7.5 C
Tiranë
E premte, 14 Nëntor 2025

Alqi Dede

JETA IME ESHTE LEVIZJE
Mund të jetë një imazh i 1 person, në këmbë dhe ambiente të brendshme
Keto jane fjalet e nje gruaje qe i ka kaluar te nendedhjetat. Fotina Lazri e quajne. Ky emer vjen nga greqishtja qe do te thote drite,shkelqim.Dhe vertet ashtu eshte, drite e shkelqim mendja dhe zemra e saj qe rrezaton ngrohtesi e embelsi me fjalet e me te bemat. Kur po ngjisja shkallet i shoqeruar nga e bija,Sonila mendova me vete se sa te lodheshme do jene per halle Fotinen ne ate moshe qe eshte deri ne katin e katert. Isha i gabuar. Na priti me nje buzeqeshje dhe u futa ne apartamentin e saj. Shtepia e rregulluar thjesht, e paster, e mobiluar me gusto, disi e vogel por cdo gje ne vendin e vet. Nje biblioteke ne faqen e nje muri plot me libra qe te jem i sinqerte kudo qe vete dhe shikoj libra sikur e ndjej veten me ndryshe.Fotografi e suvenire te shumta,nje divan dhe nje tavoline e vogel, ne qoshe te se cilit ishin dy librat e mi, dhuruar se fundi ,dy kolltuqe, kendin e guzhines, 3 korniza me piktura abstraksioniste, origjinale dhuruar nga nje piktor shijakas ne Itali dhe nje tavoline afer dritares, siper se ciles ishte nje mbulese,punuar me dore dhe dy karrike. U ulem dhe atere munda ta shikoj me mire.Nje grua me trup mesatar,aspak e shendoshe,veshur mire, me nje fytyre me rrudha nga vitet qe ka lene pas, nje pale syze te zeza qe i shkonin per bukuri fytyres saj, syte depertues e te mprehte dhe floket krejtesisht te bardha. Fliste rrjedhshem, me nje diksion te bukur dhe llogjike te shendoshe. Ajo ka lindur me 1929 ne Vuno dhe e pagezoi sipas zakoneve qe ishin, Petro Koco, dmth kumbaria. Tatenun i therrisnin ne ate kohe. Ai u bo me shume ne Korfuz .”Ne ato vitet e femijerise behesha shume me motren tende, Klemendinen me thote, e kisha shoqe te ngushte se nje rruge na ndante dhe ti ke qene i vgel ne ato vite por te shikoja ne ate rrugicen tuaj qe luaje kur veja lart ne kokaj; po dhe me time moter megjithse ishte nje cike me e madhe dhe me Llande Vjeren etj. Ishte dhe Lefteri Kapia qe vajti te Nene Mbreteresha dhe mbas clirimit per studime ne Moske. Ajo ishte fisnike,e bukur, e zgjuar, e mire po dhe nga familje e mire por jeta e saj ashtu rrodhi. Ashtu ishte fati i saje…Ne ato vitet e femijerise ruaj kujtimet me te mira.Mbaj mend qe vejem dhe ne Illias me keto shoqet te Milto Gjomemua se kishte dhe blete ai e lule te shumta. Beharit vejem ne Jal se kishim nje dhome qe na e kishin dhene kokajt. Atje rrinim 3 muaj. Vinte dhe Katere Balia me femije.Sa grua e mire ish ajo. Dhe me Thipen jam bor shume. Ne ato kohera vinin dhe keta studentet qe vazhdonin studimet jashte si Foto Bala .Spiro Koleka… Ato vajzat e kapet qe kishin lindur ne France, Cac e Stefo Kapua dhe vajzat e Pilovoglet. Kishim shoqeri, luanim dhe e kalonim mire. Jali ne ato kohera ish i shkrete ,skishte njerez. Une shkollen e kam bere ne Vuno. Ne ato vite vajzat e benin shkollen ne dhimtraj por Dr. Simonidhi si njeri me kulture e i gjezdisur qe ishte pru nje mentalitet tjeter duke thyer ca paragjykime.Ai i bashkoi djemte me vajzat bashke ne klasen e peste. Nuk ka qene dhe fort e lehte po te kemi parasysh zakonet e konceptet qe kishin njerezit sidomos per vajzat.Por ai arriti te beje dicka. U dha bursa Lefteri