i ndoqi proceset gjyqesore me nje avokat te familjes me emer ,avokat Dilo qe me ne fund ua rikthien me 1940 ,per te cilen kemi nje dokument qe ka bere i vllai . Ne keto kushte dhe rrethana se si zhvilloheshin ngjarjet dhe internimi i tij ndikuan jo pak ne gjendjen shendetesore , shpirterore dhe psikollogjike qe e renduan deri sa ndrroi jete . U shua dhe nje njeri me nje emer te madh . Humanist , organizator i zoti , egzigjent dhe kerkues shkencor , njeri me kulture perndimore qe aspironte per nje Shqiperi te demokratizuar ,liberale .Shkaqet e vdekjes jane mister dhe shume aludime u bene se kishte helmuar veten apo ka dhe shume te tjere qe thone se vdiq nga nje atak ne zemer . Ai vdiq me 7 Janar 1940 dhe i vetmi njeri qe ju ndodh prane ishte e shoqja e tij .Ai se meritonte kete fund por situatat keshtu rrodhen dhe fati i tij ashtu ishte shkruar . Varrimi u be ne Vuno ,me nderime sic e meritonte .E shoqja u largua per ne Korfuz duke marre me vete dhe nje pjese te floririt qe kishin .Ne Sarande ishte Thoma Spirua , si njeriu i tyre qe punonte ne dogane qe e ndihmoi per ti kaluar ato cka kishte marre me vete. Ajo e ruajti lidhjen me familjen deri sa rrojti se me 1978 vdiq ne moshen 93 vjecare. “Mema me thote Nino Simonidhi komunikonte me te nepermjet letrave dhe nuk i humbi lidhjet sa ishte gjalle “, Thanasi vdiq me 1949. Halle Thinene e mbaj mend ne ato vite qe vinte shpesh te babai im si nip i Simonidhaj qe ish dhe tregonte historira te shumta te familjes se tyre dhe telashet e saj qe skishin te mbaruar. Dr.Simonidhit ,keshilli bashkiak i Qarkut Vlore me nje ceremoni mbreselenese e shpalli “Nder i Qarkut Vlore ” me kete motivacion :Njohes i thelle i shkences se mjekesise ,vene ne sherbim te popullit tone .Si bir i bregut te detit vleresohet si atdhetar ,humanist e me maredhenie te ngushta shoqerore ,kontribues i shquar kunder malarjes” Ky ishte vleresimi me i larte per punen dhe jeten ë tij. Ketu me poshte po ju sjell 3 foto dhe 3 dokumente (nje kontrate te pronave dhe kerkese per rikthimin e pronave te sekuestruara) qe per mendimin tim jane te rralla dhe ndoshta te pa publikuara . E para eshte e Dr. Simonidhit qe ska nevoje per fjale portreti i tij. E dyta eshte nje foto e Irakli Kasnecit mbrapa te cilit jane ,Marika ,vajza e Kostandin Kasnecit ,e shoqja nga Zotaj dhe dy djemte ,Minella dhe Xhiku. Me Irakli Kasnecin kemi nje histori interesante ne aktivitetin e tij.Ai ka qene drejtor banke si financier qe ishte dhe me vone drejtor i thesarit .Ne kohen e luftes per te mos ta grabitur floririn nga gjermanet ,ai mori masa dhe e fshehu ate dhe me mbarimin e saj ,e riktheu te pa prekur asnje cike. Ai ishte njeri i ndershem ,profesionist i zoti qe e lane ne detyre dhe pse kishte mbushur moshen e pensionit deri sa nderroi jete .Nje rruge ne Athine mban emrin e nderuar te tij. Kjo foto me intrigoi per te bere ndonje krahasim se cfare ndodhi me floririn tone kur na sulmoi Italia fashiste . Zogu mbushi senduqet dhe i mori me vete dhe hengri sa jetoi me gjithe familjen dhe suiten e tij. Vendin e braktisi kur atdheu kishte me shume nevoje se kurre ,floririn ja mori dhe iku…Ky popull ishte dhe me 1920 qe Vlora e hodhi ne det Italine e pare ;Greqia nje vend i vogel ishte me nje popullsi pak me te madhe se e jona me 1940 qe me lufte e zbrapsi duke e vendosur frontin ne Skutara .Cdo njeri mund ti beje konkluzionet vete. Fotografia e trete eshte doktori me te vjerren dhe dy vllezerit Spiro dhe Jani. Nje kuriozitet qe ndoshta paraqet interes . Kete materjal munda te shkruaj per jeten e ketij personaliteti ne fushen e mjekesise qe jam i bindur se kerkimet neper arkiva do ta plotesojne figuren e tij. Ne Vuno keto vitet e fundit u be reabilitimi i fshatit qe ja ka ndryshuar faqen.Te vjen keq qe shtepia e dr.Simonidhit eshte lene ne meshire te fatit pamvaresisht konflikteve te pronesise qe mund te kete . Vunoi ka ca emra te medhenj qe duhen vleresuar se e lartesojne dhe i bejne nder e u japin krenari te merituar .
Alqi Dede
Bolonja 30 Qershor 2020.