Mbresat nga pikniket qe benim ne Skutara kur ishim ne shkolle me kane mbetur ne mendje per bukurine prrallore te atij vendi qe mund te sodisesh nga cdo ane qe te rrotullohesh, nga maja e Bregut te Madh, nga maja e Koleket apo nga qafa e Konomet, nje hapesire te pafund, por dhe si nje vend i pasur me histori e legjenda . Mesuesit atere na tregonin per luftrat qe ishin zhvilluar si nje vend strategjik i lakmuar .. Nga mbetjet e muncioneve ne ate territor por dhe me gjere qe ka qene teatri i luftimeve ka pasur dhe viktima ne njerez qe kane qene rreth 5 ose ndoshta dhe me shume.

Ne ato vite qe isha ne kerkim te gjurmeve historike te fshatit, nuk e lashe menjane dhe Skutarane. Kam qene disa here atje. Per manastirin qe ka qene ndertuar aty jane marre disa studiues duke spjeguar dhe origjinen e tij qe ne disa raste eshte i mbuluar nga legjenda dhe mistere. Eshte mire ti referohem dhe nje here Llambro Spiros qe ka bere hulumtime dhe interpretime ne librin e tij per Himaren por duhet te jemi objektive se duhen marre me rezerva per perkatesine e tyre shkencore. Ja se cna thote ai midis te tjerash per Skutarane: ” …qe heret , kur kjo krahine u perkiste te ardhurve nga veriu, Dhimitrios Kustan dhe Efstration Savan, prej tyre, Kushtasi u vendos dhe u sistemua ne vendin e quajtur , Skutara sepse qe fitimprurese per kopete e tij, ndersa Efstratios Savvan, predikues ndertoi ne kembet e malit kishen e Shen Efstratios, ku jetoi deri ne pleqerine e thelle sebashku me familjen e tij te madhe. Zona qe zoteronte papa Savva u emertua Vishe qe do te thote vije ndarese e ndofta rrjedh nga fjala shqipe Vize (sinor) dhe vete fjala papas( prifti) Ne ate vend besohet se qendroi dhe Shen Kozmai nga Etolia ku duke ditur kontradiktat midis fiseve takoi dhe kryefamiljaret e tyre qe u kerkoi te shpernguleshin sepse ajo zone me akt te Patriarkut i takonte Manastirit te Skutarajt. Ai u caktoi dhe vendin se ku do rrinin ne Vuno. E ne te vertete D.Kushta u vendos ne kurrizin lindor te fshatit qe mori emrin e tij Kushta-rahi( kurrizi ku banojne kushtajt) dhe pasardhesit e tyre kushtaraqe, si emerohet edhe sot. vendi dhe banoret e tij.

Ndersa Prifti u vendos ne pjesen perndimore te fshatit ku vijoi api dhe pasardhesit punen e priftit si trashegim a urdher i shenjte i progoneve te tij. Qe nga ajo kohe, ajo zone i takon Manastirit te Zonjes se Bekuar dhe mbas shkaterrimit te tij, yona mbeti nen kujdesin dhe kujdestarine e fshatit Vuno”
Ajo eshte e demtuar dhe pjeserish e rrenuar me shume nga njerzit por dhe koha qe ka bere punen e saj. Ne ajodhime Shen Meria eshte pikturuar me krahe duke fluturuar ne nje sfond boje qielli por ka qene dhe nje ikone e Shen Merise e pikturuar me lekure deveje qe e prune banoret qe erdhen nga Shkodra qe u ngulen ne kete zone, mbas renies se kalase Shkodres dhe e vendosen ne manastir. Ajo ka qene deri vone me 1940 kur filloi lufta italo-greke dhe e moren italianet me vete si shume gjera te tjera te fshatit dhe sdihet fati i saje ku ka perfunduar.Keto jane deshmi qe i ka lene Vathi Trolia. Suvaja e mureve kane qene te pikturuara me afreske te shumta, te demtuara sigurisht qe ne nje vend ku kan rene disa shtresa dallohen lehtesisht shkrime ne greqishten e vjeter qe vetem emri, Sofi mund te lexohet . Ndoshta emri i ndonje murgeshe ose dicka tjeter…Por ketu ka qene dhe nje murgeshe nga balajt per te cilet do flasim dhe quhej Mare. Mara ka qene halla e Pilo Bales dhe ndoshta e bija e Love Bales qe mendohet se mund te kete qene i pari i kesaj familje qe jane ngulur ne keto treva. Ajo kish qene martuar dhe kish nje djale qe i vdiq nga shkaqe qe si dime por dhe i shoqi me sa duket dhe ajo mbeti e vetme, e helmuar , e hidheruar per fatkeqesite qe e ndoqen e keshtu pjesen e mbetur te jetes ia kushtoi Zotit duke u bere kallogre ne manastirin e Skutarase.Edhe atje ka vdekur qe eshte i dukshem varri saj ne hyrje te kishes majtas ne mos dhe gaboj.

