18.5 C
Tiranë
E dielë, 3 Maj 2026

Amijete Çollaku

Muza e dashurisë.
Imazhi mund të përmbajë: text that says 'R My Words: A Renaissance R CERTIFICATE OF APPRECIATION presented to x This Jeti Joulia Cik for his/her contribution at Reverberating Reflexions Ch. No: Dated: 9 Oct-RR-015 15/10/2020 SAMEER GOEL Founder Chairman'
Ndjenja, më unike
më e bukur, që egziston…..
që për fat të keq, muza ime hesht… s’reagon.
Hejjjj ti, o muri i qelqtë, i vënë në mes dy zemrash, që njëra-tjetrën shikojnë
dhe kur drejt njëra-tjetrës turren, të flasin..
ti s’i lejon ?
Ndërkohë, që nën këmbët e tyre
jeta, nën tinguj dashurie vallzon…
shpirtërat, brënda tyre revolucjon ndjenjash, bëjnë
dhe në aparencë..
heshtjen, përjetojnë.
Ahh kjo ndjenjë, sa po na mundon..
dhe pse s’ka gojë, të flet me gjithë qënien e njerëzore, reagon…
memece, jo jo s’mundet, me qenë
heshtja e mundon….
O muzë ti që flet, me gjuhën e ndjenjave e të shpirtit
gjuhë e dashurisë, që lulëzon jetën
gjuhë, që bashkon qiellin edhe tokën…..
bëje muzën, të buzëqeshë, të gëzojë, sërish…
të përmbys dhe të pushtojë botën !
Amijete Çollaku!Imazhi mund të përmbajë: një ose më shumë njerëz, selfie dhe Zmadho
Bisedë me Migjenin!
Mbramë në andërr, m’erdhi Migjeni
më pyeti, m’the t’thashë e ç’kemi .
S’mundej, në errësirë me durue
s’mundej, brengën me e mbajt
pllakë e vorrit, po i dridhej
sipër saj, varfnija shtrihej gjanë e gjatë..
Dhe i vrënjtun, mu drejtue
pse dhe ty e le vendlindjen
fol, mos hesht m’tha…
A je, pendue dëftomë drejt
e jo, me m’rrejt..
Për besë drejt jam tut dëftue
Kafshatë, që s’kapërdihet ishte ba o vlla, mjerimi
kafshatë, që m’gelte në fyt e m’zinte, trishtimi
e prej hallit, jam largue
varfënia, m’pat mundue
andrrat, në mes mi patën lanë
prej se gjalli, më rropën, më vranë
Shpresën, ma patën gropos
as gjallë as vdek, në këtë botë
më kish ngel, veç me u fut përsëgjalli në tokë.
Mora rrugën e pafund
ashtu si ty, o Migjen o Vlla o Patriot.
Dhemb shumë, me të rrëfy dhimbjen
për ato troje, ato korije
që përpara s’bahet, asnjë hap
politika, s’bahet zap
veç ma zi, populli i ngrat
taksat rriten e s’kanë, c’të hanë
në gjithë botën janë shpërndamë
ftyrat u qajnë ditë e natë për vendlindje, për vatan….
Amijete Çollaku!
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.