-1.5 C
Tiranë
E dielë, 9 Shkurt 2025

Amerika dhe shqiptarët mosmirënjohës.

Shkruan:Lekë Imeraj-shkrimtar, përkthyes, publicist

Botërisht dihet se, Kosovën e çliroi Amerika nga pushtimi shekullor serb. Pas çlirimit të Shqipërisë nga pushtuesët nazifashistë, kjo ishte ndodhia më madhore në historinë e kombit tonë. Fakti që, 117 qeveri të botës e njohën pavarësinë e Kosovës dhe kanë lidhur mardhënie diplomatike me Kosovën tregon se, bota demokratike, e falënderon Amerikën për çlirimin e Kosovës.
Por, mjerisht, jo të gjithë shqiptarët u gëzuan.
Medje, shumë prej shqipfolsëve antishqiptarë, bëjnë sikur e kanë harruar, sikur kjo ka ndodhur shekuj më parë.
Këta tipa, për interesat e tyre pushtetare, pasurore dhe familjare, jo vetëm që nuk tregojnë asnjë mirënjohje për Amerikën por, guxojnë t’i drejtojnë koburet e tyre të ndryshkura, mbi përfaqësuesët e shtetit amerikan, në DASH, Tiranë dhe Prishtinë.
Me çlirimin e Kosovës, ndër të tjera, lindi shpresa e madhe për bashkimin e kombit tonë.
Jo, Jo, nuk bëhet. Nuk bëhet se nuk duan shqipfolësit antishqiptarë, në Tiranë dhe Prishtinë. Këta janë edhe antiamerikanët shqipfolës, mosmirënjohës. Në vend të bashkimit kombëtar, ata po punojnë, veçmas dhe së bashku, për koreanizimin e kombit tonë. A nuk janë të çmendur politikanët tonë, në Tiranë dhe Prishtinë dhe militantët e tyre, në media dhe pushtet që i mbështesin ata!? Po, po, ata janë të çmendur. Fashizmi nuk thotë: “Unë jam fashizmi i ri”.
Lekë Imeraj-shkrimtar, përkthyes, publicist.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.