13.5 C
Tiranë
E mërkurë, 19 Mars 2025

Amijete Çollaku

Corona Virusit!

Kjo, që po ndodh në natyrë, se kuptoj…?!
Ç’dorë e mallkuar, qe kjo
që s’po na lë, pranverën, ta shijojmë!?
Në karandinë Ditën e Verës ta festojmë.
Kjo bombë, bërthamore
që loz, me jetën njerëzore
E mbi viktima , të pafajshme
të tjerët, fitimet numërojnë!?
Vetëm me idenë e prerjes në mes, të jetës njerëzore Unë s’di, pse kam ftohtë
pse mbërdhi
S’di pse akullnajat akoma, më rrethojnë
e s’kanë ndërmënd, të shkrinë
Ndjej ethet, të më pushtojnë në trup
A thua, jam e infektuar, nga Corona Virus
Ndjej temperaturë, në trup Maska çdo ditë, në fytyrë më mbyt
Doreza, në duar
Çdo send e prek, me frik.
Rrugët, ngjajnë shkretetira
Nuk ndesh, këmbë njeriu.
Në strofkull fshehur, të gjithë…
si ajo e gjumit dimëror, të ariut.
Tek-tuk, ndonjë njeri e prish qetësinë
i jep jetë, trotuarit .
Ndjej humorin, ta humb
Ndjej bosh qytetin, tek jetoj
Në parqe, metro, në rrugë e kudo
njerëz, më s’takoj.
A thua, u hap toka e brenda saj, i gllabëroi.
As flasim
As përshëndesim
Paniku, njerëzit i pushtoi.
Me shkëmbim, shikimesh njëri tjetrin, ngushëllojmë pastë, fat e jetën e gjatë, i urojmë.
Disa, në satirë e kalojnë.
Disa, bllak humor bëjnë.
Është serioze, o njeri
Gjëndja është tepër, serioze
Njerëzit, nga njëra ditë në tjetrën
vdekjen, përqafojnë.
Rrymë kimike e akullt, po na pushton
mjegulla e helmët, diellin mbulon
Akulli shkrihet,
kur dielli ngroh qiellin në hapsirë
Ajër të pastër, jeta kërkon.
Akujt dhe trupra, të ngrirë
mezi presin, të ngrihen temperaturat, për t’u shkrirë
Coronëvirusin, ta shkatërron.
Të shijojmë, behar
të shijojmë, jetën
të mbijetojmë.
O Zot, na ndihmo🙏
e bëje mirë, për njerëzinë
U largoftë kjo kolerë, kaluar kolerës, me lehtësi.🙏
Se këtë, që po jetojmë
s’është dora jote, Perëndi
Por dorë njeriu, që po vret njerinë….
Amijete Çollaku!

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.