Kapes, Naste Protia qe se bo dhe nje Marie nga Himara. Klasen e pare e kam bere me djem e vajza bashke. Ne Vuno kishin ardhur dhe ca vajza nga Delvina se skishte klase te peste ne asnje shkolle te bregut. Simonidhi beri shume per Vunoin po pastaj erdhi Italia dhe ai iku si shume te tjere.Filloi lufta dhe Vunoi ka qene vatra e levizjes.Nga vunoi dolen malit 10 vajza dhe midis tyre une 15 vjecaria, me 1944. Ime moter, Ollga ndenji me memen se skishim me ke ta linim. Ato te dya e ndihmuan dhe mbeshteten luften.Shtepia jone u be baze e levizjes. Aty vinin shume partizane, Zahua, Ramizeja e shume te tjere qe Sofua ka shkruar ne librin e tij me kujtime.Ne shkuam dhe luftuam per tu dhene ndihme popujve te Jugosllavise. Ne ishim vajza fshati,te forta, te guximshme, te rritura me vuajtje e mundime. Kane qene kohe te veshtira atere po ja dolem. Ne Vuno shtepia na u dogj dhe te gjithe ikem ne Tirane. Une vazhdova shkollen tregtare ne Vlore per dy vjet te barba Petrua per ekonomi -finance.Nga pervoja ime skam pare ndonje diference me ata qe mbaronin universitetin sepse praktika ishte e njejte.U ktheva ne Tirane dhe vazhdova shkollen per finance, te mesme per nje fare perjudhe dhe pastaj fillova pune te shtepia botuese “Naim Frasheri” per 8 vjet. Per mua ka qene shkolla me e madhe ne jeten time.Aty punonin njerez te librit, me kulture,me te mire e me te zgjuar, shkrimtare, perkthyes e shume te tjere qe kishin nje komunikim e raporte shume te mira dhe dinin se si ti trajtonin problemet. Vedat Kokona qe me vjen ne mendje e plot te tjere. Kur kisha kohe punoja dhe me makinen e shkrimit,shtypja ndonje materjal qe ta mesoja. Kontakti me librin te krijon raporte te tjera qe me afruan me shume me te dhe lexoja shume qe dhe tani ne kete moshe qe jam, librin se leshoj nga dora. Kjo ka qene nje pervoje jetesore qe do ta vecoja nga gjithe pjesa e mbetur e jetes time. Ata emra te medhenj te bejne ti kujtosh e ti nderosh me respekt dhe mirenjohje. Por nuk ndenja me gjate se u martova, krijova familje, me femije… pastaj.keshtu ishte jeta.Fillova pune si financiere serish.Dhe ne Vuno lexonin atere. Edhe Ollga me Niqe Lazren qe te vogla lexonin shume libra.Te vjen keq sot kur shikon keta te rinjte qe skane interes ,slexojne fare.Erdhi ketu tek une nje nga keta te shkalles, kish mbaruar universitetin se dhe keta komshinjte qe kam pasur kane ikur. Kur pa biblioteken, u habit nga librat e shumte duke me thene: Sa libra ..ke. Po ti ske i thashe, nuk lexon fare libra ? .Nxorri celularin nga xhepi dhe ma tregoi:”Ja, kam kete une-me tha”. Po gjithe keto libra qe botohen…Te vjen keq. Libri te ndricon mendjen, te pasuron shpirtin, te zbukuron jeten.Ne ate kohe kur ishim me pushime,ne perjudhe fushatash per grurin,misrin e te tjera venim dhe ne aksion si gjithe te tjeret. Po ti ku ke qene atere ? me pyet. -Une kam qene ne Rinas .Aaa, po se ma tha vajza. Po Flamur Mickon e ke njohur? Si se kam njohur ,e kam pasur mik. Dhe fillon e me tregon se si kishin jetuar bashke ne nje shtepi dhe cfare maredhenie te mrekullushme kishin krijuar. Me flet per te shoqen, Hankon dhe djalin e tyre,peripecite qe kaluan ne ato vite. Ata kishin nje djale me probleme. Kur beja ndonjehere byrek ,vinte dhe me pyeste: “Teta ,ka miell ky byreku se une se ha…”. Ai nuk hante buke,hante