Murg!
Muzgu, duket i rrëndë këto ditë
mbuluar, me ngjyrën e grirtë.
Natyra, me ne shpreh çudinë!?
O njerëz, pse u bëmë kaq të mosmirfilltë!?
Natyra, prej dhimbjes vajton.
Flutra bore, ja mbulojnë krynë
pikla shiu, j’a lagin synë.
Si të dojë, të mallkon njerinë
që solli, katastrofinë
që diellin këto ditë, po ja përpijnë.
Muzgu i strukur, qan rrugëve të errëta
Ne mbyllur brënda, si në kështjella të hekurta
Shpesh, shumë shpesh
me ding dang, dëgjohet një këmbanë
Ajo këmbanë, që trrishtim të ngjall
ajo këmbanë, që çon fjalë
për njerëz,
që prej kësaj jete, u ndanë.
Përcjell jehonën e zërave të shpirtit, të tyre
që pa një qiri të ndezur, vanë…
Murgjet, të mbaruar s’kanë
këtyre netëve, pa hanë…
Perçja e zezë, i ngushëllon
në banesën e fundit, i përcjell
me imagjinatë, një statuje
në shenjë respekti, për t’a ngre.
Këmbanat, s’po ndalojnë fare rritmin
e ne, mbyllur si në kafaz në këtë morfologji ngjyrë gri
si një i burgosur, që ka etje për liri.
Zhytur, në këto ujra të zeza, të ndotura
na servirin, kufomat e kohës, si pajë
që ajrin e tymosur frymojnë, për ti paraprirë etjes
në këtë tymnajë.
Jehona e zërave të tyre,të brëndshme, do të na shoqërojnë, në heshtje
që të vetmuar, i lamë
t’i mbyllin sytë vetë
drejt rrugës, së vdekjes!
Amijete Çollaku!