Por Mare Bales duhet ti jemi mirenjehes dhe per nje pus qe u ndertua ne Jonostath per kalimtare ne ato kohera sidomos ne perjudhen e veres qe nga vapa digjeshin dhe guret e pipitjaseshin kalimtaret per nje cerre uje, ajo e gjeti me vend qe ta ndertonte dhe e beri ne mirekuptim me balajt, konomaj dhe kishen qe i kishin ne pronesi ato toka. Por atje mund te kete dhe shkrime te tjera…Me kete treve eshte e lidhur dhe subjekti i nje prej poemave me te njohura dhe ndoshta me te bukura te letersise shqipe”MIlosao” qe kam shkruar gjate ne librin tim. Kaqe sa per te krijuar nje ide. Duke zbritur poshte, ne faqen e malit te konomet qe i thoshin, eshte shtepia e Balet. Ajo eshte rrenuar sigurisht dhe ne ato vite qe bejme fjale me nxiti kersheria per te mesuar dicka me shume per ate dhe rrethinat e saj. Disa te moshuar kur po flisja me ta, me treguan nje ngjarje rrenqethese per Thodhore Zahen qe se kisha degjuar ndonjehere por dhe me terhoqi jo me per vdekjen makabre te saj por dhe per indiferencen e autoriteteve te atehershme qe i planifikonin se kush do behej deshmor pamvaresisht se si e kishin pasur fundin e tyre.Shkrova gjate per te me shume per ta kujtuar por dhe per te sensibilizuar opinionin. Jane disa ngjarje qe rezonojne me shume ndoshta se aktet e trimerise qe kane bere. Por kesaj radhe po i rikthehem dhe nje here asaj shtepie qe ishte rrenuar sigurisht por qe ka pasur dhe ajo historine e saj. Edhe aty kane jetuar njerez dhe kane lene gjurme ne te kaluaren e tyre.. Historia e tyre eshte interesante. Ketu kane qene ngulime te hershme ne Mavromat, Skutara siper qe i thoshin Skutarioti, por dhe ne Stefanel, ne maje te Kastrise e ne vende te tjera qe me vone per shkaqe historike u bashkuan ne Vuno per te cilat kemi shkruar me pare. Sidoqofte keto jane gojedhena pa prova dhe argumenete shkencore qe mbeten per tu vertetuar.Te gjitha keto kane qene ne administrim te balshajve duan te thone qe nga Shen Vasia deri ne Palase.

Fisi iBalajve e ka prejardhjen nga Zeta e Malit te zi, banime shqiptare kur erdhen ketu para kohes se Skenderbeut u ngulen ne mavromat pastaj sipas gojedhenave beri nje termet i madh dhe lufta me turqit i detyroi qe te bashkoheshin ne nje vend te vetem ku eshte dhe sot. Duhet te kemi parasysh kohen qe jane zhvilluar keto ngjarje. Sipas te thenave kjo mehalle e madhe ketu ne fshat quhet Dedushe dhe perbehet prej ketyre familjeve, e Balajve, e Grillajve, Kongjikajve,goxhajve, andonajve, gjidedajve, cacajve qe kane prejardhje nga i njeti fis.