oriz me veze ne mengjez kur shkonte ne shkolle. Ishte i zgjuar,i bukur,i gjate dhe i dashur.Tani eshte rritur e eshte bere burre, ka krijuar familje. Ka mbaruar per jurist. Njerez te mire. Po Flamuri aksidentalisht nderroi jete. Me Hankon jemi ndare tani se jemi larg dhe mosha ka problemet e veta por nuk e harroj kurre… Kur e pyes ,si e kalon diten? me thote: “Ja ketu, me keto punet e shtepise, bej kroshe’ , lexoj shume akoma po dhe takohemi me keta ish komshinjte nganjehere se kemi pasur maredhenie shume te mira. I kemi ruajtur dhe sot mbas 50 vjetesh. Ishte kohe tjeter atere, kishte me shume dashuri, ishim me te lidhur dhe i gjendeshim njeri-tjetrit per cfaredo halli a nevoje qe mund te kishte.Me njerezore. Me kujtohet nje here kur kisha burrin e semure ne spital,keshe lyer shtepine dhe me erdhi ajo komshija e i dhashe celesat e i thashe: e di vete se cdo besh,pastroji,rregulloji e vuri neper vende. Ja dhashe se kisha besim. Kishte pjekur kafene dhe e kishte ber azerr.Tani keta qe kane ardhur ,kane frike dhe nuk dalen nga dera e shtepise .I thashe dhe njeres nje dite,po ju jini dhe nga Vlora,cbeni keshtu sikur jini te ngujuar si ata te veriut.Sa degjojne nje cike zhurme dhe mbyllen brenda. Edhe keta femijet i kam mesuar me liber ne dore qe te vegjel.Kur vinte ai nipi,Beni qe e merrja ne kopesht shkonte merrte librin dhe ma jipte per tia lexuar.Une isha e lodhur nga puna gjithe diten dhe do gatuaja per te nesermen dhe i thosha: Beni te keqen nena skam fuqi tani,jam e lodhur dhe kam pune te tjera per te bere.Ai me thoshte: Kur te te vjeterohen syte (dmth te plaken ) do te te lexoj une. Merrte librin dhe filloja i lexoja,ai me thoshte ,jo kete se ma ke lexuar…Po dhe burrin e kam pasur te edukuar e me kulture.Ai ishte nga Korca.Ai u blinte libra femijve dhe u lexonte shume e merrej shume me ta. Ai punonte ne Tv, ne sektor te kultures por ishte i lidhur shume me artin dhe vinte vazhdimisht ku punoja une se e lidhte puna.Aty u pame ,u njohem, pyeta se smirrja burre ashtu…Ashtu ishte koha.Po ishte njeri shume i mire dhe bente shume per femije. Babai yne kishte ikur ne kurbet me 7 kusherinj. U kthe me 1937 dhe iku serish me 1938 se e lajmeruan qe nga Amerika se do filloje lufta. Ashtu ndodhi. Venin e la 4 muajsh. Na dergonte pako vazhdimisht me lloj-lloj gjerash. As ne kohen e luftes nuk i nderpreu. Erdhi shume vjet me vone me 1960. Na gjeti te gjitheve te martuar ( une,Ollga dhe Sofua) po iku serish per te rregulluar ca pune te tij, pensionin dhe u kthye perfundimisht ne fund te viteve 1960. Na bleu shtepi se ajo qe keshem ishte sa nje kuti shkrepse thoshte. Vunoi nga te gjithe fshatrat e bregut u dogj me shume se ishte i lidhur me shume me luften. Kur vame ne Dhermi atere, dherminjasit na thoshin:” apo to Vuno, to partizani.” Me kujtohet nje here ne klase te trete, mesuesia qe ishte nga Berati na shpuri ne Dhermi me kembe, te shkolla. Ata na mesuan nje kenge greqisht qe kishte fjale te pista. Ne se dinim dhe e kendonim si kenge. Kur vime ne Illias na degjon nje burre dhe na bertiti ceshte kjo kenge qe kendoni,kjo ka fjale te pista.I thote nje djale na e mesuan ata te dhermiut.Jo u thote ai. Kjo seshte per ju, sben per te kenduar. Po Vunoi ka qene ndryshe. Po degjoja nje emision ne televizor nje dite per kulturen, per keto