7.5 C
Tiranë
E enjte, 13 Shkurt 2025

Alqi Dede

” POPULLORI “
Nuk besoj se mund te gjendet ndonje emer tjeter me i bukur per te pershkruar portretin e Kolo Beges . Pak njerez do ta kene pasur ate privilegj per te marre nje pagezim te tille. I dale nga shpirtrat e njerezve ,nga respekti dhe mirenjohja qe kishin per te,ai kish marre se gjalli kuroren me te lavdishme ne jeten e tij .Sa me shume njihesh me jeten e ketyre njerezve aqe me shume meson per ta dhe ndien nje fare krenarie se kane qene burra te mencur ,te gjezdisur ne vende te zhvilluara dhe kane mesuar e pasuruar dhe kulturen e fshatit te tyre. Ne jemi te vonuar per te shkruar per jeten dhe historine e tyre dhe te vjen akoma me keq kur te afermit e tyre, ngrene supet kur i pyet per te dhene ndonje informacion per ta. Keshtu humbet dhe historia e fshatit .Ndonse e kam thene dhe here te tjera me duket se e ndiej me shume vete kete pune qe kam filluar te bej . Por me duhet te them se bej dicka si nje detyrim moral qe kam per ata dhe njeherazi per fshatin tim. Kur e fillova kete shkrim me titull “Popullori” mu duk se tingellonte shume bukur kjo fjale universale si mund te quhet, qe permbledh gjithe miresite,dashurine dhe mirenjohjen qe kishin vunjotesit per Kolo Begen, vecanerisht vegjelia, te skamur e te verfer sic ishin ne ato kohe krizash e luftrash qe ai ju gjend prane . Ne keto kohe me duket se jane aktuale. Barba Kolua kish lindur ne Vuno para 1900 se vitin e sakte nuk e di megjithse kerkova jo pak. Aty beri dhe shkollen e pastaj kurbetit dhe ai si shume te tjere,ne Greqi a ne France ndoshta qe duhen marre me rezerva se sjane shume burime te sakta. Pastaj filloi te merrej me tregeti qe me sa duket e ka pasur nje dhunti. Ne Vuno e beri pjesen e mbetur te jetes. Barba Kolua per ata qe e mbane mend, ka qene nje burre shtatshkurter , i veshur mire por gjeja me me vlere qe kishte,ishte mendja e tij doemos dhe zemren. Njeri i zgjuar qe ishin kultivuar ne shpirtin e tij ,ndjenjat me te mira, permbi te gjitha ,dashuria per njeriun. Shtepia e beget ka qene ne mes te fshatit ,pikerisht atje ku eshte ngritur lapidari i te reneve. Sheshi ka pesuar ndryshime rreth viteve 1970 se rruga bente nje kojdhele te kinema”Bidoni”qe I thoshin ,rrotullohej majtas e pastaj djathtas te via e beget ,quhej. Shtepia e tyre ishte dy kateshe ,me oborr te madh ,nje mur te larte ne anen e rruges, me nje dhri qe kishte nje shtrat te sistemuar mire me hekura dhe nje porte te madhe nga lindja. Rrushi ishte i zi, kokerrmadh dhe shume i shijshem .Me kujtohet se ngandonjehere ne vape ,ngjiteshim e mirrnim ndonje kopan rrush,por dhe kur fillonte sezoni i agrumeve te ajo via u ngjiteshim makinave dhe mirrnim portokalle… Barba Kolon se kam njohur se kam qene i vogel atere.Ne katin e pare te shtepise ishte dyqani qe dhe me vone ate funksion luajti, ne kohen e kooperatives, derisa u rrenua plotesisht per te krijuar nje shesh, sic edhe eshte. Ndoshta ajo ka qene zgjidhja me e mire. Per mendimin tim i kane hequr nje pjese te bukurise dhe arkitektures se fshatit. Barba Kolua aty e ushtroi aktivitetin e tij. Shiste cdo gje si nje lloj dyqani “Artikuj te perzier” sic i emertonin ne ate kohe. “Magazina e beget” i thoshin .Ne ate kohe ne Vuno kishte dhe dyqane te tjere. Klientela e ben perzgjedhjen vete dhe te gjithe atje i benin psonite. Kishte dhe midis tyre ca nga varferia e fukaralleku,pleqeria e shume gjera te tjera qe si kishin te ardhurat te mjaftushme por barba Kolua u gjendej prane ne hallet e tyre,me bujarine, dhemsurine dhe zemergjeresine e tij .Edhe ndonje leke qe u dergonin nga jashte tek ai e adresonin se kishte fituar besimin me ndershmerine dhe korrektesen e vet. Te pakten keshtu ka mbetur ne kujtese te femijve ne ate kohe. Cdo gje qe kerkonin ua jepte dhe kur ti kishin i kthenin.Kishte raste dhe qe ua falte se ishin nevojtare, nuk i merrnin per qef. Kishte varferi te madhe sic tregojne ata qe i kane perjetuar. Barba Kolua ishte nje ndihme, nje mbeshtetje qe ne cfardo rrethane qe ndodheshin ngushte, kishin se kujt ti drejtoheshin. Kjo e ka lartesuar shume figuren e tij dhe keto pak rreshta qe po shkruaj, jane nje nderim e respekt per te. Eshte me vend ndoshta te evidentoj dhe nje fakt te njohur se Kolo Bega rridhte nga nje familje patriotike qe si kishte rreshtur perpjekjet dhe luften kunder pushtuesve. Ndihma revolucionit Grek te 1821 nuk i mungoi as nga djemte e Himares qe me 250 vete moren pjese aktivisht dhe luftuan heroikisht. 