Love Bala nga keto informacione qe kemi e keto njohuri qe dime deri tani te pakten, rezulton te kete qene i pari i ketij fisi por qe jane te pamjaftueshme e pikerisht kjo e veshtireson problemin per te gjetur ne thellesi te viteve origjinen e tyre. Nga gojedhenat del qe ai mund te kete qene i pari pastaj vazhdon nje perjudhe e erret qe skemi informacione per tu ndalur me vone te Pilo dhe Naqe Bala qe kane qene vllezer. Balajt nuk eshte per tu cuditur qe kane qene fillimisht ne Jal dhe kuptohet duke qene dhe afer detit, Love Bala ishte nje detar i zoti, i perkryer qe kishte lidhje me njerzit e tij jashte dhe te tjeret pas. Sigurisht qe ata merreshin dhe me blegtori dhe kishin kope te medha. Duke ndjekur historine e gjenezes se kesaj familje bindesh dhe me shume se ka qene si nje dinasti qe i ka te shtrira deget e saj ne te gjithe fshatin dhe ndoshta eshte hera e pare qe jam perballur me kaqe veshtiresi per te gjetur fillin e vertete te origjines se tyre qe i lidh. Por Vathi Trolia qe ka qene grua e zgjuar u thoshte :” Me kalemin e pare (dmth me te vjetren) i gjithe Vunoi eshte i yni( i balet) dhe ka nje fare te vertete sic do ta shikojme dhe me poshte .

Pilua me Naqen kane qene ne Jal deri ne fund te viteve 1800 dhe fillim te shekullit te ri. Ata u martuan e bone dhe femije e rrjedhimisht familjet u zgjeruan shume dhe vendi ishte i kufizuar. Pilua ish martuar 3 here , te paren e ka pasur nga Notajt duan te thone apo nga vjerajt qe nuk eshte shume e sakte sidoqofte ata prune ne jete 6 femije, 4 djem qe i madhi Simua u vra aksidentalisht me arme dhe 2 vajza. Djemte me te shoqen i vdiqen shpejt nga semundjet e kohes dhe i mbeten te dy vajzat. Mara qe u martua Varfaj te cilet rreth viteve 1920 u vendosen ne Korfuz dhe kishin leterkembim me ta. Ajo bo nje djale, Aristidhin qe u martua me nje greke dhe bon nje djale, Spiron qe u martua me nje greke dhe ky , linden dhe nje vajze e me vone u ndane dhe Fotinine e quanin e cila u martua me nje gjeneral por fatkeqesisht nuk pati femije dhe nuk rrojti shume e vdiq dhe ajo beri jeten e saj, e doli ne pension me nje rroge te mire se kishte bere kariere por qe mbeti e ve ashtu e ngrysi jeten e saj por mallin dhe dashurin per vendin e njerzit qe kishin lene nuk i harroi. Mbas 1990 erdhi ne Vuno dhe e mori Kanen ne Korfuz per nje muaj. Lina u martua ne panaj dhe pati Ranen qe u martua me Neco Andonin dhe Nullen, ne gjinaj. Pilua u detyrua dhe u martua perseri me nje grua nga kocajt, Ngjello ne mos dhe e ngaterroj por fatkeqesisht nuk pati femije dhe ajo i tha te shoqit te martohej me Theodhore Koken qe kish mbetur e ve se burri kish 8 vjet qe nuk u kthye nga kurbeti. Pilua qe atere ishte rreth te 50 -ave a ndoshta dhe me shume u martua me Thodhoren dhe bone 2 femije, Fanen me Kateren. Fania u martua me Vathi Trolen ndersa Katera ne Comorraj me Pilon qe mbeti shtatzane dhe kur po kthehej nga Kurvulia me thes te ngarkuar me ullinj, lindi dy femije, binjake, Nakon dhe tjetri vdiq. Pilua emigroi ne France e u veremos i shkreti, u kthye e sbo mo femije. Me sa me tregonte Celle Comorria, Kateres i kish dhene i jati prike si duket nje cope toke atje te fiku i Illgjinit i thoshin me te vjetren dmth i Ilet qe ishin ne kufi sinoret me ato te Odhise Kasnecit dhe ja shiti nje te kokaveshajve. Mbas 1990 ai himarjoti erdhi per te kerkuar deshmi per ate prone qe kish blere se skishte dokumente dhe pyet Nako Comorren. “Nako, i thote ke dijeni se mema jote na ka shitur nje cope toke atje te fiku i Ilet? Po i thote Nakua. Burre me te ndershem se ti , i tha ai skam takuar…”. Vathi Trolia ishte 3-4 vjet me e madhe se Fania po i jati i tha qe ta merrte se ishin fis i madh dhe do ti kishte mbeshtetje. Ata bene 9 femije 7 vajza dhe 2 djem Pilua i Fanes vdiq i ri nga semundja e tokes dhe ngeli vetem Nakua me 7 motra ; e madhja ishte Konia qe u martua me Sokrat Andonin dhe bene 5 femije pastaj ishte Kana e cila nuk u martua se ishte pak sakate pastaj ishte Nakua qe u martua me Marta Kostandini nga Shkodra dhe bene 6 femije Lilua qe u martua me Kio Varfin e bene 4 femije pastaj ishte Shulla qe u martua me Rasho Andonin dh bene 5 femije ,Ollga qe u martua me Jorgo Priftin nga Permeti po nuk kishin femije pastaj ishte Anthia qe u martua me Sotir Bistiken ne Selenice dhe kishin4 femije dhe e fundit Thodhora qe u martua me Ilo Rrenjen nga Berati dhe bene vetem 2 djem se i shoqi vdiq i ri. Pilua me Naqen u ndane si vllezer qe ishin. Pilua u ngjit ne Skutara ndersa Naqia mbeti ne Jal. Pilon ne kete cperngulje qe beri e ndihmoi i kunati Naqe Leka qe ish epitrop i cili i mori arqimandritit te protet vertetimin per te marre nen administrimin e tij, Skutarain qe iu njoh e drejta mbasi e miratoi Dhespoti ne Gjirokaster.

