Ejani zogj, ejani sot
Më merrni dhe mua, në fluturim..
Ejani zogj,ejani
të gëzoj,me ju sot
gati dy muaj, në karandinë sot me ju, dua të festojmë lirinë…
Ta hedh mënjanë, ankthin
që si barë e rrëndë, më rri në shpirt.
Të flak, frikën edhe brengën
dielli gëzushëm, të më ndrin.
Dashurinë, për jetën s’mund ta shuan, asnjë karandinë.
Trëndafilët, po lulëzojnë petale bukur, plot aromë
ejani zogj, t’i shijojmë aromë e tyre, kundërmon mes ngjyrash, na ftojnë
bashkë dhe ne, me ta të gëzojmë.
Ejani zogj, bashkë të fluturojmë
të çajmë qiellin, në hapsirë..
ajrin e pastër, të thithim
të marrim, thellë frymë.
Të gumëzhijnë, rrugët sërish
të qeshur, të gëzuar
të dëgjojmë, zëra fëmijësh.
Ejani zogj, të fluturojmë ëndrrat, mbyllur në kafaz nuk qëndrojnë….
Amijete Çollaku!