13.5 C
Tiranë
E shtunë, 26 Prill 2025

Alqi Dede

PERBALLJA ME VESHTIRESITE E JETES
” …Me shoqeroi inxhinieri…nje djale I ri nga ata qe hasni cdo mbremje ne bulevard e sdo ta dallonit ne eshte nxenes i shkolles se mesme apo student universiteti, i ngadalshem ne te folur aqe sa te le pershtypjen sikur i ka fjalet me kursim sido qe eshte nga Vunoi I bregdetit, nga vendi i natyres se bukur dhe poezise-me tregon thjeshte po qarte dhe me kompetence si ndonje burre i pjekur, fillimin e punimeve, shembjen e portalit te daljes, punen e njerezve te cilet luftojne me malin dhe me ujet qe buron nga te gjitha anet, poshte ,lart, anash…” Ky eshte nje fragment i nxjerre nga gazetat e kohes prej nje gazetari te njohur dhe ish ambasador ne France me vone, Javer Malo. Ky djale i ri qe ben fjale kronika quhej Kosta Comorra.Potrebbe essere un'immagine raffigurante 1 persona Ne ato vite Kosta, po dhe nje vunjotes tjeter Landro Zoto zinin faqet e para te gazetave per punen heroike qe benin ne hapjen e tunelit te Bistrices. Kosta dhe tani qe i rendojne jo pak vite mbi supe, ashtu ka mbetur njeri i thjeshte, i matur, i shtruar, fjale pak, i pjekur e i dashur dhe pa inate e mllefe. Ky njeri ka kaluar nje jete plot peripecira e me sakrifica te medha por eshte vecori dalluse se ka qene njeri i punes, i ka vene gjoksin asaj kudo ku ka qene dhe me pune ja ka dale cfaredo veshtiresie qe eshte perballur. Mbasi u dipllomua ,la bankat e fakultetit, bulevardet e Tiranes dhe filloi punen ne kantieret e hidrocentralit te Bistrices per te “certifikuar” si te thuash, dipllomen ne praktike, ne zbatim ne nje veper te rendesishme, te gjalle e te veshtire, pa pervoje por qe e fitoi ne pune. Besoj se Kosten, brezi i ri e njeh pak dhe eshte mire ta bejme te ditur se nga jeta e ketyre njerezve ke se cfare te mesosh. Kosta ka lindur ne Vuno, ne pranveren e 1937, me 20 te majit ne nje familje te varfer sic ishin pergjithesisht familjet e fshatit. Kosta Comorra ( gjyshi i tij) i detyruan per shkaqe ekonomike te marri rruget e kurbetit si shume djem ne ato kohera, ne Llavrio qe e kishin afer por dhe si start per me tej, ne France e deri ne Amerike. Nje pjese i engri kurbeti…Kosta ishte i biri i Kolo Comorres dhe Fotine Bifshes . I jati i Kolos quhej Kosta Comorra (1868-1928) qe ish martuar me Angjello Kapen (1872-1925) te bijen e Cac Kapos qe kish per grua Aleksandra Koken dhe bone 3 femije Kolon, Maline dhe Marine. Kosta( gjyshi) merrej kryesisht me bujqesi ne ate kohe dhe me ato pak manare qe kishin por qe ishin te pamjaftushme per jetese dhe provoi kurbetin, ne Llavrio me 1920 pasi miniera e mbyllur u riaktivizua nga nje shoqeri franko-greke ne fillim shekullit XX dhe punoi deri me 1925, vit qe i vdes dhe gruaja. U kthye ne fshat,i lodhur nga nje pune sfilitese, drobitese dhe shkaterrimtare qe i mori jeten pas 3 vjetesh. Kolua e kreu shkollen fillore 5 vjecare greke qe ishte atere ne Vuno dhe pastaj provoi kurbetin dhe ai, ne Turqi, ne Egjipt dhe pak kohe ne Amerike.Potrebbe essere un'immagine raffigurante 1 persona Ai ushtroi per shume kohe zanatin e muratorit, bente mure(ledhe te thate)per taraca por merrej dhe me administrimin e dyqanit te te vjerrit, Cacit. Nga martesa me Fotine Bifshen, ( te bijen e Cidhos dhe Ane Jorgo Troles), linden 4 femije. Thomain (1928), Afroviten (1933), Kosta( 1937) dhe Petrua me 1940. Kosta Comorra i I ka qene vlla me Jani Comorra.Kolua ka qene kusheri