me nje detyrim vjetor 6 napolona flori. Ai e mbajti deri ne fund te luftes se dyte botrore sepse u dogj dhe u shkaterrua dhe u detyrua Fania te ndertoje konakun poshte te faqja e konomet mbasi i dha dy lenga ne Thodhos Thoma Mitrushit. se skishte leke ta paguante Pilo Bala ka qene njeri me reputacion dhe autoritet, fliste shume bukur thoshin e i degjohej zeri ne gjithe krahinen dhe per te shuar kureshtjen ka qene ne fakt dhe perfaqesuesi i gjithe pleqesise se krahines se Himares nga shen Vasia deri ne Palase. E therrisnin vazhdimisht per problemet serjoze qe u dilnin dhe su jipnin zgjidhje pleqesite vendore. Ka qene njeri i degjuar. Po kishte dhe nje ilet se ishte njeri i tavolines, pinte nga nje cike raki dhe ja kishin ngjitur, boco Bala. Pilo Bala kur ka ikur ne skutara e kishte Fanen te martuar dhe me femije. Ata banonin pothuajse ngjitur me kishen qe jane te dukshme muret se kuptohet u dogjen e u rrenuan nga luftrat. Edhe ne Val kishin merate e tyre qe bearonin bagetite dhe ato ashtu quheshin, nomeja e Boco Bales. Nuk jetoi shume kohe dhe ka vdekur rreth vitit 1920. Thodhora ja rriti gjithe femijet Fanes. Naqia mbeti ne Jal. Ai ishte martuar me Zarine Niken qe lindi 2 vajza, Maren dhe Nicen. Ai u mor kryesisht me det, me bujqesi, si bahcevan por dhe me blegtori. Mara u martua ne nushaj me Janaqin qe dhe keta paten dy vajza dhe nje djale duan te thone por qe mbeti Frances e sdihet gje per te. Kalopia ne se ju kujtohet ka punuar ne radio Tirana, ne emisionin e femijve qe tregonte ato perrallat me ate zerin melodioz qe na ka mbetur ne mendje dhe ne te medhenjve jo me voglusheve dhe Vathi Nushen qe u martua me Dhimiter Varfin e kishin emigruar ne France. Kalopia u martua me Anastas Plasarin qe kur u emerua Dhimiter Bala, prefekt ne Korce i tha : “…qe ti vendin e ke ne mal…”. Ata paten 3 femije, Skenderin qe besoj se ju kujtohet kur vinte beharit ne Jal dhe ka qene aktor ne Estraden e Shtetit, Gjergjin dhe te fundit, Sesilen qe kish dale partizane dhe u vra ne Panarit te Korces dhe kish qene e fejuar me Andrea Varfin. Vathia me Dhimitrin kishin dy femije, Aristidhin me Thinene . Vathia ne ato vite erdhi ne Shqiperi se burri i kishte vdekur dhe donte sipas zakonit ti martonte ketu femijet. Ashtu beri . Por filluan luftrat dhe mbeten ketu. Aristidhi u martua me Nine Andonen dhe paten nje djale Anastasin se ate e vrane gjermanet me 17 nentor 1944, ne clrimin e Tiranes ndersa Thineja u martua me Lipe Andonin qe paten tre djem e nje vajze. Dhimiter Varfi kish dhe dy motra, Lilon qe u martua ne Gorecaj dhe Agathia qe u martua ne France. Tani te ndjekim degezimin tjeter qe eshte krijuar nga martesa e Nices me Petro Kocon. Petrua ne ate kohe ishte kryeplak ne Vuno…. Naqia kish vdekur dhe Zarina nuk donte tia jepte per nuse per arsyet e saj dhe e mallkoi e nga inati e zemerimi e qelloi me gur ne prak te deres qe ra pa ndjenja dhe menduan se kishte vdekur por shpetoi sic me tregonte Nard Bala.

