10.5 C
Tiranë
E mërkurë, 1 Prill 2026

Amijete Çollaku

Gënjeshtra!

U mburr gënjeshtra, për madhështinë e saj
se brenda një gënjeshtre, të vërtetat fshehur mbaj.
Aq madhore i duket vetja, saqë mendon se besohet, më shumë se e vërteta.
Po e vërteta o njeri,
është e kristaltë gur xhevahir
është flutura e bukur, që mes gënjeshtrash gjezdis
është flori, mes fjalësh të rreme
dhe s’ka frik se infektohet, prej llumit të tyre të zi .
Se gënjeshtrat, një jetë thurrin trille
e gjumë lepuri bëjnë
të fshehura, gjithë jetën dridhen
sa më mirë veten, ta mbrojnë.
Ato dinë vetëm, sy më sy njëra tjetrën të shikojnë,
se mos gënjeshtrën jua kuptojnë
s’mund të ngjiten lartësive, si e vërteta të fluturojnë.
Gënjeshtra, mund të ndryshojë fytyrë
mund dhe të gjezdis me maskë, ngado që shkon
por diçka të vërtetë, nuk mund të rrilindë,
sikur çdo lloj maske, të këtë në fytyrë.

Vetëm e vërteta e xhveshur del në pistë

e me pastërti, mund të fluturoj lartësish

dhe mbi errësirën, të shkëlqejë dritë vërtetësish

me sytë e së vërtetës, të sheh gjithësinë…

Amijete Çollaku!

“”””””””””””””””Mund të jetë një imazh i 1 person, në këmbë dhe ambiente të jashtme

Qypi!
Qeshën gocat, kur më panë
që unë, një qypi pa fund i afrohesha ngadalë
për merak, me të një foto të dal.
Natyra ka kaq vënde të bukura, më thanë
ç’e do atë qyp të thyer o ma !?
qeshën…,qesha dhe unë me ta
ehhh muza ime për të sot, shkruan varg
se me njerëz mashtrues, qypi më ngjan…
“Njerëz”, që fushë me lule premtojnë dhe luftën mes dallgësh të dhurojnë
të ngjisin në male të thepisura,
në humnera të gremisura te përplasin, t’çfarrosin, ashtu kot
në shtrat heshtje të flesh, të ftojnë
ku ulërimat e saj therrin, në çdo plasaritje toke vaditur me lot
xhelat, që as të vdesësh s’të lënë o Zot.
“Njerëz,” që sa shumë këtij qypi i ngjajnë
“njerëz,” që në aparencë të marrin në qafë
vesh e stolis, me ar
sa thua o Zot, nga ç’planet kanë ardhë !?
Që me fjalë të fryra, mashtrojnë dynjanë
qahen e qahen, si gjynafqarë
t’ju japësh botën e tërë, si qyp pa fun të ngopur s’kanë
e me premtime të bukura, të rreme, pranë tyre të mbajnë..
Që”dashurojnë” me dhurata mbretërore, me makina luksoze(trille)
që fate femrash, hedhin për pazare e çmime
kostume veshur dhe në sy të errëta syze
që mbajnë aromë gjaku e kurvërie
dhe në deje gjaku,nënshkruajnë mashtrime.
“Njerëz,” që mirësitë e botës t’ju dhurosh të pakënaqur janë, se të tillë janë..
ata, as s’ndjejnë, as mirënjohje njohin…
se thjesht një qypi pa fund, i ngjajnë
se brenda tyre humnerë boshe janë..

“Njerëz,” që s’hynë në kategorinë Njeri

shpirt pisk të zi,që për keq mendja u ri

pa taban, pa fe e iman

hije e tyre e zezë, ndot dynjanë

në vënd të dritës së shpirtit,

terrin për shok kanë…

Amijete Çollaku!

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.