Amijete Çollaku

Dita Ndërkombëtare e Drejtësisë!
Ju të drejtësisë, të ligjit të qeverisë kudo në botë
Ç’më flisni për drejtësi, kur ligjin në emër te popujve ju nxirrni
Ju e vulosni dhe po ju
e zbatoni !?
Ç’më flisni për drejtësi, në këtë botë pa drejtësi !?
Ç’më flisni për drejtësi, kur luftën po ju e nxisni!?
Shtypni, shfrytëzoni, nënshtroni popuj ,
si ju doni!?
Si mund të më flisni për drejtësi, kur në botë sundon korrupsjoni dhe në krye të tij, ju udhëhiqni !?
Pas gjithë këtyre, si mund të kemi drejtësi më thoni, si !?
Kur ju luani kamxhikun, në lojën e jetës
dhe po ju, godisni pupujt, që ndodhen në ring !?
Kur njerëzit i konsideroni, si tufë delesh
duke i ndarë në kategori të kuq, blu, të bardhë e të zi popull i ndarë dhe i kufizuar, për çdo parti .
STOP PADREJTËSISË
Ëndërr, për një jetë të paqtë, më të mirë
të gëzojmë, të lumturojmë, të lirë të jetojmë .
Të paqtë, me shpresën, të zotërojmë të drejtat, të ëndërojmë një jetë, me siguri, paqë mbarëbotërore dhe barazi në drejtësi !
Amijete Çollaku !
“”””””””””””””””””No photo description available.
Gëzuar Pavarësinë e Kosova jonë!
Fry moj erë e dardanisë sillna, flladin e lirisë shpalos flamurin e pavarësë, me gjak shqipesh vaditë, gjurmë lulkuqesh simbol i lirisë.
Vish vellon, me shumë ngjyra
sot feston, gjithë shqiptaria gëzon, nëna e fëmija
gëzoni, vëllazën e motra
në konak, ashtë shtrue sofra gjëmon,çiftelia e lodra
pavarësinë, gëzon Kosova.
Qielli, rretë e zeza ka pastrue,mbi ta ngjyra t’ylberta, ka pikturue
me shkronja t’arta rrugën e lirisë ka shtrue.
Si parajsë lulesh, pranvera vjen
aromën e fitores, sjell
lot gëzimi, prej syni rrjedh
sot Kosova e pavarur, ka festë.
Gëzoju kësaj dite,moj trimneshë
moj Nanëloke sokoleshë..🇽🇰🇦🇱
Amijete Çollaku!
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.