Me hir a me pahir ,se ishte njeri i veshur me pushtet, kishte forcen me vete, mori Nicen e gjithe pasurine dhe ashtu e kaluan jeten bashke e Zarina vdiq . Nga kjo martese erdhen ne jete 5 vajza dhe te vetmin djale, Kicon qe pati vetem nje djale, Pilon i cili u martua vone dhe ai e spati femije. Vajzat ishin, Fotina me Lilon qe ishin fatkeqe, sakate dhe nuk u martuan, Mara qe u martua vone ne Vlore me Kristofor Kondin qe ishte mesues por sbone femije, Katerina ,mema e Cac Llagurit dhe Lina e jema e Milto Millit . Petros, djali i kish emigruar ne Amerike dhe i dergonte vazhdimisht dollare qe beri investime ne Jal, duke futur mekaniken per potisjen e portokalleve per here te pare qe ka qene dicka e re. Eshte mire te permendim dhe nje rremb tjeter te balajve, Kozma Bala I dhe Foto Bala I ishin kusherinj te pare qe kishin femije respektivisht Jerasimon e Malin dhe Dhimiter Balen. Kur e vrane Dhimiter Balen, Mali Balia e qau me ligje sic ishin zakonet gje qe le te kuptohet se kishte shume aferi gjaku me te por dhe kur doli Foto Bala nga burgu dhe erdhi ne Vuno per te shitur shtepine ,me thoshte Cella ,na kish thene se nuk ish Mali Balia gjalle se do veje atje por meqe ajo seshte, erdha tek ju. Jerasimo qe vdiq i ri kish femije Kozmane, Manthon, Thipen ndersa Dhimitri vetem nje djale Foton qe kam shkruar gjeresisht per ta. Foto Bala i pare vdiq shpejt bashke me te shoqen dhe i biri, Dhimitri mbeti vetem, i vogel e jetim dhe ka punuar yzmeqar ne ato vite ne kapaj. Ai ishte shume i zgjuar, inteligjent dhe shkonte mire me mesime dhe fituan burse bashke me Naqe Konomin se dolen te paret dhe vajten per studime ne Janine ne gjimnazin Zosimea qe ishte nje shkolle me nivel e kane mbaruar dhe shume te tjere me vone. Ai ka dhene mesim dhe ne shkollen e Vunoit thone.Iku ne Amerike, pati nje aktivitet patriotik dhe mbeshteti Ismail Qemalin dhe financiarisht e u kthe ne Shqiperi se ishte fanolist dhe iku ne Greqi si i persekutuar politik kur erdhi Zogu ne fuqi por me vone cuditerisht ndoqi nje rruge tjeter…dhe fundin e pati te hidhur mbas clirimit qe u denua me vdekje ndersa i biri Fotua provoi kalvarin e gjate e te mundimshem ne burgjet komuniste megjithse kishte studiuar bashke me Enverin ne Montpelje… Jerasimo me Fanen ishin kusherinj te I doemos dhe me Kateren. Nuk marr persiper qe te them se jane te verteta se dhe une kam dyshimet e mia por jane shume te veshtira per tu vertetuar. Ne kohen e luftes italo-greke, ne Skutara ka qene fronti dhe te gjithe balajt iken refugjate si te gjithe vunjotesit por ata i ndihmuan dhe mbeshteten greket dhe u shpijne ushqime te Bregu i Madh dhe nje here nga bombardimet qe benin italianet, Fania rrezikoi jeten qe ka qene pasqyruar ne nje dokumentar grek. Ceta e Bregut me thote Nard Bala sipas deshmive te dhena nga Kana qe ka qene prezente atere, eshte krijuar ne Skutara nga mbeshtetja qe i dha familja e Fane Bales sepse Theodhora e kish Zahon nip. Ka arsye me te shumta per ta besuar kete. Kur behej mbledhja ne Manastir te gjitha motrat Kana, Lilua , Shulla, Anthia benin roje me qen ne pikat me dominuse per te vrojtuar ndonje levizje te armikut dhe te informonin parizanet sepse te tjeret kishin ikur ne mal. Balajt e mbeshteten luften nc-cl jo vetem se shtepia e