germimet arkeologjike ne bregdetin e Himares.Te ftuar ishin ca profesore dhe midis te tjerash ajo drejtuesia e peyeti,po Vunoi? Vunoi ndryshon shume. Ka njerez te shkolluar si ne Evrope. Une kam pasur ne klase nxenes nga Vunoi por ata benin diferencen nga formimi,studimi, kultura qe kishin.Eshte nje fshat me tradita dhe kulture qe kishin mbaruar akademi e universitete qysh ne ato kohera. Nje xhaxhai yne,Nane Koka quhej kish fituar burse dhe kish vajtur per studime ne Vjene per doktor. I nderprene bursen dhe pastaj i vazhdoi ne Bukuresht, ne Rumani.Atje i mbaroi dhe u kthye ketu ne Vuno. Ai ka qene me shume per femije .Ai shkonte fshatrave me mushke po nuk mirrte leke me thoshte mema. Une pyesja shume kur isha e vogel dhe mema me thoshte po cpyet keshtu moj? Me pelqen, i pergjigjesha. Po ai qe vinte fshatrave, te shumtat e rasteve flinte andej dhe i benin dreke e thoshte :”Dhe ne mos engersha mire, do flo mire”. Keshtu tha tate Nania,ashtu tha Tate Nania na thoshte mema shpesh. Nona ime ishte nga Dedezhupaj. Thomai kish vdekur dhe kish vdekur i ri. Ai ishte tregtar i zoti. Kane qene nga Topiajt e Skenderbeut qe e thote dhe kenga.Ka te thene e ka te ngjare/ Se Thopajte e pare/ Ishin te fisme e bujare/ Te gjithe nga dere e pare/ Shtate ishin gjenderale/ Nde krajli napolitane.Po atij i vdiq gruaja shpejt dhe u martua me nonen time. Ne fakt kishin diference te madhe ai 50 e kjo 18. Ashtu ish atere.Kur me vdiq burri tregonte ajo,me mbeti dy dite mbi dhe se kishin shume miqesira me leberit dhe prisnin ata qe ta percillnin.Thoma Koka kish miqesi dhe me Ismail Qemalin dhe rrinin ne trapez bashke.Desha te thosha ate qe thashe me lart se keta kishin origjinen nga Topiajt. Erdhi Koka i pare dhe bo 4 femije, Kriston, Zahon, Pavllon dhe Spiron qe krijuan familjet e tyre dhe dalin si fis me vete por nga i njejti trung, oxhak. Kokajt(Kasnecajt), Zahajt nga Zahua, Pavllaj nga Pavllua dhe Spiraj nga Spirua .te gjithe floririn e koket se ishin te pasur, e mori Spirua i cili u bo me Ali Pashen. Kriston ,Aliu e denoi 7 vjet se e spiunoi i vllai Spirua.Te pakten keshtu thoshin. Nje here erdhi nje varke ne Palase,poshte Strada bianca dhe donte te takonte familjen Koka te Castel di Mjegullosh. Ishin familje te njohura dhe me emer. Kostandini kish mbaruar per doktor ne Itali, i kockave dhe vinin shume te vizitoheshin tek ai. Me vone austro-hungarezet e bene konsull ne Vlore. Anastasi dhe ai kish mbaruar ne Napoli dhe shoqeroi Lirin kur erdhi ne Vuno si perkthyes. Po kokajt ishin dere e madhe dhe beheshin shume dhe me Laboven e kryqit. Kishin bore krushqi me ta. Mare Labovitia ka qene me emer ne ate dere. Si familje e mire dhe me emer e njerez te degjuar, nga Labova erdhen dhe kerkuan per nuse Frosine Koken, motra e Nanes, Thomait…Keta u thane qe eshte nje cike e belber. Ska gje u pergjegjen ata, dhe te jete. Ne e duam te na beje djale dmth nga nje familje me tradita.E moren. Frosina ndenji 15 vjet atje po as djalin se beri e as fjale nuk u tha…I dhane nje leter,e vune ne nje mushke dhe e nisen ne Vuno. As djale nuk na e bo e asnje fjale nuk na tha. Vane e erdhen si Froshina u thoshte mema ime kur ishte ndonje rast a ndonje pune pa rezultat. Po kjo shprehje ashtu ka mbetur. Froshina e shkrete u bo e vinte ne Shen Meri, lante,pastronte