i pare me Kico Comorren qe kishte femije, Sofon ,Spiron, Eftihine dhe Nikon qe u vra kur u kthye ne Shqiperi nga nje njesit partizan ne rrethana te dyshimta. Por per kete familje kam shkruar gjate vetem se desha tu kujtoj se eshte dhe nje leter qe i dergojne Mit’hat Frasherit kur u emerua ambasador ne Athine, Kleanth Spiro me Halim Xhelon qe ja dorezuan Sofo Comorra dhe Gogo Pilo Fane. ” Ju me teper se ambasador do te jeni burim i perhapes se ndjenjave kombetare…” shkruhej midis te tjerash. Natyrisht kjo nuk mund te themi se ska pasur ndikim pozitiv dhe ne karieren e mevonshme te Sofos ne dipllomaci. Kosta e kaloi femijerine ne Vuno qe kane qene perjudha te ngarkuara me luftra, pushtimin e vendit nga Italia fashiste, ate italo-greke dhe se fundi me gjermanet. Luftrat, te keqia bien sigurisht se u rriten femije jetime e ne varferi te madhe. E pikerisht ne dimrin e v.1944 humbi dhe njeriun me te dashur babane. Vunoi ishte vatra e levizjes dhe qendra e rezistences dhe gjermanet ne ate kohe duke pare qe levizja u be masive dhe u krijuan formacione partizane ndermoren operacione te tilla si ai i dimrit ne shkalle vendi por dhe ne vuno qe e rrethuan dhe bene shume reprazalje per ta fashitur por realisht dolen me te forte . Kontrolluan dhe arrestuan shume te pafajshem, burra,gra qe te tregonin per partizanet dhe te paralizonin levizjen. Burrat i moren dhe i futen ne bodrumin me thollo te Mit Lazrit. I torturuan e cfare nuk u bone por partizanet si treguan. Vasil Koco me Taqo Zison i paisen me dokumente me identitet tjeter dhe i shpetuan disa partizane me kete sherbim te cmuar qe bene. Potrebbe essere un'immagine raffigurante 1 personaTe arrestuarit pas nje jave i moren dhe i nisen me kembe per ne Vlore ne ate dimer te ftohte e me bore. Kolon qe vuante nga stomaku dhe tre te tjeret, Miilto Nini, Sofo Andoni, Aristidh Varfi qe nuk u rezistuan, ne Llogora i vrane. Ne ate kohe vrane Herkul Koleken dhe gjeten Thodhore Konomen te djegur qe floket e saj kishin mbetur ne truall te shtepise thoshin ata qe i kishin pare. Vunoi u dogj…por levizjen e ndihmoi dhe e mbeshteti. Keta dhe te tjere nuk i bene deshmore per motive te tjera po llogarite behen kollaj se cpasoja do kishte sikur te kishin dekonspiruar? Kurre seshte vone… “Ne mbetem jetime dhe gjithe barra e shtepise ra mbi shpinen e te varfres meme. Ajo punonte me mundim te madh per te na mbajtur. Ngarkohej me terkuze ne Jal te moli me mallra dhe i bij ne Vuno e si jipnin gjo, talleshin me te…Ajo punonte me Katere Comorren, Mali Laten etj. Binin dhe trare nga fusha e gjera te tjera qe duheshin per rindertim.Ka punuar dhe ne botore per te bere cakell per rrugen me gropa te demtuara nga lufta… Shkollen, 3 vjetet e pare me 1944 qe u clirua vendi deri 1947 i bera ne Vuno me thote Kosta, me mesues te nderuar si Pilo Koco dhe nje tjeter qe sme kujtohet por qe luante shume mire ne violine , dukej profesionist sepse iku me vone ne Tirane ne orkestren e Teatrit te operas. Kam pasur ne klase Lizhete Goxhen, Angjello Anagnostin, Klearko Dhimitrin etj. Eh vite…” Femijet u rriten dhe filluan shkollat qe duhet thene se te tre djemte u dipllomuan me arsim te larte. Thomai mbaroi filloren ne fshat , 7 vjecaren ne konvikt ne Elbasan dhe pastaj si konviktor te mesmen ekonomike ne Tirane dhe fakultetin ne Rumani. Kosta dhe me dashamiresine e kryeplakut, Vasil Koco vajti ne konviktin e shtepise femijes te ish streha