9.5 C
Tiranë
E mërkurë, 18 Mars 2026

Amijete Çollaku!

Dedikim! Sensibilizim!

Një Dipllomë shpirti, për ju personazhet heroike, në garën e jetës

në heshtje, në luftë me vdekjen.

Tetori, i Roztë muaj, i vjeshtës

gjethet, bien

pemët zhvishen, rënkojnë.

Bashkë me ta dhe këta shpirtra të heshtur, që me cancerin luftojnë…

Stolisur, me ngjyrën Rozë

ku bashkë me gjethet

dhe flokët e rëna, në ajër vallzojnë

bashkë me gjethet, kurorë duelesh komfirmojnë, gërshetojnë.

Ndërkohë, shpirtrat luftojnë, me kitaret canceroze…

Heronj të heshtur, atyre u thonë

heronj, që me vdekjen, çdo ditë luftojnë.

Koktej i kimiotherapisë trupin, venat u helmojnë..

dhe burrërisht, s’dorëzohen

kësaj viroze, i buzëqeshin

jeta, është më e shtrenjtë

se canceri thonë

s’duhet, ti mposht, ti nënshtron.

Heronj të heshtur mes dhimbjes, që therr kockat..

vetëm, një lot vetes ja lejojnë

vetëm një lot, që padashje rrjedh e i trradhëton

shpejt e fshijnë, se mos krenarine, jua përçmon.

E Rozta sensibilizuese i simbolizon.

Shpirtin në dritë, u shndëron…

Në dritën e jetës, dritën e shpresës,

mbi dhimbjen, therapinë kimike, mbi frikën dhe rënien e flokut, si gjethet e vjeshtës..

Dritë e fitores, mbi vdekjen..

Ku sytë e tyre , kërkojnë dritë

në sy mjekësh shpëtimtarë

Çorjentim, ndjenjash neglizhim ëndrrash, mendimesh…

Dhe mbi këtë kuçeder, nga ana tjetër

i hapin,penxheren jetës

të thithin, ajrin e lirë

oksigjenin e munguar

të shoqërojnë, me mënyrën e të menduarit pozitiv oreksit, për të shijuar jetën, diellin, bukurive natyrore, të saj pafund

me buzëqeshjen e tyre vezulluese

mendime pozitive

në pritje, të gjërave të bukura

çasteve, ëndrrave, që dëshirojnë.

Që shpresa dhe ëndrrat, të bëhen të pathyeshme

me buzëqeshje, të vërteta njerëzore

mbushur me gëzim, dashuri, ëndrra, shpresë e lumturi, për jetën……

Amijete Çollaku!

“”””””””””””””””””””

Një lajm i zi, sonte më tronditi

ehhh… mori dhe një jetë tjetër covidi

sms-in tek lexoj, syve s’po ju besoj

vëllai jon Islami, jetë ndërroj

këtë vdekje të parakohshme, sonte s’dua ta pranoj.

Si zogjt e korbit njerëzit shpërdarë,

në gjithë globin mërgimtarë

ndarë nga të afërm e familjarë

nga vëllezër e motra ndarë

s’dimë kush lind, kush vdes e kush është gjallë…

Dhe ty vëllai jonë, na e bëj hallall

Pak vonë, ngushëllimet po ti dërgoj në celular.

në pamundësi, për tu gjindur pranë

për të ngushëlluar familjen, fëmijët

një grusht dhe, me ta hedh mbi varr…

Se ti ishe shok dhe vëlla i veçantë

vërtet ishe i shkolluar, me dije e dituri, por mbi të gjitha, ishe NJERI.

NJERI, që çdo kujt i jepje ndihmë

pa i parë nga xhepi dhe me syrin politik.

Ishe në ide , në shpirt e në parime të pastra demokrat

me klas, karakter e kulturë intelektuale të lart .

Ne, u rritëm si vëllezër

lozëm, qeshëm e qamë bashkë .

Të varfër vërtet

dhe shpesh, me bukë that

bashkë e ndanim një kafshat, por dashurinë vëllazërore e kishim në shpirt e në gjak.

Ti ike para kohe në amshim vëlloi jonë,

por cilësitë e tua, vyrtitet , vlerat njerëzore, do të ngelen të paharruara në zemrat tona , si kujtim gjithmonë.

Qoftë dheu i lehtë , që të mbuloi.

Pushofsh në paqë dhe

Qofsh në parajsë Islam.

Ngushëllime familjes, vëllezërve dhe motrës .

(Me Respekt

Jeti ).

Amijete Çollaku!

“”””””””””””””””””””

Me ty, fluturoj mbi re!

Dashuria jonë, me fjalë nuk përshkruhet

të shkruaj për të, s’më mjafton as qielli, as yjet.

Do ti marr të bardhat re,

në furkë do ti ve

ti tjerr me kujdes,

ti bëj pe

të tjerr e të thurr, ëndrra plot

siç më do zemra, për dashurinë tonë.

Retë, do ti bëj jorgan

netëve të ftohta, ngrohtë të na mbajnë

do ti end pëlhurë yjesh,

gjithë qiellin ta ndriçoj

që ti të kuptosh ,

sa shumë, të dashuroj.

Të dua sa yjet, sa qielli te dua..

të dua si e marrë

dashuria jonë ,

vullkan që djeg ngadalë

në zemrat tona, të rrezatojë si dielli

të mposht çdo furtunë e dallgë

dhe për ne, me kurorë shumëngjyrëshe mbi re,

rrugën shtron ylberi!

Amijete Çollaku!

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.