0.5 C
Tiranë
E premte, 7 Shkurt 2025

Alqi Dede

Ky eshte libri i ri “Dritare ne Art” i sapo dale nga shtepia botuese “Toena” . Libri nje kapitull te vecante e ka per te gjithe figurat e Vunoit qe kam shkruar keto vitet e fundit. Nje pjese e mire e shkrimeve botohen per here te pare. Libri ka 400 faqe. I Falenderoj te gjithe b/fshataret e mi per ndihmesen dhe perkrahjen e pakursyer. Nje falenderim i vecante i takon Zonjes Anyla Bulo ( Robert Kasneci ) per inkurajimin dhe mbeshtetjen qe me ka dhene ne botimin e ketij libri. Per modalitetet e tjera do tu informoj me vone.

“””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””

KU RRITEN LULE, USHQEHET SHPIRTI…Mund të jetë një imazh i trëndafil

Nje vile dy kateshe e thjeshte, anes rruges ku kaloja perdite me terhiqte vemendjen per trendafilat dhe lulet e shumta e te shumellojshme qe dukeshin si kopsht I vogel i Edenit. Nje grua te moshuar do ta shikoja qe kujdesej per to me pasion. Ajo zonje grua i kishte kaluar te tetedhjetat ne mos dhe me shume. Skane rendesi vitet por puna qe bente duke u dhene jete luleve dhe ushqyer shpirtin e saj qe nuk plaket kurre. Cdo mengjez do ishte ne kembe ti ujiste, pastronte dhe tu bente sherbimet e nevojshme. Ne Sirolo ku kalova pushimet, i duan shume lulet qe jane te dukshme ne cdo rrugice , ne dritaret e portat e shtepive sa me kujtonte Korcen tone. Lulet i bejne njerzit fisnike. Sipas nje psikollogu te njohur “Lulet jane nje kopje perfekte e jetes njerezore” . Mbillen ,rriten,lulezojne dhe veniten sipas ligjesive te jetes. Shtepia ishte e rrethuar me kangjella dhe skishte hapesire nga lulet qe kishin zene vend. Vazo te formave dhe madhesive te ndryshme me nje mori lulesh qe te magjepsnin me bukurine e tyre, kishin zene vendin e tyre e ndoshta dhe nga mbrapa viles qe nuk arrita ta shikoja. Nje karrige ishte gjithmone perpara,anash deres qe ulej mbremjeve zakonisht kur dielli perendonte dhe relaksohej nga ajo mrekulli qe kishte krijuar me duart e saj. Nje grua me shtat mesatar, me rroba me ngjyra si vete lulet e kopshtit qe te ngjallnin shprese e kenaqesi,Fytyre emebel, floket e thinjura , tipare te rregullta qe kish lene mbrapa nje bukuri terheqese dhe nje balle fisnik por gjithmone vitale ne levizjet e saj aqe sa e veshtiresonin percaktimin e moshes. Dy here ne dite qe kaloja e pershendesja sikur do merrja dicka nga miresia e saj dhe ajo me miresjellje do ma kthente me nje buzeqeshje si vete lulet qe kujdesej. Lulet kane marre nje kuptim simbolik nga vete perdorimi i tyre. Simbolizmi qe lidhet me to ka qene prezente qysh ne kohet e lashta, ne mitologjine greke dhe romake, si gjate mesjetes ashtu dhe ne kohet moderne deri ne ditet tona. Ato kane nje perdorim te gjere qe shprehin ndjenja ne mungese te fjaleve . Cfardo lloj ndjenje mund ta shprehim nepermjet tyre sipas specifikes qe ka . Po kjo grua kishte nje pasion dhe admirim te vecante per lulet dhe kujdesi per to mund ta krahasosh si per nje femije. Eshte e cudicme ta mendosh por ato te bejne per vete dhe behen pjese e jetes dhe te fisnikerojne e te pasurojne shpirtin. E kush nuk ka shkruar per lulet e kush nuk i ka adhuruar ato. Emra te medhenj te letrave u kane thurrur vargje e kane shkruar per lulet qe lista eshte e pa fund.Bodleri e te tjere, Pushkini qe gjen lulen vyshkur ne mes te nje libri dhe i zgjon nje varg endrrash : Kur lulezoi, cpranvere thua/ Kush e keputi dhe ku/ nje dore e njohur apo e huaj / Dhe pse valle e vuri ketu?… apo Tagora qe dhe kujtimet i krahason me lulet por pa ere apo dhe Gollsuorthi qe ne Londer jo me bari ne parqet e shumta e di se dikush kujdeset per te por sigurisht dhe per lulet… apo dhe Naimi yne qe u ka kenduar me mall. E kush nuk i ka uruar te dashurit e zemres ne nje datlindje, ne nje pervjetor, ne nje fejese apo martese, kur eshte dipllomuar apo ka arritur nje sukses ,ne nje gezim apo dhe me keq akoma ne nje mortje me nje kurore me lule?; edhe pema qe te beje fruta ,i duhen lulet; edhe bleta qe te beje mjalte nga lulet e merr nektarin, po dhe parfumet aromatike nga esenca e luleve behen…Lulet jane ato qe i zvendesojne me se miri fjalet dhe percjellin mesazhin qe duam. E kush nuk i ka dhuruar nje buqete me lule te fresketa te dashures, gruas apo femijve? Ato e shprehin me mire se cdo gje tjeter ndjenjat qe duam te percjellim dhe te fisnikeron e te ben ta ndjesh veten te vleresuar. Besoj se e keni provuar kur ju kane dhuruar nje buqete me lule dhe cfare ndjesie keni provuar? Ska kenaqesi me te madhe .E kete kenaqesi ta japin lulet jo me bukurine por dhe me aromen e tyre. Ajo grua qe me nxiti te shkruaj keto radhe me la nje pershtypje qe seshte e lehte te harrohet. Ajo mbetet nje simbol i dashurise dhe kujdesit per lulet por mbi te gjitha per njeriun dhe per kete kenaqesi qe u jep kalimtareve . Nuk pata mundesi ta njihja kete grua qe me siguri do kisha zbuluar befasira te kendeshme . Nuk ka shume rendesi se ajo e jep mesazhin perdite dhe me kete pune qe ben nga kenaqesia qe ndjen. Kujdesi per lulet cdo mengjez ju jep nje ndjenje qetesie gjate gjithe dites. Admironi bukurine e nje luleje, ndieni ngrohtesine e nje buzeqeshje, jetoni jeten perjetesisht me momentet me te bukura qe ju ofron.
15 Shtator 2021.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.