qishen. I thosh none Kokia (Sofi Dedezhupia) : O e shkreta shen Meri/ Kush te la e kush te fshi E kush te ben qeverri. None Kokia ishte grua e zgjuar dhe bejtexheshe. Ne Vuno ajo me Kone Nesturen qe kendonin me ligje kane bere emer qe mbahen mend edhe sot. Kur i vdiq kunati, i thane cdo ti thuash qe te rriti e te beri , kur ta qash? E di une cdo ti them-tha Qir jatro o qir jatro… Do te them dhe u dy fjale Kur te takosh tet vella Mos thuaj cbere tek na se u be qen e te ha etj… Tate Nania e kish gruan nga llagurajt , Haretine e quanin por ishte nje cike e serte.Kur shkundte qilimin te ballkoni se skish as kangjella atere,ra poshte me gjithe te dhe vdiq. Tate Nania kish Irakli Kasnecin, Kicon, Lilon qe u martua ne Pacaj dhe Nullen ne Andonmilaj. Irakliu nuk pati femije po mori nje grua me vajze. Ai ishte drejtor banke ne Greqi. Kish bor leke dhe u la dhe ketyre motrave Lilos dhe Nulles. Ne ate kohe mema kishte nje moter ne Korfuz dhe vinte cdo vit. Mirrte dhe Sofon me vete se ishte i vogel. Ishte e kollajshme atere. Mirrte nje leter ne komune dhe shkonte Sarande,i hipte varkes dhe shkonte.Ajo ishte martuar me nje te shkurtet nga Illjasi dhe kish nje vajze qe i punonte ne banke. Sofua vate e gjeti mbas 1990.E priten mire, i bone dhe nje dreke. Kur e pyeta se cfare kujton si gjene me te mire ne jeten e saj? Femijerine ne Vuno.Ajo ka qene me mbreselenesia. I kujtoj me nostalgji ato vite,shoqet qe kam pasur, vendet qe kam vatur,shkollen qe kam bere, ata njerez te mrekullushem ,ajo jeta e fshatit me ato tradita e zakone sic ishte koha. Une kam bere jete te mire,burrin e kisha te mire.Ishim ne gjendje se babai na dergonte cdo gje dhe leke.Dora sme eshte dridhur asnjehere.Skam qene grua qibare.Kam qene grua e thjeshte.Me donin te gjithe dhe mire kam bere. Ne ate kohe me ato rroba qe na vinin nga Amerika benin kontrast shume vecanerisht me ate ngjyren bezhe sic i mbanin amerikanet. Venin e mori njer Sofua per dore dhe doli e u takua me nje shok. Po kete ce ke i tha ,te ambasadave? Nje profesor e kujtonte kur vinin ne shkolle ato kepucet e reja me gome te bardhe nuk donte ti vishte dhe para se te hynin ne klase shkonte ne nje grope dhe i bente me balte.Nuk i vishte ne shkolle dhe une nuk i vishja ne pune.Nje here qe theva doren, te gjithe mu gjenden prane e me ndihmuan. Nga jeta qe ke kaluar qe nuk jane pak vite, cfare do vecoje si thelbesore qe ke jetuar kaqe gjate? Levizja eshte gjithe puna.Jeta ime eshte levizje. Une nuk rri sic rrine keto shoqet e mia,ulur ne divan gjithe diten dhe shikojne telenovela. Shkallet i ngjit pa probleme, dal per problemet e mia, bej punet e shtepise e cdo gje tjeter, lexoj po asnjehere te rri kot. Bej jete te rregullt dhe ushqimin qe bej eshte kryesisht me zarzavate dhe vaj ulliri.Une skam perdorur asnje lloj vaji tjeter, vec ulliri. Mish dhe peshk ha me rralle por zarzavate me shumice. Perkalidhet i kam te perhershme .perpara kisha nje te rondet qe mi binte po tani dal e i blej. Ato te kuqet sua marr se jane te rrezes se ledhit qe me falni permjerrin qente. Ato jane ilac. Po ato agjinaret e Vunoit…sa te shijshme ishin dhe sa mire i gatuanin.Ka dhe tani po jo si ato.Ai vend cdo gje e ka te mire.Qumeshti eshte i perditshem ne tavolinen time qe nga femijeria por pa sheqer.Sheqerin e perdor pak. Nuk jam