vorfnore ne Tirane qe ka qene te spitali ushtarak ne Laprake dhe mbaroi 7 vjecaren me 1951.Petrua mbaroi 7 vjecaren, ne Vuno dhe Himare, pastaj Politeknikumin si konviktor ne Tirane dhe u dipllomua inxhiner mekanik , nje specialist dhe kuadro me pergjegjesi ne Ministrine e Ekonomise Komunale, e ka ndihmuar jo pak Vunone. Afroviti beri filloren por nuk vazhdoi me tej, u vendos te Sofua ne Tirane me 1951 per ta ndihmuar nga gjendja jo e mire shendetesore qe kishte dhe me vone u martua e krijoi familjen e saj e jetoi ne Rubik e Lac dhe tani ne Greqi. Kosta vazhdoi studimet ne fakultetin e inxhinerise ndertimit. Ishte nje djale serjoz, studiues dhe i perkushtuar dhe me prirje e pasion per arkitekture qe jane te dukshme ne punimet e mevonshme. Ky djale ra ne sy te pedagogeve sic ishte psh. prof.Ark. Gani Strazimiri qe kishte studiuar fillimisht ne Itali e pastaj ne Rusi. Me ate si drejtues kishte kryer disa detyra studentore qe e afroi dhe i dha mundesine te ndiqte prane katedres se arkitektures qe ai e drejtonte dhe bile i dha dhe celesat e zyres tij ne menyre qe te cfrytezonte dhe literaturen nga prirjet dhe talenti qe kishte. Potrebbe essere un'immagine raffigurante 3 persone e persone in piediAi e aktivizoi dhe ne ekspeditat studimore ne vende e qytete me trashegimeni kulturore si psh, ne Gjirokaster sepse ai ishte njekohesisht dhe Drejtor i institutit te Monumenteve te Kultures. ” Me mbarimin e studimeve si pune dipllome kisha “Projektimin e Muzeut Etnografik Kombetar” ne Tirane nen asistencen e prof. Strazimirit qe dhe pas dipllomimit tim insistoi te me mbante ne Tirane prane institutit qe drejtonte por me sa duket per motive te tjera nuk dihet sepse perfundova si inxhinier ne Hidrocentralin e Bistrices. Eshte e cudicme, me thote Kosta, kur ma permendi kete fakt, ish antari byrose politike Haki Toska kur erdhi per vizite ne veper, me pyeti si quhesha dhe nga isha dhe kur ja thashe u mendua pak si duket ju kujtua emri im qe perflitej ne ate kohe per te me mbajtur ne Institut prof Strazimiri dhe me tha:Potrebbe essere un'immagine raffigurante attività all'aperto Inxhinier, jo vetem ne Tirane por dhe ketu ne kete veper qe nderton partia mundesh te kontribuosh e te ndjesh kenaqesi per punen qe ben. Nuk i fola por e kuptova se ku qendronte problemi”. Por pasioni per arkitekturen nuk ju shua ketij djali dhe kur punoi ne Hidrocentral qe beri disa projekte sic kane qene ato te pamjes se jashteme te nderteses se centralit dhe te anekseve te tij si dhe stresat dhe rifiniturat e brendeshme, ndertesat e administrates dhe klubin e kultures se qendres banuar te hidrocentralit. Sigurisht qe puna ne H/C e Bistrices ka qene nje shkolle per te. Ai urrit bashke me te dhe akumuloi nje pervoje te madhe. Kjo veper ska qene gjigande ne pikpamje te madhesise si simotrat e tjera te mevonshme por si nje nder veprat e para ne ato vite qe bejme fjale, te pervojes, teknollogjise qe perdorej, e mjeteve por edhe problematikave te tjera ka qene e prapambetur relativisht por ishin me te medha qe duhet ti vecojme hovi, heroizmi, vetmohimi, mobilizimi dhe energjite e pashtershme dhe vrullin revolucionar sic thuhej, te ketyre njerezve qe sakrifikuan cdo gje per ta ndertuar ate veper dhe e ndertuan. Pa mendohuni pak se bejme fjale per vitet 1960 qe u ndertua pjesa kockore dhe me e veshtira e ketij tuneli sic mund ta quajme qe u hap ne nje gjatesi 3803 m , ne nje reliev krejtesisht