40 prej tyre ishin trima vunjotes nga te cilet 18 vete rane me nder ne fushen e betejes ne Mesollongj. Kristo Bega luftoi dhe ai trimerisht bashke me shoket dhe gjeti vdekjen me prijesin e vet,Karaiskaqin gjate zhvillimit te luftimeve ne Akropol. Eshtrat e tij gjenden ne N.Faliro’ sipas nje deshmie qe na ka lene Llambro Spiro. Nuk eshte veshtire ne se u bie rruga qe ta gjeni midis shume te tjereve dhe emrin e tij mbas dy shekujsh qe kane kaluar. Historiografia jone e ka per detyrim te faktoje me dokumente dhe emrat e ketyre 18 vunjotesve qe bene fli jeten e tyre ne altarin e lirise te popullit Grek. Populli si gjithmone di ti perjetoje ne kenge trimerite e djemve te tij : Nis e kendon violini/ Kapetani Kristo Bege/ Kacandon e Veli Gegë,/ Se po na derdhet gjak trimi/ Mu në krie të dizetë,/ U odh Kristua si shigjetë,/ Thonë turqit:”as e vrini,/ Se dot gjallë nuk e zini!” / Këta djem të Shqipërisë,/ Seç lëftuan natë e ditë,/ Lëftuan po si petritë,/ Mesollogj ranë një ditë! Nuk eshte e tepert te permendim dhe nje vunjotes tjeter Thanas Pipin qe u bashkua me Ypsilantin ,qendroi besnik dhe luftoi krah tij deri sa dha jeten. Meqe e permendem Kristo Begen me duhet te them se ai kishte nje djale ,Kostandinin (Nanon). Kolo Bega ishte nip i tij. Kolua kish dhe nje moter.Amali e quanin e cila u martua me Andrea Neco Kasnecin dhe prune ne jete vetem nje femije,Lefterin. Kolua u martua me Lene Gole Pecin. Edhe keta paten nje femije, Thinene e cila u martua me Anastas Dhimiter Ndreniken. Ata beheshin ne Vuno e pastaj ne Tirane .Ai punonte kamarier ne “Dajt” mbas clirimit por fatkeqesisht e pati jeten e shkurter.Vdiq i ri dhe la 5 femije ,tre djem e dy vajza .Vangjelin qe vdiq shpejt dhe ai qe ne shkolle ne mos gaboj, Foton ,Valerin, Krisanthin dhe Sofine. Mbas 1990 dhe keta moren rrugen e kurbetit ne Amerike. Bejme mire ne se kujtojme ndonje episod nga jeta e barba Kolos ,nga kujtimet e pakta qe kemi. Kur u martua Naqe Cali ,i ftuar ishte dhe ai. E kishin per nder ta kishin ne tavoline apo dhe kane pasur ndonje lidhje. Sic jane dasmat te gezushme e me dollira sipas zakonit, Mit Lati nga Illjasi qe ka qene nje burre zotni,i mencur dhe me nje humor te kendshem .Ai ishte dhe bejtexhi dhe rasti e vendi e duaj dhe e qendisi nje : Popullor cte thone bota / Te rri Pilua (Pilo Zisua qe ishte afer me te) te koka / E ta mba prima me gota. Ndoshta ka pasur dhe vargje te tjera por keto kam mundur te gjej. Ne festimet per diten e pavaresise, duhet te kete qene 28 Nendori i vitit 1938,u bene festime te medha dhe ne sheshin e fshatit ne perkujtim te kesaj dite te shenuar. Pleqte e fshatit e te gjithe te tjeret veshur me se miri e me kostume tradicionale popullore e hijeshuan kete dite me kenge e valle te shumta.”Vallja e Pleqet ” e elektrizoi me shume kete atmosfere qe e lezetoi “Popullori” me veren qe i qerasi te gjithe. Vera ishte me nam nga rrushi i kovacet thoshin. Ajo mbeti nje dite per tu mbajtur mend se pastaj filluan luftrat dhe…Por tani po ju them disa vargje te vena, te kenduara duke hedhur vallen nga Mit Zhebua,njeheresh dhe tatezoti im. Nendori me tridhjete e tete Do mbahet mend perjete Se idhen valle pleqte. Per barba Kolon skemi ndonje te dhene te sakte se kur ka nderruar jete por duke ecur me llogjiken e fakteve duhet te kete vdekur gjate luftes ose menjehere mbas clirimit. Nje burim thote me 9 ose 10 qershor 1944 ne Jal, tamam mbasi i vune zjarrin fshatit, gjermanet. Nuk ka ndonje rendesi te madhe data apo viti se sa emri i nderuar qe la ne saje te punes qe kish bere dhe une sbej gje tjeter vecse kujtoj nje njeri qe eshte per te kujtuar .
Vunjotesit i jane mirenjohes.
25 Gusht 2021.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.