tyre u be strehe se ishte ne nje vend strategjik, jashte fshatit por dhe kontrollohej lehtesisht nga siper diten. Jo vetem kaqe por nga radhet e tyre dolen dhe partizane, Ollga, Manthua etj. Aty vinte gjithnje Zahua se zbriste nga Calajt e nuk e shihnin dhe ta spiunonin . Te gjitha mbledhjet me shoket Zahua i bente ne shtepine e halles se tij dhe i thernin dhe ndonje berr dhe kalonin naten duke biseduar per hallet dhe shqetesimet qe kishin dhe halla e ti bente roje jashte. Kur vrane Zaho Koken gjermanet dhe dogjen fshatin, vunjotesit u larguan. Gjermanet kishin bere prite dhe ne Jonostath dhe nje dite, njeri prej tyre, nje oficer u ngjit lart ne Skutara. Kur e pane kalamajte u cuditen dhe iken me vrap e lajmeruan nonen ( Thodhoren) . Gjermani vazhdoi rrugen e tij pa ngacmuar njeri dhe u zhduk. Me sa dukej ai ishte derguar me detyre te posacme per te pare nga afer gjendjen nga ndonje informacion qe kishin marre. Sic u zhvilluan ngjarjet me vone le te kuptohet se misionin e kishte kryer, komanden e informoi. Thodhora e kuptoi situaten dhe iku ne Jal se djalin e kish ne Grivina. Te nesermen erdhi nje skuader gjermane me ushtare dhe komanduar nga nje oficer. U futen ne gorecaj dhe e moren te gjoren Thodhore zvarre deri siper mbi vathe te koleket qe i thoshin. Me bresherite e automatikeve ra pertoke . Nuk vajti njeri se kishin frike. Me vone vane Niko Gjoka me Llolle Balen qe ishin femije 8-10 vjec, kalamaj dhe vune ulerimen. Me mbrapa vate Kane Balia qe e ndoqi Thine Zotia . E ngarkuan me terkuze dhe e varrosen ne kishe te shen Todhrit qe kishin qimitirion e Jalit. Ato te dya vetem ishin dhe asnje tjeter sipas Kane Bales qe ka qene prezente sic ma thote Nard Bala. Ne fakt kete ngjarje e kam trajtuar pak me ndryshe sipas nje burimi tjeter qe dhe ai pretendonte se ishte shume I besueshem. Sidoqofte ne te gjithe kete histori asgje nuk ndryshon per vrasjen makabre te asaj gruaje fatkeqe. Po tani me duhet te kthehem dhe pak mbrapa ne kohe per nje ngjarje qe tronditi Himaren dhe italianet. Vrasjen e Tenente Morettit qe e ka zanafillen nga Skutarai. Maliherin qe ka perdorur Zahua ne kete aksion per te vrare Morettin ka qene e Fane Bales qe e kishte fshehur ne dyshemene e manastirit dhe ja dha Lilo Balia qe e ka treguar vete dhe e mbaj mend shume mire me thote ,Nardi. Mund te jete dhe keshtu per faktin se Skutarai ka qene shume i pershtatshem si pozicion per aksione te tilla dhe e favorizonte terreni i thyer qe faktikisht aksonin e kryen me shume sukses.. Fane Bala gjithe jeten e tij e kaloi ne Jonostath. Ai nuk beri ndonje fare shkolle por ishte i zgjuar, i matur e i pjekur dhe njeri i mire e mire kish bere. Ata merreshin me bujqesi me ato mulqet qe kishin dhe me bageti qe e kishin te trasheguar e nuk jetonin dhe keq se mish e bulmet kishin. Ai si i biri i babes qe ish i pelqente dhe nga nje cike rakia. E shoqia, Vathia Balia ka qene grua e zgjuar dhe e mire. Femije bone plot . Me shume vajza, 7 dhe 2 djem qe Pilua vdiq shpejt nga semundja e tokes dhe mbeti Nakua. Nakua nga 1937 me ca djem te tjere vunjotes beri shkollen 2 vjecare te karabinierise ne Itali dhe erdhi ne Shqiperi kur u pushtua dhe sherbeu ne vende te ndryshme por u plagos rende dhe u kurua ne spitalin e Vlores. Me mbarimin e