shkembor me shtresa gelqerore me te papritura qe u desh mendja, forca, krahet e mundi i ketyre njerezve per ti mposhtur.Potrebbe essere un'immagine raffigurante 7 persone, persone in piedi e attività all'aperto Kosta punoi si drejtues ne pjesen e daljes se Tunelit 850 m, ndersa Landro Zotua ishte ne hyrje. ” Benim cpime per te vendosur lende plasese pastaj do behej shperthimi, te ajrosej me kompresore e te trasportohej gjithe materjali me vagona perjashta, tregon Kosta me nje pune te lodheshme por te papertuar e pa orar” Vetem te shikoje kantieret e ndertimit te H/C ne ate kohe nuk do e dalloje nga nje qytet i tere dhe centrali elektrik shume me i madh nga ata te mjaft qyteteve tona. Lumi qe vinte i rrembyshem e plot uje, mali shkembor por ato kane qene te pafuqishme perpara pistoletave, eskavatoreve, e lokolotoreve dhe vagoneve per ta care zemren e atij mali me punen, mendjen e mundin e atyre njerezve.Por pikerisht gjeja me e cudicme qe u perballen gjate punimeve ishte shperthimi i ujrave por per specialiste nuk perbente ndonje habi kur punohej ne formacione te tilla gelqerore. Per ata qe e kane pare shperthimin e atyre ujrave te shumta e te rrembyeshme dhe me nje gjemim sikur dilte nga thellesite e nentokes do tu kete krijuar pershtypjen e lumit qe duhej per hidrocentralin. Nuk e teprojme po te themi se ujrat qe dilni ishin te barabarta me aqe sa konsumonte qyteti i Tiranes i asaj kohe nga ujesjellesi iSelites. Me sa veshtiresi u eshte dashur te perballeshin per ta mposhtur duke punuar. ” ne futeshim ne tunel brenda ne uje, me cizme e kaska e ca kostume me thote Kosta mbi ca derrasa te ngritura 1/2 m a ndoshta me shume por qe hera heres dhe thyheshin e me veshtiresi te patreguara kemi punuar te gjithe me shqtesimin e perbashket per ta bllokuar dhe ja dolem. Nuk mund ta pershkruash me fjale ate vetmohim dhe ska qene pa viktima dhe me dhimbje i kujtohet kur nje djale minator nga veriu gjate punes u godit nga nje cope shkembi qe ra pa ndjenja dhe me gjithe ndihmen qe ju dha nuk mundi te shpetoje. I gjithe kantieri u gjend aty te shqetesuar ne shenje solidariteti. Vetem i vllai rrinte pa ndonje pike loti ne syte e tij por shokeve u kishte thene se burrat nuk qajne dhe ata qe bien ne krye te detyres nuk qahen “.Potrebbe essere un'immagine raffigurante attività all'aperto Ne gjithe kantierin ne ato vite ka qene nje preokupacion i perbashket, ecuria e punimeve, sa metra tunel u hapen, a u bllokuan ujrat e plot probleme te tjera. Sa lodhje e shqetesime ,sa gezime e perpjekje, sa nete pa gjume e sa mundime provoi Kosta ne ato vite por ai eshte i kursyer e nuk do te flase per vete por brezi im eshte deshmitar i kronikave te kohes qe pasqyronin ndertimin e asaj vepra me kaqe halle te shumta. Kosta u rrit me ata njerez, u burrerua dhe u be me i pjekur. Kosta me tregon si me te qeshur nje pyetje qe i kishte bere nje gazetar ne ato kohe se ku i kalonin, te dielat, ditet e festave apo vitin e ri . Pushim per ne? i thashe me buze ne gaz, nuk ka sa te bashkohet tuneli. Ne mbremje vone kur ktheheshin nga kantieret organizonin dicka, ndonje aktivitet, koncert, mbremje tematike apo mblidheshin ne tavoline e pinin ndonje birre te relaksoheshin nga puna e lodheshme e dites. Keta ishin njerezit e thjeshte e te punes qe e bene ate veper. Ajo eshte nje deshmi e gjalle e asaj pune vigane te atyre njerezve ne ato vite qe Shqiperia po mekembej dhe merrte