e te emblave. Kosin,mbremjeve dhe kryesisht gjate muajve te veres per darke.Kafe nje ne dite,pi.Pije une sperdor fare.Burri im pinte vere. Ne Vuno ne ato vite qe mbaj mend une beheshin dasmat me vere qe e benin vete. Burrat ishin te gjezdisur kurbetit dhe kishin mesuar.Me vone ka filluar rakia. Naqe Lazri qe kish nje grua himarjote nga rexhajt,familje patriote kish prure nje lloj hardhie pa fare qe piqej ne tetor nga greqia qe ishte I mire per vere.Mbas clirimit e mbollem. Benim dhe ne. Mema i ruante ne ca botila dhe I mbyllte me balte e I vinte ne thollo qe ishin te fresketa.Kish vene 7 botila dhe i ruante per te shoqin se mos kthehej por vitet shkonin e ai spo dukej.Nje dite i erdhi i vllai Petrua dhe i tha: “Mi jep mua ato shishe o Neno se Miti kur serdhi deri tani, kush e di kur do vije…” Dhe ja dha.Barba Petrua kish qene per studime ne France por i prene bursen dhe u kthe dhe punoi ne komune,kryetar.Kish pune shume e lodhej gjithe diten.Kur u kthye mbas ca kohesh i tha:” Po cishte ajo vere o Neno,po ajo sishte vere po shampanje”. Ne Vuno i perdornin shume dhe vrijte e sprengjte. Pavllo Milua e merrte lejen ne mars-prill zakonisht,pikerisht per kete arsye.Ato ishin shume kurative. Le pastaj agjinaret qe te thashe me siper.Ne itali ka shume po se kane shijen e atjeshme, i them. I kam provuar dhe une ne Itali. Mbesen e mora 2 vjec e gjysem deri sa mbaroi gjimnazin.Pastaj vajti ne France per avokati qe mbaroi shkelqyeshem dhe masterin ne Londer. Frengjishten e mesoi nga i jati se kish bore studimet ne France ai ndersa gjermanishten nga nje gjermane qe e conte im shoq ketu. Ajo u zhvillua shume ketu. Eshte avokate bankare. Me mori nje here ne Korfuz se kishte pune .Me tha vishu mire se atje jane gjithe bankiere,te pasur e te veshur mire.Vizitova Korfuzin e u kenaqa. Pastaj ne Itali qe u mrekullova.Ajo u mesua tek ne dhe kur do vinte te prinderit thosh: “Do vete te shtepia e vllait” jo te mami e babi. Ato pikturat qe shikon me tha jane te nje piktori shqiptar nga Shijaku (Ibrahim Kodra) qe ja ka dhuruar .Jane origjinale ( abstraksioniste). I thosha sime bije” E sheh si ta bera vajzen?. Ketu e mbaron biseden halle Fotina pa dashur ta lodh me shume megjthse ajo nuk e ndjen. Nje jete interesante,me nje pervoje te pasur.Edhe kane pasur por dhe ka ditur e nikoqirepsur mire. Jeten e ka bore te mire por me ate rregullsine e vet ,me thjeshtesine qe e karakterizonte. Halle Fotina te cudit me kujtesen qe ka ,me ate fillin llogjik te bisedes qe nuk llatheps fare bile dhe me korigjoi ne disa raste me nderhyrjet qe bera.Grua kurajoze, e forte,besimplote ka ecur ne jete dhe ka korrur frytet e punes . Gjuhen e fshatit se ka harruar fare dhe ke kenaqesi kur e degjon me ate zerin e saj te embel. Jane te rralla grate e ketij brezi qe ajo e quan si pjesen me te bukur te jetes qe ka kaluar me to,femijerin. Halle Fotinen per kete kenaqesi te bisedes qe bera me te duhet ta falenderoj dhe ndoshta do me fale se mos kam harruar ndonje gje dhe dua ta uroj ,ta beje pleqerine te bardhe,paste shendet e jete dhe te gezoje gezimet e saj qe si ka te pakta dhe te tjerat qe jane rruges ndersa juve lexues te nderuar ,lexim te kendshem se kini cfare te mesoni nga jeta e kesaj gruaje.
24 tetor 2021.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.