luftes u emerua shef finance ne Drashovice dhe pastaj beri sherbimin ushtarak ne spitalin e Shkodres qe e mbajten aty pergjegjes finance me mbarimin e sherbimit. Qendroi per 7 vjet aty dhe u njoh me gruan e ardheshme, Marten qe punonte infermiere edhe ajo aty per te cilen bera kete hyrje pak te zgjatur.U martuan e linden femije plot. Vajten ne Tirane dhe ne fund u kthyen ne fshat. Marten e kane njohur vunjotesit se ka qene grua e urte e ardhur nga Shkodra doemos qe ka pasur veshtiresite e veta ne ne nje krahine me tradita e zakone e mentalitete te tjera. Po ajo u mundua te integrohej ne kete komunitet por nuk mund te themi se ja doli dhe kjo e mbylli disi ne vetmi, e heshtur, nuk u perzie shume, ndenji pak e menjanuar duke pare femijet dhe punen e saj. Ajo vinte nga nje familje ortodokse qe kishin zbritur nga Mali i Zi te ndjekur nga Serbet rreth 100 familje te tjera fare e fis qe ishin te gjithe zejtare. I jati i saj ishte furxhi po vdiq shpejt ndersa e jema ishte nga nje familje me emer Misja qe Jordanin psh e kishte djalin e vllait dhe Vasil Shanton, te aferm po ashtu dhe humoristin e madh Tano Banushin. Shkurt nje familje me tradita patriotike . Ata jeten e tyre e kaluan ne Vuno me ca probleme qe kane pasur por qe kane qene problemet e tyre dhe eshte mire ti leme ashtu sic kane mbetur sepse nuk perbejne ndonje kuriozitet per te tjeret.
Skutarai duke qene ne nje lartesi dominante ,me bukuri prrallore, ishte dhe nje vend klimaterik me pyll, pak ftohte dhe ne vere qe e rrihnin ererat e detit dhe te malit, me bulmet e me te mira se ishin fis i madh po dhe kishin femije e keshtu kishin mundesi te luanin dhe mirrnin femije shendetligj per ti kuruar nga efektet e klimes qe kishte dhe ndryshonin menjehere si psh, Taqo Zotua, nje djale nga Janjajt, te vellane e Rathe Cales, Vangjeli se ishte i dobet po dhe Nako Comorren qe e kishin te tyret, nip etj. Kjo ishte ne pergjithesi nje panorame e pergjitheshme e ketij fisi te madh qe e thosh mire Vathi Trolia qe “…Vunoi eshte i yni”. Une nuk munda te shtrihem me ne thellesi ,te femijet qe e kuptoni dhe vete se sa e mundimshme eshte. Une bera dicka dhe nuk pretendoj se kane te gjitha saktesi dhe vertetesi sepse kuptohet qe burimet ne keto kohe qe po flasim kane “shterrur” por megjithate une do perseris ate qe ka thene Tuqidhidhi fillimisht qe mbahet si krijuesi i historise shkencore : ” … te gjitha ngjarjet si ne ato qe kam marre pjese vete si dhe ato qe kam degjuar nga te tjeret, i kam pershkruar pasi i kam hetuar qe me pare nje per nje dhe me saktesine me te madhe qe mund te behet” qe sot eshte shume e veshtire dhe se dyti Herodoti i cili ka hedhur themelet e shkencave te historise: ” Une jam i detyruar te shkruaj ato qe thone por nuk jam aspak i detyruar qe tu besoj. Dhe kjo deklarate vlen per gjithe historine time” . Mesazhi eshte shume domethenes. E rendesishme eshte te shkruhet dicka se asgje sepse te tjeret qe do ta vazhdojne me siguri kane nje fare baze me gjithe te metat per ti korigjuar, pasuruar dhe plotesuar sepse ne fund te fundit, nuk marrim pergjegjesine per te shkruar per ngjarje dhe histori me permasa te medha. Uroj te ndodhi keshtu se vunoi eshte si e kam thene dhe nje here tjeter , “nje liber i gurte ,i hapur….”
17 Janar 2022.