persiper te ndertonte vepra te tilla dhe te tjera me te medha me vone me forcat e veta. Kosta ishte nje nga ata qe i kujton me nostalgji ata njerez dhe ate pune qe ka lene gjurmet e veta. Per H/C e Bistrices kane shkruar e pasqyruar gazeta, revista, piktore e skulptore, shkrimtare e poete . Romani “Tuneli” lindi nga mbresat dhe pershtypjet e forta qe kishte mbledhur si gazetar, autori Dhimiter Xhuvani. Ne faqet e para te gazetave e revistave, kronikave filmike apo te radios atere flitej vecse per te.Potrebbe essere un'immagine raffigurante attività all'aperto Ishte nje ushqim shpirteror i perditshem , i mbushur me shperthimin e minave ne tunel, me heroizmin e klases puntore , me vetmohimin e inxhiniereve te rinj, me cicerimen e bilbilave te Muzines etj Duke mos qene indiferent kur pa nga afer sakrificat sublime dhe kur po vendoseshin e po beheshin norma te jetes shoqerore si mbeshtetja ne forcat e veta etj. shkroi ate roman qe pati me shume jehone jo me nga ana letrare por nga furia e kritikave mbas botimit te saj. Kritika e quajti nje veper qe shtremberon realitetin, realizmin socialist qe i mungon fryma ideollogjike, kuptimi klasor, qe mohon rolin e partise dhe te njeriut te ri e plot te tjera qe autorin e denuan dhe e cuan per riedukim dhe cudia me e madhe ishte se u ndeshkuan dhe personazhe te vepres qe aludoheshin, nje rast i rralle ne letersi. Autori beri autokritike, U ngrit me nje roman tjeter ” Perseri ne Kembe” dhe pati ate fund qe pati. Kosta me 1965 u transferua ne Fier, drejtor i zyres se projektimeve dhe ndertimeve dhe studimeve urbanistike per rrethin. Puna e tij eshte meshiruar me idete qe ka pasur ne shume objekte por dhe konceptimin e fytyres se qytetit te ardheshm. Nje vizion qe per mendimin tim ka qene i avancuar per kohen.Potrebbe essere un'immagine raffigurante 1 persona e attività all'aperto Ne kohen qe fluturonim atere kur e shikonim Fierin nga lart te terhiqte nga pamja mbreselenese, me hapesira bulevarde e rruge te sistemuara ,me nje planimetri te rregullt dhe e vecoja nga te gjitha qytetet e tjera dhe me vjen mire sot qe eshte ruajtur ai profil e eshte pasuruar me shume. Ne se arkitekturen e quajne muzike te ngrire atere mund te themi se profili i ketij qyteti dhe e disa objekteve karakteristike eshte shembelltyre edhe e vizionit e ideve te tij. Per kuriozitet, godina e bashkise, shtepia e oficerave, shkolla e mesme teknollogjike, dhjetra ndertesa banimi e studime pjesore urbanistike jane punime qe i ka kryer ai. Me 1981 emerohet ne Komisionin e planit te shtetit, ne drejtorine e investimeve por nje “klecke” ja gjeten se baxhanaku i tij ishte me grupin e naftes.Mund të jetë një imazh i 3 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme Gjera te cudicme !!! .Punoi te Instituti i projektimeve Nr.4 ne profilin e tij ku mbrojti dhe fitoi grade shkencore : ” Bashkepuntor Shkencor” plotesisht te merituar mbas nje kariere te sukseseshme. “Njje njeri qe e njeh ne themel punen e tij qe e dashuron me gjithe shpirt, qe sillet ndaj saje ne menyre krijuese, qe rritet bashke me te” e ka karakterizuar Sofo Lazri qe kur ishte ne Bistrice. Kosta tani eshte ne pension mbas me shume se gjysem shekulli pune. Ai eshte i martuar me te bijen e Misto Treskes, nje emer i njohur ne boten e letrave dhe ne dipllomaci. Ka dy djem, njeri prej te cileve ka nderruar jete.
28 Shkurt 2022.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.