NJE LETER QE NGJALL INTERES

Miku im,Petraq.J.Pali , njeri I letrave, punemadh e me kulture me 15-20 libra te botuar ne gjini te ndryshme, me dergoi nje leter qe e ruante ne arkiven e tij. Petraqi eshte i biri i nje emri te madh ne fushen e arsimit ne hapesiren e Bregut por dhe me gjere .Doemos dhe ne Vuno. Janko Pali quhet. Erudit ,poliglot,linguist , mbledhes folklori,”Mesues i merituar” etj. qe per te shuar kureshtjen, mbi 10000 libra kishin zene vend ne raftet e bibliotekes tij. Librat konsiderohen si keshilltaret me te mencur dhe mesuesit me te durueshem. Letra per te cilen bejme fjale ka qene e Pirro Ndrenikes, i biri i barba Irakliut. Barba Irakliu kish emigruar ne dhe te huaj qysh ne moshen 12 vjecare me nje xhaxhane e tij qe kish anije. E ku nuk shkuan? Ne gjithe vendet e Evropes qe lageshin me det,ne Afrike, ne Brazil e ne Argjentine e deri ne token e endrrave sic enderronin atere,ne Amerike.Benin tregetine e fazaneve thoshin por dhe te tjera mallra. Punoi ne shoqerite e naftes ne Alaska me vone dhe se fundi ne Pittsburg. Malli per vendlindjen nuk ju shua kurre. Me pune, me djerse e me nikoqirllek mund te behesh i pasur ne Amerike. Ai ate pasuri qe beri si njeri i punes dhe me pune, u kthye ne fshat dhe investoi. Beri litervi, rregulloi mulqet qe jane te dukshme dhe sot psh ne Shen Gjergj qe kane qene kopshte te sistemuara e te lulezuara qe gjeje cdo gje, me ledhe ,me pus , me nje konak me dy dhoma per te mos thene dhe furre . Si shtepi pushimi. Litervia ne fshat ka mbetur si nje relike ne gjendje te mire dhe sot. Barba Irakliu u martua me Nice Grillen, nje zonje grua. Linden 4 femije. Pirron, Efrosinen (Shinen), Andromaqin dhe Thanasin. Nje djale jetoi vetem 14 vjet se ndrroi jete nga nje semundje e rende. Kohen e luftes e kaluan ne Athine dhe Korfuz. Mbas clirimit ndryshuan shume gjera dhe ata vuajten kalvarin e gjate te mundimeve e te privacioneve ne vendin e tyre nga komunizmi. I quajten zengjine, i bene kulake,i perjashtuan nga Fronti per ti bere shembull sic predikohej atere. Barba Irakliu ishte njeri i mire dhe mire kish bere dhe ato qe kish bere i kish bere me pune e me djerse.Pirrua lindi me 23 te dhjetorit 1922.Beri shkollen dhe punoi si normist ne ndermarjen e bonifikimit ,fillimisht ne Borsh, Levan dhe me 1954 u vendos perfundimisht ne Durres. Lufta kunder burokratizmit me 1967 desh e perfshiu dhe ate.Ai u martua me Janulle Koleken qe kam shkruar gjere e gjate per ta.Mbas 1990 emigroi si shume te tjere dhe ai ne Greqi qe e kishte pike te dobet.Ne 2001 ju bashkua familjes ne Amerike, ku punoi rreth 8 vjet dhe nderroi jete me 8 te Nentorit 2008 duke perseritur shprehjen e tij te preferuar me b/fshataret e tij ” Mu mbush xhepi me dollare ” dhe amanetin e fundit qe kishte,donte qe te prehej prane te jemes dhe te vellait, te cilen ja plotesuan pasardhesit e tij. Pirrua ka qene njeri i mire,puntor, i komunikushem ,i dashur,i sinqerte dhe i ndershem. Vunoin e donte shume dhe pushimet atje i kalonte por me vdekjen e prinderve i rralloi. Pirrua provoi dhe burgjet e komunizmit…por me mire lexojeni letren qe eshte origjinale me nje gjuhe karakteristike te fshatit te ruajtur megjithe vitet e shumta larg tij dhe perfundimet i nxirrni vete .
Date 18.6.2001
I dashuri Petraq (VA)
Gëzojmë që letra t’ju gjëjë shëndoshë e mire,juve të gjithëve aty dhe kudo që jini.
Nuk shkuan dhjete ditë që u pamë në anë të detit*,por jo si të Jalit Vunoit dhe Gjipesë,ashtu dhe plazhit magjik të Qeparoit,ku kishte zgjedhur dhe Ali Pasha,të bënte kalanë(pra e anë te detit Qeparoit.
Panorma dhe Palermo bëjnë një përrallë,që s’ngopesh së pari.(këtë e kam provuar vetë kur punoja në Borsh vitin 1953; në fillim të tija me një fëmijë (ndën dhjetë vjeç, erdhi Babai Juaj dhe mbajti një bizetë interesante në këtë Kantjer të Bonifikimit me shef Kuadri Llambro Varfin,që I thoshte Grigor Boçi kur I paraqitem Llambros më duket si officer Hitlerian.
Ashtu si Mesuesat e Merituar Jani Minga(Vlore) Spiro Iliadhi(Fotiadhi) Dhërmi,Naqe Konomi Vuno,më vonë Panajot Gjiknuri,Janko Pali dhe të tjerë,i dhanë impuls shkollave të Bregut Detit,prej fillimeve të viteve 1920,ka dhe të tjerë kështu, si nga Bregu, Shqipërija Jugore,gjetën vend e përkrahje, jo vetëm me shqiptarofonët e Bregut Palasë- Sarandë me 17 fshatra.
