Iluzjon jete !
Sot “u rritëm” disi.
Ikën vitet, pa u ndjerë
në rrjedhën e jetës
ti, kështjellë e patundur
e dashurisë
fortesë e pamposhtur
i bukuri,kiparis
e unë, gardenjë mes aromës, dehëse
mbushur, labirinthin
e ndjenjës tonë,
të bukur….
Unë, siç më thoje
flutur, krahëshkruar…
Ty, kavaljeri im
i një valsi, të preferuar..
dhe kur vallzimit, humbnim mes magjisë
unë, flutra krahëshkruar
e ti, kavalieri im kiparis.
Sot “u rritëm” disi ..
o duar, të arta
që vite, me rradhë
përqafime, më keni dhuruar.
o zemër e florinjtë
sa emocjone, ndër vite
më ke, zgjuar.
Ti thua “u rritëm” disi ..
e unë,përsëri
jetoj
të njëjtën, lumturi mes kujtimesh
imagjinoj çastet, momentet
bashkë, me ty ….
O kiparisi, im
sot dhe pse, “u rritëm” disi
përsëri je,
i imi iluzjon
je,më i bukuri imazh
që jetën, më ndriçon
e unë, gardenia jote të mbush, me aromë
si flutra, krahëshkruar
që mes ëndrrash, fluturon
në të jetës, iluzjon…..