Kur dielli mori vesh, se sot është festa për Nënën
u vesh me dritë dhe mbuloi gjithë botën
Kur i thanë detit,se sot nëna feston
menjëherë, i fshiu dallgët dhe u bë, paqsor.
Për festën e Nënës, zogjtë kur dëgjuan
njëzëri melodinë magjike plot dashuri, për nënën kompozuan.
Dhe kur lulet për festën e nënës, u informuan
me larmi ngjyrash dhe aromë lumturie, në gjithë globin kundërmuan
Shiu sa e mësoi, u fsheh nën re
jo tha, sot prej syve të nënës loti s’dua të rrjedh
qiellit të kthjellet i la vend
urimet e përzemërta për të gjithë nënat të shpërndahen në univers….
Amijete Çollaku!
“”””””””””””””””””

Ju o lulet e Majit, o lulkuqet e lirisë
ju pishtarë, që kësaj toke i sollët dritë
ju që sakrifikuat, për të ardhmen në këtë vend
dhe në heshtje atë e ndriçoni, si yjet në qiell.
Thirrja juaj, u bë himn
kur si shqipet, fluturuat
si luanë, malesh vërshuat
fyt për fyt, me hasmin luftuat
zgjedhën e robërisë, se duruat
për liri, jetën dhuruat
në lule të rinisë, u flijuat
me gërma të arta, historinë tuaj shkruat
u bëtë fllad lirie, ju pishtarë të pashuar .
Për Ideal, kishit Lirinë
të lirë, të shihni Shqipërinë.
Sot në ditën tuaj, për ju 28 mije yje festojmë
si në çdo 5 Maj, me nder ju kujtojmë
në çdo pëllëmbë tokë, nga një lapidar
në çdo qelizë të kësaj toke e damar, jeni gjallë
në këte tokë, që me gjak e keni larë.
Heroizmi juaj dhe sot maleve gumëzhin, si oshëtimë
përpara armikut, rrufe e shkrepëtimë me gjakun tuaj, mbollët Lavdinë.
Sot, mbi ju përulet kombi mbarë
me ceremoni e himazhe
nga një tufë lule në duar, në shenjë Respekti
përulemi, mbi përkujtimore e labidare
Lavdi e Nder n përjetesi, për heronjtë tanë !
Amijete Çollaku!
“””””””””””””””””””””

Libri shoqëruesi im, që me kafen e mëngjezit
servirur si bombone, në pjatën e filxhanit qëndron
që shijen, më ëmbëlson
ambjentin, më zbukuron
trurin,më ushqen
mendimet, mi freskon..
Libri prezantues, me sa e sa shpirtra ëndërrimtarë, që lënë stampon e tyre, mes shkronjave të zeza, në pëlhurën e tij të bardhë
që biletën e pasagjerit, drejt udhëtimeve magjike, shpirtërore, natyrore, kulturore, botërore të bën dhuratë..
Mes skutave mistere, të vëndeve gjeografike të botës, natyrës, qëniesh, të menaxhon…
në botën e ndjenjave, historive njerëzore, emocjonale, dhimbjeje, gëzimi, personazhesh të gllabërojnë
bashkë me ta dhe ne qajmë, qeshim, gëzojmë…
Kjo shije magjike e letrës dhe bojës së tij, me aromë dhe esencë dehëse mbarëbotërore,që asnjë shkencëtar dhe kimist, nuk diti ta kultivojë seleksjonojë, në arshivin e studimeve të tij dhe ta depozitojë, në shishe vlerash arkitektonike këtë aromë
botën të parfumojë, më shumë se një Chanel apo Dior.
Një armë e fortë, që godet injorantët, çnjerëzorët, të padenjët, padrejtësinë, dhunën, rracizmin etj..
me penën e shumëstërvitur, si shnajpere
që më shumë se floriri dhe diamanti, merr vlerë.
Sado që të shkruash për librin, s’mjafton
ja vlen, të mbetesh fëmijë i etur për kurreshtje, dije, njohuri gjithmonë.
Çdo herë prej tij, diçka mëson,shpirtin qetëson,
mes vetmisë të shoqëron
sepse ai është, një dritare në horizont…
Amijete Çollaku!