E lexova librin (Poema e Emigrantit “Jam Larg”) që kini botuarë,jo për interes personal siç më thatë, por duke ju a dhënë falas, bregasve,kjo tregon për ndjenjat që kini juvet dhe shumë bregas të tjerë,por që flisni pak për ata,sidomos për fshatrat Shqiptarofonë,ju prapë do të shkruani se jeni shumë i ri (Në moshën kur njerëzit pretendojnë akoma më shumë nuk dua të them më shumë për Vunonë që pagoj (Zaptkesa,Diktaturë në dukje më të vogël,por mbushi plot një kazan të madh.
Vunjotasit dhe Qeparotasit prej dyqind treqind vjet dhe këndej luftuanë së bashku kundër Turqve,por dhe kundër bejlerëve dhe agallarëve që i mbronin okupatorit.
Kush luftoj përtej në gjashtë Qir* Kabuci vetë i shtatë
Qir Kabuci nga Vunoi Qir Lozai nga Qeparoj.
Nuk dij në e lexuat “Himara në Këngë” të fane Veizit, prej mbi 500 faqe.
Krushqi të shumta bënë Qeparotasit me Vunjotasit ,ka dhe një këngë të gjyshit (Foto dhe Grigor Gjika vënë Marë Lambresë, në Vuno besoj u jo më pare së vitit 1908.
Zonja krushkë,për hair
Ti tët bijë e unë tim bir
Dhe me kurorë në Prill
Në mos në Prill edhe në maj
Kur të na vijë kollaj
Sa të vijë Shën Kozmaj (24 VIII
Krushqi ka patur edhe të tjera plot si me Luzaj, Kolekaj dhe të tjerë.
Proverbi Grek thotë: “An dhen teriazhume dhen simbetherjazhume” (Në qoftë se nuk ngjasi nuk bëhet krushqi).Kam dhe te tjera shumë,por që unë nuk i di të shumta.
Kam punuar në Durrës ne Bonifikim dhe kam njohurë Minella Gjikën,Koço Reçin dhe shumë të tjerë.
Në luftën Italo_Greke 1940_1941,me Babanë tim dhe të tjerë kemi qëndruar në Kudhës,15 ditë, dhe më 14.I.1941 me babanë Tim dhe të tjerë shkuam nga Kudhësi në Qeparo, në shpellë afër fshatit dhe pim dhe kafe te Thoma Leka dhe prej andej në Piqeras natën. Në Kishën midis Qeparoit dhe Kudhësit me thëngjill shkrova (P.N.D) ish Janar 1941.Në 1947_1950 kur isha ushtar në Gërhot Gjirokastër më morën në Burg me shumë të tjerë Bregas, officerë dhe ushtarë si Dhimitër Nikën,Lefter Çanin, Milto Mhillin,Vangjel Tatën dhe shumë të tjerë, me akuzën,Kini dashur të ndani popujt Shqiptar dhe Jugosllav. Në vitin 1983, bëra udhëtim disa ditor në këmbë Palase, Dhermi,Himare, Pilur, Kudhes deri ne Sarande, Delvine .Në rrugën Kudhës Qeparo shkova në kishën e vogël .Atje gjeta shënimin P.ND (14 I 1941) dhe shtova P.ND. 8.10.1983.Atje mu sul dhe një qën stani,por u mbrojta. Kur shkova afër Qeparoit në Bregore pashë vorrezat,Qiparizat dhe ndënja mbi dy orë.(Kam dhe të tjera për të shkruar për ato dy ore )
Uroj që punët tu shkojnë mbarë dhe me shëndet,ashtu dhe të njerëzve T’uaj.
Më pëlqeu Biografia e Zotit Kleanth, e shkurtër për Juvet,e mban shtatin lart si të Babait Tuaj si edhe të George Tenet,personalitet i madh në Amerikë nga Qeparoj. Në korespodencën e ardhme që do të kemi, nëse juvet do dëshëroni kam edhe të tjera, sidomos për (*“Jam Larg”) por që pak shpresë do të ketë për tu realizuarë, pse si është katandisur Shqipëria (Me Fatosët e me Salijtë)
*V. Fatosi I biri I Thanas Nanos ,që vrau më 1944 ne Palase,Dhermi, Vuno, Himare, Kudhes dhe Qeparo.Ju a kam shkruarë Saliut,Fatosit, Arbnorit, Mejdanit dhe të tjerëve që ku ka vënd në botë si Shqipëria që nuk kanë prone private, por që ju janë dhënë shtëpi, limona, portokalle,ullinj ,vreshta, bagëti, bijve dhe bijave Shqiptare, nipërve të tyre pa pagesë por ashtu siç e shkruan, i kanë katandisur lumë e përrua.
Pra ata do të fitojnë në 24 VI 2001 për Fatosin dhe Saliun pse i bënë Agallarë dhe Bejlerë te rinj (1942- 2001).
Sumë të fala dhe na urdhëroni.
Me dashuri Pirro I Ndrenika.
PS: * “Jam Larg”Liber Poetik i pJp
*Thanas Nano, Kryesor në grupin e “partizanëve” në Luftën e dytë Botërore 1944 që ekzekutuan nga dy burra në çdo fshat të bregdetit për të ngjallur panik.
* Qir’ në Greqisht Zoteria.
* Ane deti (?) Oqeani ne “ANAPOLIS”VA USA